KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Presidenti i Kolumbisë: Mafia shqiptare me seli në Abu Dabi tentoi të më vrasë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Presidenti i Kolumbisë: Mafia shqiptare me seli në Abu Dabi tentoi të më vrasë
AktualeFokusKomentKryesorePolitike

Presidenti i Kolumbisë: Mafia shqiptare me seli në Abu Dabi tentoi të më vrasë

Përditësimi i fundit: 29 Maj, 2025 9:21 am
471 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Arrestimi në Abu Dabi i një prej drejtuesve të së ashtuquajturës mafia shqiptare në Amerikën Latine, Dritan Gjika, ka sjellë edhe akuza për tentativa vrasje nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.

Përmes një postimi në rrjet rrjetin social “X”, ai e quajti strukturën e këtij grupi kriminal si “junta e narkotrafikut” me seli në Abu Dabi

Presidenti deklaroi se, grupi mafioz kontrollon një rrjet prokurorësh dhe portin strategjik të Buenaventurës, përmes lidhjeve të krujuara tek njësia hetimore kolumbiane. Ai ka lëshuar akuza se pikërisht me urdhër të këtij grupi u tentua edhe ekzekutimi i tij në disa raste.

Madje i akuzon se fshihen pas vrasjes së prokurori paraguaian Marcelo Pecci, një figurë e njohur në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës. Pecci u ekzekutua më 10 maj 2022 ndërsa ishte me pushime për muajin e mjaltit në ishullin turistik Barú në Kolumbi. Dy persona të armatosur iu afruan në plazh dhe e qëlluan për vdekje në sy të bashkëshortes së tij, e cila ishte shtatzënë në atë kohë

“Ky quhet “bordi i narkotrafikut”, me seli në Abu Dabi. Kontrollojnë një rrjet prokurorësh dhe, përmes CTI-së, portin e Buenaventurës. Ata janë autorët e vrasjes së prokurorit paraguaian Pecci dhe arritën të fshehin urdhëruesit e vërtetë të këtij krimi brenda prokurorisë. Kanë tentuar të më vrasin disa herë, por pa sukses”, shkruan presidenti kolumbian Gustavo Petro, postim të cilin e shoqëron edhe me një skemë të publikuar nga InSight Crime për drejtuesin dhe detyrat që kanë anëtarët e këtij grupi kriminal.

Në krye të kësaj sipërmarrje kriminale, përveçse Dritan Gjikës është edhe emri i Rubén Cherres.

Poshtë tyre rënditen edhe një sërë personash të tjerë, një pjesë e të cilëve pronarë kompanish që dyshohen se kryejnë një rol të rëndësishëm në trafikun ndërkombëtar të kokainës, por edhe të pastrimit të parave.

Mos këtyre emrave ndodhet edhe emri i një tjetër shqiptari, E.S. i përfolur edhe më herët si një nga personat kyç të përfshirë në mafian shqiptare në Amerikën Latine.

Sipas një raporti të publikuar nga InSight Crime, dy figura kryesore të këtij rrjeti – shqiptari Dritan Gjika dhe ekuadoriani Mario Sánchez Rinaldi – kanë ngritur një sistem kompleks kompanish në Ekuador, që përdoren për trafik droge dhe pastrim parash. Në skemë përfshihen edhe emra të tjerë si Rubén Cherres dhe Julio Lalangui.

Këto kompani veprojnë në sektorë të ndryshëm si bujqësia, ndërtimi, mineralet e çmuara, prodhimi i mishit dhe kultivimi i kanabisit, duke u përdorur si fasadë për transportin e kokainës drejt tregjeve ndërkombëtare.

Pak ditë më parë edhe presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, lëshoi paralajmërime të ngjashme, duke akuzuar anëtarë të mafias shqiptare për përpjekje dhe ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Këto deklarata po shtojnë presionin për një reagim ndërkombëtar ndaj këtij rrjeti kriminal, që po fiton terren në zemër të Amerikës Latine.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zbardhen prapaskenat e shpërthimit në burgun e Fushë-Krujës
Artikulli tjetër Karteli i shpallur organizatë terroriste nga Trump furnizon shqiptarët me 7 ton kokainë në javë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë
Analize Sociale Sporti Te Tjera 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.