KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Irani pretendon se ka informacione të inteligjencës për të goditur Izraelin në rast sulmi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Irani pretendon se ka informacione të inteligjencës për të goditur Izraelin në rast sulmi
AktualeBotaKomentPolitike

Irani pretendon se ka informacione të inteligjencës për të goditur Izraelin në rast sulmi

Përditësimi i fundit: 10 Qershor, 2025 8:23 am
293 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Trupi më i lartë i sigurisë në Iran tha më 9 qershor se, duke u bazuar në informacionet e inteligjencës që kishte siguruar për objektet bërthamore izraelite, forcat iraniane mund të kryejnë kundërsulme në rast se Izraeli sulmon Republikën Islamike.

Izraeli ka paralajmëruar vazhdimisht se mund të godasë objektet bërthamore iraniane, duke u zotuar se do ta ndalojë armikun e tij të përbetuar që të posedojë një bombë bërthamore. Teherani vazhdimisht e ka mohuar se synon të ketë një armë të tillë.

Paralajmërimet izraelite janë përshkallëzuar që kur Teherani dhe Uashingtoni filluan bisedimet për çështjet bërthamore në prill.

Një grumbull informacionesh të inteligjencës, që Irani pretendon se i ka siguruar, “do t’u mundësonte luftëtarëve të Islamit të godasin menjëherë objektet e fshehura bërthamore të [Izraelit], si përgjigje ndaj çdo sulmi të mundshëm nga regjimi sionist ndaj objekteve bërthamore të Iranit”, thuhet në një deklaratë të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike.

Po ashtu, ky këshill tha se Irani do të përgjigjet në një mënyrë “saktësisht proporcionale” ndaj çdo sulmi izraelit mbi infrastrukturën e tij ushtarake apo ekonomike.

Të shtunën, mediat shtetërore iraniane raportuan se Teherani kishte siguruar një sasi të madhe informacioni “strategjik dhe të ndjeshëm” izraelit përmes një operacioni të fshehtë, përfshirë dosje që lidhen me objektet bërthamore të padeklaruara të Izraelit dhe planet e tij mbrojtëse.

Ministri iranian i Inteligjencës, Esmail Khatib, më pas tha se dokumentet e konfiskuara përfshijnë edhe informacion që ka të bëjë me shtetet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se këto informacione “do të publikohen së shpejti”.

Të hënën, kreu i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Hossein Salami, tha se ky informacion do ta bëjë “më të saktë goditjen e raketave iraniane” në rast të një konfrontimi.

Irani dhe Izraeli kanë zhvilluar prej vitesh një “luftë në hije”, me Teheranin që e akuzon Izraelin për një seri sulmesh sabotuese dhe vrasjesh që kanë pasur në shënjestër programin bërthamor iranian.

Të dy palët shkëmbyen për herë të parë sulme të drejtpërdrejta vitin e kaluar.

Rafael Grossi, kreu i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara, tha të hënën se agjencia që ai udhëheq nuk kishte pasur “asnjë komunikim zyrtar” lidhur me inteligjencën që thuhet se Irani ka siguruar.

Duke folur në një takim të Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi tha se informacioni “duket se i referohet Sorekut”, një “reaktor kërkimor dhe një qendër kërkimore” izraelite që monitorohet nga agjencia e OKB-së.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale

Gjykata e Lartë e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës, drejt Shqipërisë

Dy ditë para sulmit iranian, 14 satelitë spiunë rus u pikasën, mbi bazën amerikane në Arabinë Saudite

“Paketa e Maleve” ankimohet në Gjykatën Kushtetuese

Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Në Itali dështon referendumi për shtetësinë
Artikulli tjetër Sanksionet amerikane i japin një goditje të re GJNP-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Aktgjykimi i Speciales mund të bëhet precedent për drejtësinë ndërkombëtare
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dita e verdiktit për ish-drejtuesit e UÇK-së
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Shtator, 2026
Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’
Koment Kryesore Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.