KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: PC STORE “paracakton” veten si fituese në tenderin e Kuvendit për inteligjencën artificiale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > PC STORE “paracakton” veten si fituese në tenderin e Kuvendit për inteligjencën artificiale
AktualeHI-TechKorrupsionKryesoreOpinion

PC STORE “paracakton” veten si fituese në tenderin e Kuvendit për inteligjencën artificiale

Përditësimi i fundit: 27 Maj, 2025 10:22 am
262 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një tjetër skandal i mundshëm me fondet publike po konturohet në heshtje në institucionin më të lartë ligjvënës të vendit. Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur së fundmi një tender me objekt: “Blerje e sistemit të transkriptimit të të dhënave audio-video të Kuvendit, bazuar në inteligjencën artificiale dhe shërbim mirëmbajtjeje për 48 muaj”, me një vlerë marramendëse prej 74.5 milionë lekësh pa TVSH. Fituese? Pothuajse e parashikueshme: kompania PC STORE, një emër i njohur për përfshirjen në dhjetëra tendera publikë të debatueshëm.

Fitore sistematike dhe oferta në kufi të fondit limit

Dyshimet për paracaktim të fituesit nuk janë të reja në rastin e PC STORE. Kompania rezulton të ketë fituar në mënyrë sistematike tendera publikë me oferta që afrohen në mënyrë të çuditshme pranë fondit limit – një taktikë e njohur në skemat korruptive për të eliminuar realisht konkurrencën.

Një nga rastet më flagrante është ai i Bashkisë Tiranë, ku PC STORE fitoi një tender për pajisje kompjuterike me vlerë rreth 400 milionë lekë të vjetra, duke ofruar 99% të fondit limit. Kjo praktikë ngre pikëpyetje serioze për integritetin e garës dhe implikon mundësinë e një gare të mbyllur, ku fituesi dihet që më parë.

E dënuar për mashtrim, por rikthyer fuqishëm

Në vitin 2024, PC STORE u përjashtua për 7 muaj nga tenderat publikë, pasi u kap në mashtrim në një tjetër kontratë me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për furnizimin me skanerë në vitin 2022. Mashtrimi u evidentua qartësisht në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, por kjo nuk e pengoi kompaninë të rikthehet fuqishëm në lojën e prokurimeve publike – madje edhe në Kuvend, aty ku përfaqësohet vetë “sovraniteti i popullit”.

Korrupsion

Kompania e pajisjeve kompjuterike dhe e furnizimit me kompjutera të shumë institucioneve publike, PC Store, është përjashtuar me 7 muaj nga pjesëmarrja në tendera publikë pasi ka mashtruar autoritetet publike me qëllim për të fituar tendera.

Kompania PC Store ka mashtruar AKSHI-in me qëllim për të fituar një tender për blerje skanerash në vitin 2022.

Elton dhe Vitator Mehmeti, bashkëpronarë të kompanisë së pajisjeve kompjuterike PC Store, janë kapur edhe duke vjedhur paratë publike, përmes mashtrimit me zbatimin e kontratave, duke dorëzuar laptopë të modelit dhe me parametra të ndryshëm nga sa ishte parashikuar në kontrata, rrjedhimisht me një kosto më të ulët, duke futur pararë në xhep.

Aferat e komanisë PC Store, me nipt L01606034A, me administrator Vitator Mehemeti, i cili ka edhe 39 % të aksioneve dhe Elton Mehmeti që ka 61 % të aksioneve, dalin në pah në disa raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit, gjatë kontrollit të ligjshmërisë së tenderave në institucionet publike.

Skualifikime, ankesa dhe një rekord “të pabesueshëm” fitoreje

PC STORE është skualifikuar në disa tendera për mosplotësim të kritereve teknike apo mospërputhje të dokumentacionit. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar përfaqësuesit e kompanisë të paraqesin ankesa të njëpasnjëshme, të cilat zakonisht janë rrëzuar nga komisionet e vlerësimit të ofertave.

Ajo që tërheq vëmendjen është rekordi i saj: sipas Open Procurement Albania, nga 108 tendera në të cilët ka marrë pjesë, PC STORE ka fituar 107 – një përqindje që nuk mund të justifikohet as me eksperiencë, as me cilësi, por vetëm me një element të jashtëm: ndikim politik apo manipulim të garës.

A po përdoret Kuvendi si një “pompë fondesh” për klientët e radhës?

Ndërsa në publik shpërndahet ideja e një Kuvendi digjital, të sofistikuar me inteligjencë artificiale, në prapaskenë duket se po ndodh e kundërta: modernizimi i Kuvendit po shërben si mbulesë për kalimin e një tenderi të majmë te një kompani me precedentë të errët. Për ironi, bëhet fjalë për një sistem që do të transkriptojë çdo fjalë të deputetëve – por që, në fakt, hesht për aferat që fshihen pas ekranit.

 

Marrë nga Publik.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BE po e kthen Ballkanin në ‘kosh mbeturinash’
Artikulli tjetër Pse zyrtarët e korruptuar të BE-së ia hedhin gjithmonë paq?!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.