KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hekurudha Shqiptare përfshihet nga shkurtime kolektive të stafit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Hekurudha Shqiptare përfshihet nga shkurtime kolektive të stafit
AnalizeEkonomiSociale

Hekurudha Shqiptare përfshihet nga shkurtime kolektive të stafit

Përditësimi i fundit: 23 Qershor, 2025 12:14 pm
249 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Oborri i Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave në Durrës është bosh, jo vetëm prej temperaturave të larta. Një pjesë e personelit është thirrur në ministrinë e Infrastrukturës në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër janë mbyllur në zyra kryesisht për mbledhje.

Në fillim të javës së kaluar, stafi i kësaj drejtorie u shkurtua me 50 punonjës nga 445 gjithsej – ose më shumë se 10 për qind e totalit.

Kol Caka nga zona veriore e Bajzës në Shkodër është njëri prej punonjësve që ka marrë urdhrin e shkarkimit.

“Vendimi për largimin nga puna është marrë në tetor të vitit të kaluar, dhe sipas kësaj që shkruhet në njoftimin paraprak të ndërprerjes së marrëdhënies së punës, ky vendim lidhet me me strukturën e re të organikës,” tha ai për BIRN.

Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave i arsyeton shkurtimet kolektive me reformën për ristrukturimin e sektorit hekurudhor në vend, projektet aktuale si dhe situatën e vështirë financiare të shoqërisë.

Një pjesë e punonjësve janë larguar për shkak të ndërprerjes së përkohshme të aktivitetit në segmentin Vorë- Hani i Hotit, i cili do t’i nënshtrohet rehabilitimit, ndërsa pjesa tjetër për shkak të përfundimit të kalendarit të lëvizjes së trenave në linjën Shkodër – Gjorm për shkak të pelegrinazhit në kishën e Shna Ndout.

“Kjo procedurë është një vendimarrje e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë Hekurudha Shqiptare sh.a, e cila bazohet në kriteret ligjore dhe arsyet e përmendura më sipër, përfshirë situatën ekonomiko-financiare dhe ndërprerjen e përkohshme të aktivitetit…,” tha Hekurudha në një përgjigje për BIRN.

Drejtuesit e Hekurudhës thonë se ndërmarrja ka marrë përsipër trajtimin financiar të punonjësve, sipas legjislacionit në fuqi dhe se gjatë komunikimeve kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të Sindikatës së Transportit.

“Hekurudha është ndërtuar kryesisht me krahë. Kohët kanë ndryshuar dhe veçanërisht linja e re Durrës- Tiranë që po përfundon kërkon personel të kualifikuar,” thotë Sokol Popoçi, drejtor i Infrastrukturës,

Hekurudha Shqiptare zotëron rreth 395 kilometër linjë gjithsej, por aktualisht funksionon vetëm segmenti Durrës-Elbasan. Ndërtimi i linjave të reja, siç është ajo Tiranë -Durrës, kërkon staf të kualifikuar, numri i të cilëve do të jetë i reduktuar.

Inxhinier Tritan Kaduku, i cili punoi më shumë se 20 vjet në Hekurudhën Shqiptare para se të largohej në emigracion, tha për BIRN, se ky proces është i kahershëm.

“Shkurtimet nga puna në fillim të viteve ’90 kanë qenë masive dhe marrëveshjet mes palëve ishin tepër të vështira. Shkurtimi i numrit të punonjësve lehtësonte edhe fondin e pagave, njëlloj si tani,” thotë Kaduku.

Një nga ish-drejtuesit e Hekurudhës, i cili kërkon që të mos identifikohet, i lidh shkurtimet e herëpasherëshme në Hekurudhë me rënien e eficencës së transportit me trena pas viteve ’90.

Kjo solli edhe rënien e fondit të pagave, duke i detyruar drejtuesit që ta gjejnë zgjidhjen te shkurtimi i numrit të punonjësve. Ky është fenomen i përsëritur dhe statusi i shoqërisë aksionere e lehtësonte vendimarrjen e Këshillit Drejtues për ndryshimet në strukturën e punës.

Shkurtimet që kanë përfshirë këto ditë personelin e Hekurudhës Shqiptare janë bërë të njohura pjesërisht për publikun, por drejtuesit shprehen se shumë shpejt do të kenë një komunikim më të plotë për këtë temë.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Durrësi i pret turistët e parë me kantiere të hapura
Artikulli tjetër Rajoni në shënjestër, rriten me 200% sulmet kibernetike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.