KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BE miraton 13 milionë euro për Shqipërinë, do të shkojnë për ushtrinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > BE miraton 13 milionë euro për Shqipërinë, do të shkojnë për ushtrinë
AktualeFokusPolitike

BE miraton 13 milionë euro për Shqipërinë, do të shkojnë për ushtrinë

Përditësimi i fundit: 16 Korrik, 2024 4:55 am
117 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Këshilli Evropian miratoi të hënën një paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për të mbështetur ushtrinë e Shqipërisë.

Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë, e cila e cilësoi vendimin si arritje historike për Shqipërinë. Fondi është ndarë për të mbështetur forcat e armatosura shqiptare në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes.

“Kjo nismë synon të forcojë aftësitë ushtarake të Shqipërisë dhe të rrisë sigurinë rajonale”, tha Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë.

Përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter – Zyra e BE-së tha se ndihma ka për qëllim rritjen e efektivitetit operacional të lëvizshmërisë, manovrimit dhe mbrojtjes.

Sipas saj, këto fonde do të forcojnë kapacitetin e Shqipërisë në lidhje me pjesëmarrjen e saj në operacionet dhe misionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes së BE-së, si dhe në çdo koalicion ndërkombëtar.

Kryediplomati në shkuarje i BE-së, Joseph Borrell, ka deklaruar se Shqipëria është partnere e besueshme për siguri.

“Vendimi është një arritje e rëndësishme në bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe mbrojtjen. Gjithashtu, ai pasqyron vlerësimin tonë për qëndrimin e Shqipërisë në linjë të plotë me Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së, një shprehje shumë e qartë e zgjedhjes strategjike të Shqipërisë për një të ardhme brenda BE-së”, ka thënë Borrell.

Në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes, Shqipëria do të sigurojë pajisje që nuk janë projektuar për të prodhuar forcë eliminimi fizik dhe, aty ku nevojitet, furnizime dhe shërbime të tjera, përfshirë trajnim teknik.

Forca tokësore shqiptare do të pajisjet me mjete të lehta të blinduara shumëfunksionale, për të siguruar lëvizshmëri dhe manovrim të lartë në të gjitha llojet e terrenit dhe pavarësisht kushteve të motit, si dhe për të siguruar mbrojtjen e personelit ndaj armëve të lehta dhe eksplozivëve.

Rreth tre muaj më parë, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka hartuar strategjinë ushtarake 2024-2033, sipas së cilës, deri në vitin 2033, në radhët e ushtrisë shqiptare të shërbejnë mbi 9 mijë e 500 vetë, nga rreth 6 mijë e 500 sa janë aktualisht.

Gjatë samitit të mbajtur në Uashington ditë më parë, për 75-vjetorin e NATO-s, Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje për sigurimin dhe lehtësimin e lëvizjes ushtarake përgjatë Korridorit VIII Pan-Europian, së bashku me Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nënshkrimi i marrëveshjes konsiderohet mbështetje drejt vizionit që ka Shqipëria për Korridorin VIII si edhe të projektit për ndërtimin e Bazës Detare të NATO-s në Porto Romano, që do të shërbejë si porta kryesore hyrëse në Ballkanin Perëndimor dhe më tej, në Detin e Zi.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pati thënë në qershor se Shqipëria është e vendosur për të transformuar forcat dhe kapacitetet ushtarake.

Sipas tij, deri në vitin 2030 Shqipëria do të hyjë në tregun ndërkombëtar me produktet “Made in Albania”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Turqia në udhëkryq politik dhe ekonomik, zgjedhjet e ardhshme vendimtare

Mediat sociale, po aq të dëmshme për të rinjtë, sa pirja e duhanit

Nxehtësia ekstreme godet Evropën Perëndimore

Suficiti buxhetor arrin 550 milion euro, në 4-mujor

Shoqata e Transportit: Nga 1 Qershori, bileta e autobusit 30 lekë më shumë, nëse paguhet me kartë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Aksionet e ‘Truth Social’, rrjetit social të Trump, ngrihen në qiell, pas atentatit
Artikulli tjetër Trump jep emrin e zv.Presidentit republikan

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Zbulohet plani sekret i BE-së më 2015-ën, për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Zhvillim 26 Maj, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge! Arrestohet në Spanjë një 49-vjeçar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 26 Maj, 2026
SPAK aksion me Antimafian e Barit/ 10 arrestime për pastrim parash
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 26 Maj, 2026
Dështimi i Milanit/ Largohet i gjithë drejtimi i klubit, shkarkohen Furlani, Tare dhe Alegri
Aktuale Analize Sociale Sporti 26 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.