KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: India do të regjistrojë përkatësinë e kastës shoqërore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > India do të regjistrojë përkatësinë e kastës shoqërore
AktualeAnalizeBotaSociale

India do të regjistrojë përkatësinë e kastës shoqërore

Përditësimi i fundit: 10 Qershor, 2025 8:32 am
256 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në New Delhi, Balram Yadav ulet çdo ditë në hyrje të një ndërtese me zyra. Si roje sigurie, ai kontrollon se kush hyn. Është një punë e qetë dhe e mërzitshme në qytetin e madh, ku origjina e dikujt thuajse nuk ka rëndësi.

Por kur Yadavi kthehet në qytetin e lindjes në shtetin e Uttar Pradeshit, kasta e tij ka rëndësi, dhe ajo ndodhet në fund të hierarkisë.

“Kur ka festa ose vakte ngrënieje, ka radhë të ndara për kastat e ndryshme, d.m.th., kastat e sipërme dhe të poshtme. Ne nuk ulemi së bashku; hamë veçmas. Kjo nuk do të zhduket; është thellësisht e rrënjosur në fshatra”.

Balrami i përket njërës prej shumë kastave që konsiderohen të pafavorizuara në Indi. Vlerësohet se ato përbëjnë rreth gjysmën e popullsisë indiane, por nuk ka shifra të besueshme. Pikërisht ky është problemi. Qeveria indiane nuk e di saktësisht për kë i bën politikat e saj sociale. Cilës kastë i përket dikush? Kjo është një nga pyetjet që do të bëhen në regjistrimin e popullsisë.

Regjistrimi i fundit gjithëpërfshirës u krye në vitin 1931

Regjistrimi i fundit gjithëpërfshirës për kastën është kryer në vitin 1931, ende nën sundimin kolonial britanik. Që atëherë, qeveritë indiane e kanë shmangur që të merren me këtë çështje.

Tani, qeveria e kryeministrit Narendra Modi është dorëzuar para presionit të opozitës. Kjo po shkakton debat, përfshirë në televizionin indian. Për disa grupe të privilegjuara, regjistrimi mund të thotë humbje të ndikimit dhe avantazheve.

Qeveria e mbron këtë hap. Sipas Ministres së Informacionit Ashwini Vaishnaw, qëllimi është “forcimi i strukturës sociale dhe ekonomike të shoqërisë”.

Sistemi i kastave vazhdon të formësojë jetën e përditshme

India, me më shumë se 1.4 miliardë banorë, paraqitet si një vend modern, digjital dhe i lulëzuar. Megjithatë, sistemi i kastave vazhdon të formësojë jetën e përditshme të shumë njerëzve. Ky sistem përcakton që nga lindja se cilës kastë i përket dikush.

Zyrtarisht, sistemi është ndaluar për dekada të tëra. Kushtetuta ndalon diskriminimin dhe e detyron shtetin të garantojë mundësi të barabarta.

Kjo është arsyeja pse ekzistojnë kuotat: në shërbimin civil, në universitete, në Parlament. Por si mund të jetë i drejtë një sistem i tillë, nëse askush nuk e di saktësisht se sa njerëz preken?

Ashok Bharti thotë se ky regjistrim i kastave do të zbulojë se kush përcakton vërtet orientimin politik. “Sipas vlerësimeve tona, janë kastat e larta kontrollojnë Indinë, por është e vështirë të përcaktohet pjesa e saktë e tyre. Kjo do të ndryshojë pas regjistrimit, i cili do të tregojë përqindjen e kastave në shërbimin civil, për shembull, në gjyqësor dhe profesione të tjera”.

A është regjistrimi i popullsisë “moment historik” për drejtësinë sociale?

Ashok Bharti u përket Dalitëve, të ashtuquajturve të paprekshëm. Ata janë në fund të hierarkisë sociale. Ai ka luftuar për drejtësi sociale për dekada të tëra. Për Bhartin, regjistrimi i popullsisë është shumë më tepër se një statistikë e thjeshtë.

India është një shoqëri kastash, thotë ai. “Kasta është norma dhe struktura bazë këtu. Kjo çon në përjashtim, diskriminim, pabarazi dhe ide superioriteti dhe inferioriteti. Nëse duam vërtet të zbatojmë drejtësi sociale, ky regjistrim do të jetë një moment historik.”

“Le të shpresojmë që të gjithë të përfitojnë nga regjistrimi i kastave.”

Por jo të gjithë e shohin kështu. Kritikët paralajmërojnë se regjistrimi mund të konsolidojë përkatësitë e kastave dhe të thellojë më tej ndarjet sociale.

Balrami, roja e sigurisë, shpreson se regjistrimi nuk do të mbetet thjesht te shifrat, por do të sjellë ndryshime në jetën e përditshme: “Tani për tani, me këtë qeveri, përfitojnë vetëm disa kasta dhe komunitete.Por shpresojmë që pas regjistrimit të kastave, të tjerët do të përfitojnë gjithashtu – shpresojmë të gjithë.” Në varësi të rezultateve, mund të mandatohen kuota të reja ose të zgjeruara. Parashikohet të ketë përplasje të mëtejshme politike.

 

Marrë nga ARD.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

​Argjentina cakton ndeshjen e lamtumirës për Messi-n

Bie akuza për krime kundër njerëzimit ndaj katërshes së UÇK-së

KESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro

“Call Center-at” çuan në rrëzimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës

Kompanitë guaskë në krye të skemave të pastrimit të parave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sanksionet amerikane i japin një goditje të re GJNP-së
Artikulli tjetër Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria, prodhuesi më i madh i naftës bruto në Ballkan, i varur nga importi dhe pa rezerva
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 16 Shtator, 2026
Një xhami e re në Parma, nismë e Komunitetit Musliman të Shqipërisë
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 16 Shtator, 2026
Mes protestave, qeveria forcon MIA-n dhe centralizon komunikimin
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Shtator, 2026
Ç’na duhet leku i fortë kur nuk ul dot çmimin e naftës?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.