KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Imami shqiptar akuzon krerët muslimanë si të kapur nga Gulen dhe Izraeli
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Imami shqiptar akuzon krerët muslimanë si të kapur nga Gulen dhe Izraeli
AktualeFokusKomentPolitike

Imami shqiptar akuzon krerët muslimanë si të kapur nga Gulen dhe Izraeli

Përditësimi i fundit: 25 Qershor, 2025 1:19 pm
294 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Hoxha Ladi Lushi, i diplomuar në studime islame në Jordani, i ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, ka kritikuar ashpër udhëheqësit e Komunitetit Mysliman në Shqipëri për mungesën e reagimit ndaj konfliktit në Gaza dhe rolin që sipas tij duhet të kishin pas shtetit.

Imami thekson se Komuniteti Mysliman duhet të ishte i pari që sensibilizon dhe vepron për realitetin në Lindjen e Mesme.

“Komuniteti mysliman duhet të kishte rol shumë të madh këtu. Duhet të ishte direkt pas shtetit ai që sensibilizonte dhe vepronte në mënyrat e duhura, me të diturit, me profesorë, me akademikë, me të gjithë, që të sensibilizohej situata dhe t’u thuhej njerëzve realiteti,” tha ai.

Sipas Lushit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë udhëhiqet nga një rrymë gyleniste, e cila nuk e ka këtë çështje si prioritet.

“Komuniteteti mysliman duhet të kishte rol shumë të madh këtu, duhet të ishte direkt pas shtetit ai i cili sensibilizonte edhe të vepronte në mënyrat, me të diturit, me profesorë, me akademikë me të gjithë, që të sensibilizohej situata dhe tju thuhej njerzve realiteti, por realisht siç e dini edhe komitetet mysliman udhëhiqet nga një rrymë e cila është gyleniste.

Ata nuk e kanë prioritet këtë çështje. Gati-gati duket sikur nuk kanë asnjë interes fare. Vetëm një reagim ka pasur nga kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, gjatë këtij Bajrami, që unë e quajta reagimin më domethënës deri tani.” – tha ai.

Imami përshkruan situatën tragjike në Gaza, ku sipas tij “vriten fëmijë, copëtohen gratë, shkatërrohen xhami.”

“Ka dy vite që lufta vazhdon. Në Gaza vriten fëmijë, copëtohen gratë, shkatërrohen xhami. Xhamia është shpirti dhe zemra jonë. Edhe si mund ta lejojmë këtë?

Në lagjen time është një sinagogë, por ne s’kemi menduar ndonjëherë as ta prekim sinagogën sepseajo është faltorja e tyre.”

A ka dy qëndrime brenda Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për këtë konflikt apo janë të unifikuar në qëndrim?

“Ata nuk prononcohen.

Edhe Irani, nuk është se e kemi parë në favorin tonë, se kur ka ardhur puna kundra sunitëve ka vepruar kundra. Ndërsa kur vjen çështja që sulmohet Irani, ne me ndjenja fetare dhe njerëzore jemi kundra luftës.” – tha ai.

I pyetur për fajtorët në këtë konflikt, imami tha: “Realisht ne gjithmonë si superfuqi kemi ditur Amerikën. Mirëpo, kur del kryeministri i Izraelit dhe thotë hapur: ‘Ishim ne ata që e udhëhoqëm Amerikën drejt pushtimit të Irakut,’ kuptojmë shumë gjëra.”

Ai paralajmëroi për pasojat e këtij konflikti: “Mund të ketë mbi një milion viktima, nga ato që unë kam parë në statistika. Tani imagjino se sa viktima të tjera do ketë.”

Por, sipas tij, kjo nuk i intereson Izraelit, i cili  tha se ata “nuk ndalen. Ata thjesht vazhdojnë punën e tyre, pushtimet, duke u fshehur gjithmonë pas një ombrellë të tyre: ‘Jemi të kërcënuar, sepse rrezikohet ekzistenca jonë.’”

Lushi në fund tha: “Në fakt, Izraeli është bërë si një gjarpër në mes të botës arabe dhe po i shpërthen njëri pas tjetrit.”

 

Marrë nga A2 CNN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ish-kreu i PD-së së Vlorës, në krye të Kadastrës
Artikulli tjetër Shërbimet e komunikimit në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.