KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lufta në Gaza, 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Lufta në Gaza, 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit
BotaFokusSocialeZhvillim

Lufta në Gaza, 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit

Përditësimi i fundit: 25 Qershor, 2025 10:58 am
246 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Agjencia Palestineze e Mbrojtjes Civile tha se 46 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit, ndërsa prisnin të merrnin ndihmë pranë qendrave të shpërndarjes së ushqimit në Rripin e Gazës.

“21 të vdekur dhe rreth 150 të plagosur u dërguan në spital pasi forcat pushtuese izraelite shënjestruan grumbullime civilësh që prisnin ndihmë” midis orës 2 dhe 6 të mëngjesit pranë kryqëzimit Netzarim në Rripin qendror të Gazës”, tha Mahmoud Bassal, zëdhënësi i organizatës së ndihmës së shpejtë.

Një zëdhënës i ushtrisë i intervistuar nga AFP tha se ushtarët kishin parë një grumbullim njerëzish pranë pozicioneve të tyre në kryqëzimin Netzarim gjatë natës. Raportet për lëndime nga zjarri izraelit “janë nën hetim”, shtoi ai.

Menjëherë më pas, Bassal tha se 25 persona të tjerë ishin vrarë nga zjarri izraelit në Rripin jugor të Gazës, ndërsa ata përpiqeshin të arrinin në një qendër shpërndarjeje të ndihmës humanitare pranë Rafah.

Pamjet e marra nga një gazetar i AFP treguan njerëz të plagosur dhe të pavetëdijshëm që po dërgoheshin në spital.

“60% e të plagosurve që u dërguan në spitalin fushor të Kryqit të Kuq janë në gjendje të rëndë dhe shumica e tyre do të vdesin”, tha Ziad Farhat, një ndihmës mjekësor në Spitalin Nasser, i cili u bëri thirrje civilëve të shmangin qendrat e shpërndarjes së ndihmave.

Për shkak të kufizimeve të vendosura për median në Rripin e Gazës dhe vështirësisë së aksesit në zonë, AFP tha se nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur raportin e Agjencisë Palestineze të Mbrojtjes Civile.

 

Marrë nga AFP

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çdo muaj, 5 automjete marrin flakë, ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët
Artikulli tjetër Hagë, Trump: Sulmet e kthyen programin bërthamor të Iranit disa dekada pas

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.