KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Azilantët shqiptarë ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Azilantët shqiptarë ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
AnalizeFokusKryesoreSociale

Azilantët shqiptarë ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë

Përditësimi i fundit: 18 Qershor, 2025 11:36 am
139 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Franca dhe Gjermania, dy shtete drejt të cilave u dyndën shtetasin shqiptarë që kërkonin azil në valën e fundit të emigracionit në vend, nuk janë më të preferuara.

Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se për herë të parë gjatë viteve të fundit, Italia, “dashuria e vjetër” e shqiptarëve është bërë pritësi kryesor i kërkesave për azil.

Sipas Eurostat, në periudhën janar-mars u regjistruan gjithsej 465 kërkesa për azil në Itali, me një rritje prej 4.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Italia u bë pritësi i parë i azilantëve, me 32% të totalit të kërkesave, ndërkohë që tre vitet e fundit kishte qenë në vend të tretë, pas Francës e Gjermanisë.

Aplikimet për mbrojtje të përkohshme në Francë, një shtet që tërhoqi shumë azilantë vitet e fundit për shkak të politikave të mbrojtjes sociale, kanë rënë ndjeshëm.

Në tre muajt e parë të vitit kishte 355 aplikime, me rënie 46% me bazë vjetore. Ndërsa në krahasim me 2022-n, kur arritën kulmin, aplikimet janë 4 herë më të ulëta.

E njëjta tendencë ka ndodhur dhe me Gjermaninë. Aplikimet në këtë shtet ishin vetëm 230 në janar-mars 2025, më rënie 54% me bazë vjetore dhe tre herë më të ulëta se në 2022-n.

Drejt këtij shteti tendenca është për të ikur me leje pune, sidomos profesione si mjekët, infermierët dhe teknologjia e informacionit.

Greqia është ngjitur në vendin e tretë, duke ia kaluar Gjermanisë, me aplikime të qëndrueshme prej 245.

Në vend të katërt është Belgjika, me 85 aplikime, me rënie 19%. Në Irlandë aplikuan 30 persona, me rënie 45%. Në shtete e tjera kërkesat për azil janë minimale.

Në total, në janar-mars janë shënuar gjithsej 1445 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë në BE, me një rënie prej 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. ky është numri më i ulët i kërkesave për azil që nga e njëjta periudhë e vitit 2021, kur kishte kufizime të lëvizjeve për shkak të pandemisë.

Në krahasim me vitin 2022, kur u shënua rekordi i pas pandemisë, aplikimet për azil në janar-mars 2025 ishin 51% më të ulëta.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë

Champions League/ Bayerni, United dhe Como shkëlqejnë

Trump mbyll konventën e republikanëve me thirrje për zgjedhjet: Votoni, ose do të shkoni në ferr

Tensionet përshkallëzohen në Lindjen e Mesme

Mijëra drita në qiellin e Nju Jorkut, në përkujtim të 25-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BBC: Çfarë po përpiqet që të arrijë në të vërtetë Izraeli?
Artikulli tjetër Eurostat: Shqipëria ndër 11 vendet më të plakura të Europës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

25 vite pas sulmit të 11 shtatorit
Analize Bota Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
“Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin Shqipëri-BE”
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 11 Shtator, 2026
Si një virus lidh Gjermaninë dhe Kosovën
Analize Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ukrainë: Prokuroria pjesë në mashtrimet e “call center-ave”?
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.