Ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, i është hequr medalja e Legjionit të Nderit, dekorata më e lartë e vendit, pasi u dënimit për korrupison vitin e kaluar.
Presidenti konservator me një mandat të vetëm është përballur me probleme ligjore që kur u largua nga detyra në vitin 2012. Në dhjetor, gjykata më e lartë e Francës mbështeti dënimin e tij për ushtrim ndikimi dhe korrupsion, duke e urdhëruar të mbante një “etiketë elektronike” në kyçin e këmbës për 12 muaj.
Sarkozy, i cili mbetet një figurë e rëndësishme në politikën franceze, ishte shpallur fajtor nga një gjykatë më e ulët në vitin 2021 për përpjekje për të korruptuar një gjyqtar dhe për të ushtruar ndikim në këmbim të informacionit konfidencial në lidhje me një hetim mbi financat e fushatës së tij të vitit 2007.
Sarkozy, të cilit iu hoq “etiketa elektronike” këtë muaj, e ka çuar çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për apel. Avokati i tij, Patrice Spinosi, tha se e kishte marrë në konsideratë revokimin e çmimit, por theksoi se apeli ishte ende në pritje.
Emmanuel Macron argumentoi kundër vendimit, por rregullat e çmimit më të lartë shtetëror të Francës përcaktojnë se çdo marrës i dënuar përfundimisht me një dënim me burg të barabartë ose më të madh se një vit do të përjashtohet nga urdhri.
Presidenti francez, i cili njihet për takimet e rregullta me Sarkozinë, kishte argumentuar se paraardhësi i tij ishte zgjedhur në postin më të lartë të vendit dhe ishte “shumë e rëndësishme që ish-presidentët të respektohen”.
Problemet ligjore të Sarkozisë nuk kanë mbaruar ende. Ai është dënuar për financim të paligjshëm të fushatës në përpjekjen e tij të dështuar për rizgjedhje në vitin 2012 dhe aktualisht është në gjyq me akuzat për pranim të financimit të paligjshëm të fushatës nga diktatori i ndjerë libian Muamar Gadafi.
Gjykata pritet të japë vendimin e saj për rastin e fundit në shtator dhe prokurorët kanë kërkuar një dënim me shtatë vjet burg. Sarkozi i mohon akuzat.
Marrë nga AFP