KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
AnalizeBotaFokusOpinion

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Përditësimi i fundit: 10 Qershor, 2025 8:36 am
195 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Akte sabotimi kundër dërgesave të armëve perëndimore në Ukrainë, propagandë pro-ruse, madje edhe vrasje: lista e operacioneve të inteligjencës ruse në Evropë po zgjatet gjithnjë e më shumë. Që nga fillimi i luftës së agresionit kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, numri i rasteve është rritur vazhdimisht, sipas një studimi nga Universiteti holandez i Leidenit.

Drejtuesi i projektit studimor, Bart Schuurman e sheh studimin e ekipit si një “thirrje zgjimi” për politikën në Evropë, shkruan Schuurman. Eksperti i sigurisë kryeson Grupin e Kërkimit për Terrorizmin dhe Dhunën Politike në Universitetin e Leidenit.

Sulme terroriste kundër aviacionit

Rusia nuk është përgjegjëse vetëm për “dëmet e konsiderueshme në infrastrukturën evropiane të energjisë dhe telekomunikacionit”, por edhe për “sulme terroriste ndaj aviacionit civil dhe kërcënimeve ndaj shërbimeve publike që mund të rrezikojnë mijëra njerëz”, tha Schuurman.

Sulmi me zjarrvënie ndaj një kontejneri ajror mallrash që i përkiste kompanisë gjermane të logjistikës DHL, pak para se të ngarkohej në një aeroplan, tregon se organizatorët e dyshuar rusë janë të përgatitur të pranojnë rrezikun e lëndimeve personale. Ashtu si në Luftën e Ftohtë, Rusia po përdor të gjithë gamën e masave të inteligjencës, thotë Gerhard Conrad, një ish-agjent i Shërbimit Federal të Inteligjencës Gjermane (BND), në një intervistë me DW. Bëhet fjalë për “frikësimin e popullsisë”, si dhe për “aktivitete spiunazhi kundër objektivave ushtarakisht të rëndësishëm, nga industria e armëve deri te bazat e Bundeswehr-it”, thotë Conrad.

Fenomen i ri: Rekrutimi i agjentëve të disponueshëm”

Ajo që është e re është rekrutimi i të ashtuquajturve “agjentë të disponueshëm”, thotë Conrad. Këta shpesh janë simpatizantë të Rusisë, të rekrutuar në vendet e BE-së për para që të shkaktojnë trazira. Nëse agjentë të tillë ekspozohen, dëmi për shërbimet e inteligjencës ruse është minimal. Në Gjermani, para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar, Bundestag, një numër gjithnjë e në rritje i veprimeve të tilla ilegale nga sabotatorë jo-profesionistë dolën në dritë. Por Rusia tani po rekruton edhe spiunë të tillë amatorë për të spiunuar bazat ushtarake duke përdorur dronë.

Kërcënim nga viti 2014

Kërcënimi në rritje nga Rusia ka qenë i dukshëm “jo vetëm që nga viti 2022”, thotë ish-agjenti Conrad, “por më së voni që nga viti 2014”. Në atë kohë, Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë pas revolucionit pro-evropian të Maidanit dhe dërgoi ushtarë në rajonin Donbas në Ukrainën lindore.

Conrad, një ish-punonjës i BND-së, është i bindur se njerëzit në Evropë duhet të jenë të vetëdijshëm se kërcënimi nga Rusia nuk do të marrë fund nesër. Gjermania dhe Evropa duhet të përgatiten për një “mbrojtje kundër kërcënimeve hibride” afatgjatë. Shtetet e BE-së jo vetëm që duhet të përmirësojnë aftësitë e tyre ushtarake, por edhe shërbimet e tyre të inteligjencës. “Për ta bërë këtë, atyre u duhet shumë personel, u duhen shumë mundësi teknike, madje edhe mundësi ligjore, për të identifikuar këto struktura, këto modele sulmi, që në fillim”, shpjegon Conrad. Vetëm në këtë mënyrë sulmet hibride të Rusisë mund të zbulohen që në fillim.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm India do të regjistrojë përkatësinë e kastës shoqërore
Artikulli tjetër Trump: Nuk dua luftë qytetare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.