KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” kërkon sqarime urgjente nga KQZ, për parregullsitë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” kërkon sqarime urgjente nga KQZ, për parregullsitë
AktualeFokusKomentSociale

Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” kërkon sqarime urgjente nga KQZ, për parregullsitë

Përditësimi i fundit: 26 Maj, 2025 1:05 pm
305 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” (DPSHL) ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ku ngre një sërë shqetësimesh serioze lidhur me procesin e votimit të diasporës dhe zbatimin e kontratës me kompaninë DHL, raporton albinfo.ch.

Në dokumentin zyrtar, DPSHL thekson se procesi i votimit jashtë vendit, i zhvilluar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka shënuar pjesëmarrje të lartë me mbi 200.000 shtetas që votuan nga jashtë. Megjithatë, organizata nënvizon se ky zhvillim pozitiv është rrezikuar nga një sërë parregullsish të konstatuara në terren, veçanërisht në Greqi, një nga vendet me numrin më të lartë të votuesve.

DPSHL ngre pyetje konkrete mbi mënyrën e zbatimit të kontratës me DHL, përfshirjen e nënkontraktorëve të paautorizuar, shpërndarjen selektive të zarfeve, mungesën e verifikimeve bazë, si dhe mosrespektimin e procedurave standarde. Sipas lëvizjes, rreth 12.000 qytetarë të regjistruar nuk kanë marrë fare zarfin e votimit, ndërsa janë identifikuar edhe raste ku zarfi i një qarku është përfshirë gabimisht në qarkun e një tjetri.

“Transparenca është themeli i besimit publik ndaj procesit zgjedhor,” thuhet në njoftimin e DPSHL, e cila kërkon nga KQZ publikimin e menjëhershëm të të dhënave zyrtare mbi zbatimin e kontratës me DHL, numrin e zarfeve të dërguara dhe të pakthyera, si dhe raportet e mundshme të auditimit të procesit, raporton albinfo.ch.

Organizata kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të ofrojë shpjegime të dokumentuara dhe transparencë të plotë mbi:

Procedurat e ndjekura nga DHL dhe nënkontraktorët e saj

Monitorimin e shpërndarjes dhe kthimit të zarfeve të votimit

Raste të raportuara me parregullsi, përfshirë zarfe të padërguara ose të gjetura në qarqe të gabuara

Masat e marra për zbatimin korrekt të kontratës dhe auditimin e saj

Letra është dërguar për dijeni edhe përfaqësisë së OSBE-së në Shqipëri dhe SPAK, ndërsa DPSHL thekson se do të vijojë të ndjekë nga afër çdo hap të mëtejshëm në funksion të mbrojtjes së votës së qytetarëve jashtë vendit.

Marrë nga Albinfo.ch.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Administrata Biden vonoi paralajmërimin e publikut për rrezikun e miokarditit nga vaksinat Covid-19
Artikulli tjetër Qokë pas fushatës për koncertin e Noizy, shkulen pemët në 43 mijë m² te Liqeni

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.