Cristiano Ronaldo ka arritur në shifrën e 935 golave në karrierë.
Ndeshja i takoi xhiros së 33-të të kampionatit elitar në Arabinë Saudite.
Deri në fund të kampionatit ka mbetur edhe një xhiro.
Ronaldo e humbi penalltinë në minutën e 65-të.
Më pas për 1:0 shënoi Jhon Duran në minutën e 75-të, kurse Ronaldo që është në kërkim të 1000 golave në karrierë, realizoi nga 11-metërshi në minutën e shtatë të kohës shtesë.
Ronaldo është golashënuesi më i mirë në elitën arabe, në këtë edicion, me 24 gola e tri asiste.