KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria nga fundi, në Europë, për numrin e makinave në raport me popullsinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria nga fundi, në Europë, për numrin e makinave në raport me popullsinë
AnalizeKryesoreSocialeZhvillim

Shqipëria nga fundi, në Europë, për numrin e makinave në raport me popullsinë

Përditësimi i fundit: 22 Maj, 2025 10:37 am
149 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është reduktuar, sërish Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në raport me popullsinë, duke mos justifikuar trafikun e madh që krijohet kudo.

Sipas Eurostat, në fund të vitit 2023, në Shqipëri qarkullonin 742 mijë mjete aktive, që në raport me popullsinë e rishikuar të INSTAT në Cens 2023 rezulton 306 mjete për 1000 banorë, ose 0.3 mjete për 1 banorë, sipas përllogaritjeve të Monitor. (Eurostat raporton shifrën 202 mjete për 1000 banorë për Shqipërinë, ose 0.2 mjete për banor, por që është e llogaritur në bazë të popullsisë së vjetër).

Ndonëse treguesi rritet ndjeshëm pas rishikimit të popullsisë, Shqipëria mbetet e treta nga fundi për numrin e ulët të automjeteve në raport me popullsisë duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut (264) dhe Turqinë (176).

Serbia ka 362 mjete për 1000 banorë dhe Mali i Zi 389.

I gjithë rajoni është i nënmotorizuar në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian prej 550 automjetesh për banorë, apo në raport me Italinë, që renditet e para, me 694 mjete.
Në Shqipëri, i vetmi qytet që i afrohet mesatares së BE-së është Tirana, me rreth 500 mjete për 1000 banorë.

Europa

Në vitin 2023, në Bashkimin Europian kishte mesatarisht 0.55 automjete për pasagjerë për banor, duke shënuar një rënie prej 0.1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2022, sipas Eurostat.

Normat rajonale të motorizimit (automjete për pasagjerë për 1 000 banorë) shpesh lidhen me kushtet ekonomike, por mund të ndikohen edhe nga rrethana të veçanta. Për shembull, norma rekord e Valle d’Aosta u ndikua nga rregulla të favorshme tatimore.

Tre rajonet me normën më të lartë të motorizimit në vitin 2023 ishin në Itali: Valle d’Aosta me 2 295 automjete për pasagjerë për 1 000 banorë, Provincia Autonoma di Trento me 1 521 automjete për 1 000 banorë dhe Provincia Autonoma di Bolzano/Bozen me 915 automjete për 1 000 banorë.

Ndër 10 rajonet me normën më të lartë të motorizimit, 6 ishin në Itali, dhe nga një në Finlandë, Greqi, Holandë dhe Çeki.

Në anën tjetër të spektrit, rajoni përtej detit i Francës, Mayotte, kishte normën më të ulët të motorizimit me vetëm 83 automjete për pasagjerë për 1 000 banorë, i ndjekur nga rajoni grek i Peloponezit (206 për 1 000 banorë) dhe Guyane franceze (223 për 1 000 banorë).

Nga 10 rajonet me normën më të ulët të motorizimit, 4 ishin në Greqi, 2 në Francë, 2 në Rumani, dhe nga 1 në Gjermani dhe Austri. Në mënyrë të veçantë, 2 prej tyre ishin zona metropolitane: Berlini (340) dhe Vjena (364).

Pjesa më e lartë e makinave elektrike: Holanda, Suedia dhe Danimarka

Rajonet në Holandë dhe Suedi u veçuan ndër rajonet e BE-së për përqindjen më të lartë të makinave elektrike në flotën e përgjithshme të automjeteve për pasagjerë. Pjesa më e lartë u regjistrua në Flevoland të Holandës (17.1%), në Stokholm të Suedisë (10.7%), në Hovedstaden të Danimarkës dhe në Utrecht të Holandës (të dyja me nga 8.6%).

Ndër 10 rajonet me pjesën më të lartë të makinave elektrike, 5 ishin në Danimarkë, 2 në Holandë, 2 në Suedi dhe 1 në Belgjikë.

Në të kundërt, nga 10 rajonet me përqindjen më të ulët të makinave elektrike (afër zeros), 6 ishin në Greqi, 2 në Spanjë dhe 2 në Poloni.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ronaldo arrin shifrën e 935 golave
Artikulli tjetër Gjikuria “i ngul kthetrat” edhe në Gjirokastër

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.