KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kulla 19 kate e “Union Bank” devijon rrugën në hyrje të “Ali Demit”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kulla 19 kate e “Union Bank” devijon rrugën në hyrje të “Ali Demit”
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Kulla 19 kate e “Union Bank” devijon rrugën në hyrje të “Ali Demit”

Përditësimi i fundit: 16 Qershor, 2025 11:40 am
556 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një kullë 19 kate, e projektuar për t’u ndërtuar në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, do të ndryshojë tërësisht hyrjen për në lagjen “Ali Demi”. Kulla do të marrë një pjesë të rrugës dhe të shkollës “1 maji”, për t’i përdorur për ambiente për godinën shumëkatëshe.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, kulla 19 katë do të ndërtohet nga “Union Bank”, ndërsa ka kaluar edhe në Këshillit Kombëtar të Territorit. Në dokumente thuhet se është miratuar “leja e zhvillimit për objektin ‘strukturë administrative 19 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë ‘Union Bank HQ Albania’, me vendndodhje në Bulevardin ‘Bajram Curri’, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë ‘Union Bank’, ‘Auto City’ dhe ‘Arch Investor’” thuhet në dokument.

Të tria firmat zhvilluese janë të lidhur me familjen Leka që ka në pronësi “Union Bank”.

Në dokumentet shoqëruese, që hulumtoi VoxNews, shkruhet se sipërfaqja bruto u ndodhet edhe projekti është 3.26 hektarë. “Kjo zonë është e ndërtuar kryesisht me objekte banimi të ulta, të tipit vila private. Gjithashtu në pjesën jugore të zonës janë ndërtuar objekte të larta me funksion shërbimi. Një nga kategoritë bazë të kësaj njësie është arsimi, me vendndodhjen e një nga shkollave më të rëndësishme të qytetit të Tiranës, shkolla ‘1 Maji’” shkruhet në dokumente.

Më tej citohet se funksionet e parashikuara janë selia e një prej bankave më të rëndësishme shqiptare. 10 katet e para janë për ëprdorim ekskluziv të zyrave, ndërkohë që katet e fundit janë projektuar për të pritur funksione të një natyre më informale, bar\tarracë qiellore e përrdorshme për ngjarje të çdo lloji.

Në dokumente shkruhet se koncepti dhe hapësirat janë parashikuar për t’i shërbyer më së miri komunitetit, ku do të sistemohet hapësira për të qenë sa më shplodhëse dhe rekreative. “Pozicioni I objekteve është realizuar duke shfrytëzuar më së miri terrenin dhe orientimin e këmbësorëve dhe automobilistike, duke ruajtur vijat e ndërtimit dhe normale urbanitike sipas ligjeve përkatëse për të sjellë një shembull zhvillimi të kësaj shkalle” thuhet në dokumente.

I kanë rënë pak larg e larg, pasi nga fotot e projekteve të mëvonshme rezulton se projekti i kullës prek hyrjen për në lagjen “Ali Demi”. Madje, prek edhe një territor të shkollës “1 Maji”, si dhe statujën e Heroit të Popullit Ali Demi. Madje, prek edhe fjalët “Ali Demi” që janë në fakt hyrja për në lagje.

Pra, do të ndryshojë rruga, shkolla, sheshi dhe statuja vetëm e vetëm që të jepej leja për një tjetër kullë. Ashtu siç ka ndodhur rëndom edhe në vende të tjera, edhe ky projekt as është futur për konsultim me grupet e interesit. Si ia dha lejen Ministria e Arsimit për të prekur shkollën? Po Bashkia e Trianës për rrugën dhe statujën?! Duket se, në këtë vendin tonë, mjafton ideja dhe miratimi i një leje zhvillimit dhe më pas të happen dyert kudo; ka firmosur ai i madhi!

Në dokumente janë edhe fotot si do të bëhet kulla 19 kate, si do të devijohet rruga apo edhe si do të bëhet pjesa para shkollës. Normalisht, maketet duken të bukura kur i sheh në dokumente, por ata fshehin shumëçka. Si përshembull, ndryshimin e një rruge në favor të një pallati. Apo spostimin dhe prishjen e një statuje po për pallatin apo edhe ndryshimi i hyrjes së shkollës.

Por, a mund të ndërtosh një përbindësh ngjitur me shkollën? A mund të ndryshosh shumëçka vetëm e vetëm që të bësh qokat e radhës?!

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dasma e Alex Soros, fjalimet u mbajtën nga Hillary Clinton dhe Edi Rama
Artikulli tjetër Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump
Fokus Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.