KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Robert F Kennedy Jr shkarkon të gjithë komitetin e vaksinimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Robert F Kennedy Jr shkarkon të gjithë komitetin e vaksinimit
BotaSocialeZhvillim

Robert F Kennedy Jr shkarkon të gjithë komitetin e vaksinimit

Përditësimi i fundit: 10 Qershor, 2025 8:57 am
214 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Sekretari i Shëndetësisë në SHBA, Robert F. Kennedy Jr., një skeptik i njohur ndaj vaksinave, ka larguar nga detyra të gjithë 17 anëtarët e Komitetit Këshillues për Praktikat e Imunizimit një grup që jep rekomandime zyrtare për vaksinimet. Vendimi u bë publik përmes një editoriali në Ëall Street Journal, ku Kennedy tha se komiteti ishte i “kompromentuar nga konfliktet e interesit”.

Sipas tij, shumica e anëtarëve kishin lidhje financiare me kompani farmaceutike që prodhojnë vaksina, gjë që sipas Kennedy ka dëmtuar besimin e publikut ndaj shëndetësisë publike. “Qëllimi im është të siguroj që amerikanët të marrin vaksina sa më të sigurta,” shkroi ai, duke kritikuar sistemin si të mbërthyer nga një “ortodoksi pro-industri”.

Tetë nga anëtarët ishin emëruar në janar 2025 nga administrata Biden. Shumica janë mjekë praktikues ose akademikë nga universitete të njohura mjekësore. Kennedy sqaroi se nëse nuk i shkarkonte tani, administrata e Presidentit Trump nuk do të mund të emëronte shumicën në komitet deri në vitin 2028.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të forta. Dr. Bruce Scott, president i Shoqatës Amerikane të Mjekëve, e quajti masën një “sulm ndaj një procesi transparent që ka shpëtuar mijëra jetë”. Senator republikan dhe mjek Bill Cassidy tha se Kennedy kishte premtuar gjatë dëshmisë në Senat se nuk do të kishte ndryshime në ACIP.

Në editorialin e tij, Kennedy theksoi se nuk e beson se anëtarët janë të korruptuar, por janë pjesë e një sistemi që favorizon interesat industriale. Ende nuk është bërë e ditur kush do të zëvendësojë anëtarët e shkarkuar. Takimi i radhës i ACIP-it është planifikuar për 25 qershor, ku do të diskutohet për vaksinat kundër COVID-19, gripit, meningokokut dhe sëmundjeve të tjera.

 

Marrë nga Fox News

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sot Shqipëria kundër Letonisë, me mbrojtje të re dhe balotazh në sulm
Artikulli tjetër Ish kandidati për deputet i PSD-së fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.