KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi, në rrethanat aktuale?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi, në rrethanat aktuale?
AktualeAnalizeOpinionPolitikeRajoni

A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi, në rrethanat aktuale?

Përditësimi i fundit: 23 Maj, 2025 8:15 am
243 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është koha për riangazhim” nga Kosova dhe Serbia në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Porosia e Kaja Kallasit, me paralajmërimin se dialogu është domosdoshmëri që ato të ecin drejt integrimit evropian, u dha në prag të vizitës së saj në kryeqytetet e dy vendeve, të mërkurën dhe të enjten.

Më vonë, në Beograd, ajo tha se planifikon të ftojë në Bruksel “sa më parë të jetë e mundur” përfaqësues nga të dy vendet “për të diskutuar hapat përpara” – pa përmendur se kush do të marrë ftesë saktësisht.

Por, njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë dhe në Beograd janë pesimistë nëse rikthimi në dialogun e nivelit politik ndërmjet dy vendeve është i mundshëm tash për tash.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kosova ende nuk ka arritur të përmbyllë konstituimin e Kuvendit, që do t’i hapte rrugë procesit të krijimit të qeverisë së re.

Ndërkaq, Serbia, në muajt e fundit është duke u përballur me protesta të shumta dhe turbullira politike.

Legjitimiteti i palëve biseduese

Afrim Hoti, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se dialogu nuk ka kuptim, nëse ai nuk udhëhiqet nga liderë që kanë kredenciale dhe legjitimitet në vendet përkatëse.

Problematika kryesore, sipas tij, ndërlidhet me faktin se Kosova drejtohet nga një qeveri në detyrë.

Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dialogu me Serbinë udhëhiqet vetëm nga qeveria e vendit. Ndërkaq, në këtë proces, palën e Serbisë e drejton presidenti i saj.

“Unë nuk besoj që do të kemi rund apo përpjekje për një takim eventual, të paktën jo për aq kohë sa nuk themelohet qeveria e re në Kosovë”, thekson Hoti.

Në anën tjetër, pas një incidenti në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar, që i mori jetën 16 personave, autoritetet në Serbi u ballafaquan me protesta për disa muaj.

Qeveria e atjeshme, e drejtuar nga Millosh Vuçeviç, dha dorëheqje dhe u zëvendësua nga një kabinet qeverisës që aktualisht drejtohet nga Gjuro Macut, i cili, sikurse paraardhësi, është pjesë e Partisë Progresiste Serbe, e themeluar nga presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Dushan Janjiç, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike, thotë për Radion Evropa e Lirë se zhvillimet e muajve të fundit në Serbi e kanë luhatur seriozisht pushtetin e Vuçiçit.

“Në Serbi nuk ka qeveri legjitime, por vetëm legale”, shprehet Janjiç, duke shtuar se insistimi i përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kallas, për rinisje të dialogut tani, duket si qasje burokratike, me sloganin “duhet të nisë”.

“Mirë që ka ardhur [Kallas, në Beograd dhe në Prishtinë], që të shohë se negociuesit me të cilët bisedon janë ‘rrëfim bosh’, dhe të nisë ta përgatisë aparatin e saj dhe veten për një metodologji të negociatave. Në rast të kundërt, do ta humbë mandatin e lehtësueses [së dialogut]”, vlerëson Janjiç.

Faza e ardhshme e procesit

Të mërkurën, Vuçiç tha se “Serbia është e vendosur për dialog konstruktiv me ndërmjetësimin e BE-së”.

Por, ai shtoi se ia ka përkujtuar kryediplomates Kallas se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga pala kosovare është “një parakusht për përparim të mëtejmë në dialog”.

Gatishmërinë e Kosovës për të marrë pjesë në procesin e dialogut e ka shprehur edhe presidentja Vjosa Osmani, por ajo i ka bërë thirrje BE-së që, paraprakisht, “duhet të flasim për heqjen e masave nga ana e BE-së, sepse kjo e dëmton edhe vetë kredibilitetin e BE-së”.

BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. Masat e tilla vazhdojnë të jenë në fuqi.

Në prill, Kallas bëri me dije se BE-ja është duke i zbërthyer gabimet në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që t’i japë gjallëri procesit.

Duke iu referuar kësaj deklarate, Hoti shpreh mendimin se nuk ka shumë tema për të cilat mund të bisedohet, kurdo që të rinisë dialogu në Bruksel.

Sipas tij, problem mbetet zbatimi i marrëveshjeve të arritura ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë atë kryesoren, Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve, e njohur si Marrëveshja e Ohrit.

“Fundja, nëse ne kemi në sfond një listë të marrëveshjeve, për të cilat është dhënë pajtimi nga udhëheqjet përkatëse, dhe nuk kemi zbatimin e tyre praktik, vazhdimi i procesit negociues del i panevojshëm, i palogjikshëm, nuk ka racionalitet”, thotë Hoti.

Ai pret që strategjia e re e Kallasit në fazën e ardhshme të dialogut të jetë zbatimi i marrëveshjeve të deritashme, duke ushtruar presion të balancuar tek të dyja palët.

Edhe Janjiq shpreson që vazhdimi eventual i procesit, kurdo që të ndodhë gjatë mandatit të Kallasit, të mos jetë përsëritje e qasjes së “menaxhimit të konfliktit”, siç ishte, sipas tij, gjatë mandatit të pararendësit të saj, Josep Borrell.

“Shpresoj që ata [BE-ja] do të mendojnë seriozisht dhe do të nisen rrugës që do ta ndjekin amerikanët. Kjo nënkupton: tavolina të rrumbullakëta, procese të shkurtuara të bisedimeve dhe, më e rëndësishmja, të hapin ‘Zyrën për zbatim’”, shprehet Janjiç.

“Zyra për zbatim”, sipas tij, do të mbikëqyrte zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash në procesin e dialogut, dhe do t’i raportonte BE-së për rezultatet.

Megjithatë, ai nuk pret që procesi të rinisë deri në fund të këtij viti, pa arritjen e stabilizimit të rrethanave dhe skenave politike në Kosovë dhe në Serbi.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ku fitohet më shumë para në Evropë dhe sa u mbeten në xhep evropianëve?
Artikulli tjetër Trumpi dhe sfidat tregtare mes BE dhe SHBA

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.