KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë, nuk ka sistem dixhital
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë, nuk ka sistem dixhital
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë, nuk ka sistem dixhital

Përditësimi i fundit: 3 Qershor, 2025 9:33 am
242 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Paqartësitë që nisin që me përcaktimet në legjislacion, mungesa e shkëmbimit automatik të të dhënave mes sistemit qendror tatimor dhe atij vendor, deri te mosvendosja e një linku apo formulari online për vetëdeklarimet për ndryshimet e xhiros, vijojnë të shkaktojnë sorollatje për bizneset në Tiranë.

Muajin e kaluar gjithashtu rreth 2 mijë biznese u gjobitën nga Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë, për shkak të mosdeklarimit në afat të ndryshimeve në xhiron vjetore.

Penalitetet për mosdeklarim në kohë të ndryshimit të xhiros nuk ishin të vetmet pasoja për subjektet.

Pas rivlerësimit të xhiros së deklaruar, një pjesë e bizneseve që u klasifikuan në kategori më të larta tatimore, u ngarkuan edhe me detyrime shtesë për taksën e infrastrukturës arsimore dhe taksën e pastrimit.

Sipas ndarjeve të miratuar në Këshillin Bashkiak të vitit 2019, në Tiranë një biznes p.sh i shitjeve me pakicë me qarkullim vjetor të ardhura deri në 2 milionë lekë paguan 2,500 lekë në vit taksë për infrastrukturën e përkohshme arsimore.

Ndërsa për një biznes me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë detyrimi është 1,500 lekë më shumë. Për këtë kategori detyrimi është 4,000 lekë në vit. Për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë taksa për t’u paguar arrin në 15,000 në vit.

Për penalitetet e bëra Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore sqaroi më herët se detyrimi për vetëdeklarimin brenda 15 ditëve nga ndryshimi, në përputhje me nenin 43 të ligjit “Për procedurat tatimore”, është detyrim i bizneset ta kryejë pranë administratës së tatimeve të pushtetit vendor.

Sqarimi shkaktoi debate te biznesit, që ngritën shqetësimin se për plotësimin e këtij detyrimi nuk ka asnjë link zyrtar online apo formular në dispozicion nga tatim-taksat vendore. Ndërsa të adresa zyrtare taksat@tirana.al nuk merrnin asnjë përgjigje.

Më tej pas insistimit të Monitor Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore sqaroi se “në orientimin e subjekteve për plotësimin e detyrimeve të tyre ligjore nëpërmjet vetëvlerësimit dhe vetëdeklarimit të detyrimit procedura është duke na shkruar në emailin tonë zyrtar taksat@tirana.al, ose duke u paraqitur fizikisht pranë sporteleve tona për të plotësuar formularin përkatës, si parimi bazë dhe universal mbi të cilin mbështetet çdo sistem tatimore”.

Për këtë situatë, debate pati edhe në radhët e ekspertëve, pasi sipas tyre ligji “Për procedurat tatimore” nuk përcakton qartë detyrimin për vetëdeklarim të ndryshimeve të xhiros në nivelin vendor.

“Bazuar në udhëzimin nr. 24, datë 02.09.2008 për zbatimin e ligjit “Për procedurat tatimore” detyrimi për të njoftuar ndryshimet lind vetëm kur ndryshon përgjegjësia tatimore pas regjistrimit fillestar,” u shpreh më herët audituesi ligjor Julian Saraçi.

E pyetur për këtë problematike, se pse nuk arrin sistemi të transmetojë automakisht të dhënat për ndryshimet e përgjegjësisë tatimore dhe përgjegjësi e kujt është vetëdeklarimi, pasi në ligj nuk përcaktohet në mënyrë konkrete institucioni për vetëdeklarimin e ndryshimeve të xhiros, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) tha se pavarësisht problematikave mbetet përgjegjësi e biznesit që vetëdeklarimim e ndryshimeve te xhiros ta kryejë pranë tatimeve e pushtetit vendor.

DPT sqaroi se të dhënat e xhiros prej disa vitesh regjistrohen online në sistemin qendror me zbatimin e fiskalizimit, nëpërmjet të cilave çdo muaj bëhet ndarja e biznesit në të vogël apo të madh, proces që më përpara përfundonte në fund të vitit. Por të dhënat nuk arrijnë të kalojnë automatikisht te bashkitë.

Administrata Tatimore thotë se kjo ndodh pasi nuk ka një sistem të unifikuar legjislacioni tatimor dhe teknik, pra bashki të ndryshme, përfshirë edhe Tiranën, e llogarisin detyrimin për taksat mbi ndarje të ndryshme të fashës së xhiros, të miratuar me vendimet e Këshillave Bashkiakë.

Për shkak të mungesës së një sistemi të unifikuar, bashkitë, përfshirë atë të Tiranës, mbështeten në marrëveshje të veçanta për marrjen periodike të informacionit nga administrata tatimore. Pra në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara për të dhënat e xhiros së biznesit, administrata e tatimeve vendore merr 1 deri në 2 herë vit informacion nga tatimet qendrore, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar.

Pra nëse një biznesi i vogël në Tiranë me xhiro deri në 2 milionë lekë në vit, të ardhurat vjetore i rriten 2 apo 3 milionë lekë, për rrjedhojë për llogaritjen e taksave vendore do të klasifikohet në fashën tjetër të xhiros nga 2 deri në 8 milionë, vetëdeklarimi i ndryshimit të xhiros në Drejtorinë e Tarifave dhe Taksave Vendore të Bashkisë së Tiranës do të jetë përgjegjësi e tij, me qëllim evitimin e gjobave.

Nga bizneset vetëdeklarimi për ndryshimet e xhiros sipas sqarimeve të dhëna më parë nga Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore do të bëhen nëpërmjet plotësimit të formularit fizikisht prej biznesit te sportelet e kësaj drejtorie, apo duke i komunikuar ndryshimet këtij institucionit te adresa zyrtare taksat@tirana.al.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Luka Modric te Milani? Igli Tare ëndërron goditjen e madhe me parametër zero
Artikulli tjetër Dueli Shqipëri- Serbi konsiderohet ndeshje e një rrezikshmërie të lartë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.