KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Karteli i shpallur organizatë terroriste nga Trump furnizon shqiptarët me 7 ton kokainë në javë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Karteli i shpallur organizatë terroriste nga Trump furnizon shqiptarët me 7 ton kokainë në javë
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinion

Karteli i shpallur organizatë terroriste nga Trump furnizon shqiptarët me 7 ton kokainë në javë

Përditësimi i fundit: 29 Maj, 2025 9:24 am
255 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Rrjeti televiziv publik gjerman, ZDF, ka publikuar një investigim bombastik me titull “Mafia shqiptare e kokainës”.

Reportazhi investigativ është përgatitur nga producenti i njohur britanik, Matt Shea.

Fillimisht ai tregon se si shpërndahet kokaina në nivelet e larta të shoqërisë angleze, deri në festat e të rinjve të Oksfordit. Ata pranojnë se drogën e marrin nga shqiptarët, të cilët e shpërndajnë me shpejtësi dhe efikasitet, njësoj si në shërbimet e ushqimit të shpejtë.

Më pas vëmendja e dokumentarit zhvendoset në Medelin të Kolumbisë, epiqendra botërore e kokainës. Matt Shea arrin të intervistojë një nga drejtuesit e klanit Golfo në Meksikë. Ai bën aty një deklaratë bombastike, se shqiptarët blejnë sasi të mëdha kokaine.

“Prej 15 vitesh kemi një aleancë me shqiptarët. Ata blejnë rregullisht në sasi të madhe deri në 7 ton”, thotë ai.

“7 ton kokainë në javë, kjo do të thotë kokainë me vlerë 8 miliardë dollarë në vit”, reagon Shea.

“Po, ata janë eksportuesit më të mëdhenj. Në Kolumbi ka shumë shqiptarë. Ata dërgojnë njerëzit e tyre këtu për të provuar drogën. Kur dikush u zë rrugën, i fshijnë. U zhdukin të gjithë familjen”.

Kujtojmë se Karteli i Golfit është ndër më të mëdhenjtë në botë dhe më i vjetri në Meksikë, i shpallur organizatë e huaj terroriste nga administrata e presidentit Donald Trump në SHBA. Sipas dokumentarit, Uashingtoni investon 1 miliardë dollarë për të luftuar kartelet e drogës vetëm në Kolumbi. Ekspertët thonë se ky kartel është shumë i suksesshëm për shkak se pas tyre qëndrojnë politikanët dhe mbrohen nga ekspertë ushtarakë, disa prej tyre të stërvitur dhe të përgatitur nga ushtria amerikane.

Matt Shea depërton edhe në xhungël, ku arrin në një bazë të prodhimit të kokainës. Aty interviston “Bebin”, komandant rajonal në një nga bazat e kokainës të Kartelit të Golfos në Kolumbi.

“Drogën e mbrojmë me jetën tonë. Kjo është gjithçka që kemi. Ka vetëm një familje. Kam vrarë njerëz vetëm pse kanë pirë një cigare hashash. Ka disa shqiptarë në Kolumbi. Duan të ndërtojnë një perandori. Ka shumë rivalitet. Shumë e paguajnë me jetën”, thotë “Bebi”.

Sipas Matt Shea, mafia shqiptare ka hapur një rrugë të re për shpërndarjen e drogës. Ajo vjen nga Amerika Latine në Shqipëri. Prej këtu, droga shpërndahet në vende të ndryshme të Europës.

 

Marrë nga ZDF.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Presidenti i Kolumbisë: Mafia shqiptare me seli në Abu Dabi tentoi të më vrasë
Artikulli tjetër AmAbasadori palestinez në OKB përlotet: 1300 fëmijë janë vrarë, prej muajit mars

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.