Punëdhënësit në Shtetet e Bashkuara shtuan 139,000 punëtorë në listën e pagave të tyre në maj, tha Departamenti i Punës të premten ndërkohë që shkalla e papunësisë mbeti e pandryshuar në 4.2 përqind.
Ekonomistët kishin pritur 125,000 vende pune dhe një shkallë papunësie të pandryshuar në 4.2 përqind.
Programi i Presidentit Donald Trump për tkurrjen e qeverisë federale po tregon shenja progresi. Punësimi në qeverinë federale ra me 22,000 në maj dhe është 59,000 më pak se janari.
Sektori privat shtoi 140,000 vende pune, më shumë se parashikimi prej 120,000. Sektori i shërbimeve u zgjerua me 145,000 vende pune, ndërsa ana prodhuese e ekonomisë u tkurr me 5,000. Punësimi në prodhim u tkurr me 8,000 vende pune, por shifra e muajit të kaluar u rishikua nga një humbje prej 1,000 në një fitim prej 5,000.
Gjatë 12 muajve të fundit, ekonomia ka shtuar mesatarisht 149,000 vende pune çdo muaj.
Shkalla e pjesmarrjes në fuqinë punëtore ra në 62.4 nga 62.6 në muajin paraprak.
Marrë nga Breitbart.com