KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Irani ndërmerr një valë të re sulmesh ndaj Izraelit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Irani ndërmerr një valë të re sulmesh ndaj Izraelit
AktualeBotaFokus

Irani ndërmerr një valë të re sulmesh ndaj Izraelit

Përditësimi i fundit: 16 Qershor, 2025 8:52 am
238 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Irani ka kryer një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit mëngjesin e së hënës, duke nxitur lëshimin e sirenave për sulme ajrore në mbarë shtetin, teksa shërbimet e emergjencës kanë raportuar për të paktën pesë të vrarë.

Në ditën e katërt të përplasjes mes Iranit dhe Izraelit, në Izrael është raportuar edhe për dhjetëra të plagosur.

Shpërthime të fuqishme, që me gjasë janë shkaktuar nga sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore që kanë goditur raketat iraniane, u dëgjuan në Tel Aviv pak pas agimit, teksa mbi qytet u panë shtëllunga të mëdha tymi.

Gjatë fundjavës, të dy shtetet përshkallëzuan sulmet, duke rritur frikën se kjo përplasje mund të zgjerohet në një luftë rajonale edhe më të rrezikshme.

Irani ka njoftuar se ka lëshuar afër 100 raketa dhe është zotuar se do të vazhdojë sulmet hakmarrëse, pas goditjes së infrastrukturës së tij ushtarake dhe bërthamore nga Izraeli.

Që nga e premtja, si pasojë e sulmeve izraelite në Iran, janë vrarë të paktën 224 persona.

Ndërkaq, në Izrael numri i viktimave ka arritur në të paktën 18.

Ushtria izraelite bëri të ditur se, në përgjigje të sulmeve iraniane, avionët luftarakë kanë goditur dhjetë qendra komanduese në Teheran që i përkisnin Forcës Kuds, një njësi elitë e Gardës Revolucionare të Iranit që kryen operacione ushtarake dhe të inteligjencës jashtë territorit iranian.

Autoritetet në qytetin izraelit Petah Tikva thanë se raketat iraniane kanë goditur një ndërtesë banimi.

Shërbimi i emergjencës në Izrael raportoi se dy gra, dy burra dhe një person tjetër u vranë gjatë sulmeve me raketa që goditën katër lokacione në pjesën qendrore të vendit.

“E shohim qartazi që civilët tanë po shënjestrohen”, tha zëdhënësi i policisë izraelite, Dean Elsdunne, teksa qëndronte pranë ndërtesës së sulmuar në Petah Tikva.

Përveç të vrarëve, ky shërbim njoftoi se 87 persona të tjerë janë plagosur, përfshirë një grua 30-vjeçare që është në gjendje të rëndë, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për persona të mbetur nën rrënojat e ndërtesave.

Gjatë sulmeve në Izrael të dielën, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Irani do t’i ndalë sulmet nëse edhe Izraeli ndalet.

Megjithatë, pas një dite sulmesh intensive izraelite që goditën infrastrukturën ushtarake, rafineritë e naftës dhe ndërtesa qeveritare, Garda Revolucionare e Iranit të hënën u zotua për sulme të reja, të cilat tha se do të jenë “më të fuqishme, më të ashpra, më precize dhe më shkatërruese se sulmet paraprake”.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se 1.277 persona janë plagosur në Iran. Por, grupet për të drejtat e njeriut, si organizata avokuese iraniane me seli në Uashington, Grupi për të Drejtat e Aktivistëve, kanë sugjeruar se numri i vërtetë i viktimave dhe të plagosurve në Iran mund të jetë më i lartë sesa ai i raportuar nga autoritetet. Ky grup ka thënë se ka dokumentuar më shumë se 400 të vrarë.

Izraeli argumenton se sulmet e tij ndaj udhëheqësve kryesorë ushtarakë të Iranit, uzinave të pasurimit të uraniumit dhe shkencëtarëve bërthamorë janë të domosdoshme për ta ndalur Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore.

Irani, nga ana tjetër, ka këmbëngulur gjithmonë se programi i tij bërthamor është paqësor, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë vlerësuar se Teherani nuk ka ndjekur zhvillimin e një arme bërthamore që nga viti 2003.

Megjithatë, në vitet e fundit Irani ka pasuruar sasi gjithnjë e më të mëdha uraniumi në nivele pranë atyre për prodhimin e armëve, dhe besohet se ka kapacitetin për të zhvilluar disa armë bërthamore brenda pak muajsh, nëse vendos ta bëjë një gjë të tillë.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Erion Veliaj njofton vendimin e ri: “Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas”

Sky ECC, drejtësia shqiptare hap rrugën për verifikimin teknik

Shqipëria drejt modelit autokratik kinez?

Europa po hyn në një “supercikël” zgjedhjesh/ Rezultatet e tyre mund t’i trondisin themelet e BE-së

Media holandeze: Kullat si fasadë e klientelizmit dhe pastrimit të parave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit të G7-ës
Artikulli tjetër Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët e Politeknikut protestojnë ndryshe, mbushin muret e universitetit me premtimet e parealizuara të qeverisë
Analize Koment Kryesore Politike Sociale 25 Nëntor, 2026
Më 28 nëntor 2026, në Tiranë, në sheshin “Skënderbeu”, duhet të ndodhë Nëntori i Tretë
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 25 Nëntor, 2026
Pastrimi i qyteteve, tarifat mbulojnë vetëm 40% të shpenzimeve
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Prangosen dy shqiptarë në Angli, u futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.