KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar
AktualeKomentPolitikeRajoni

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Përditësimi i fundit: 28 Qershor, 2025 10:33 am
261 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi të premten, një ditë para protestës në Beograd të thirrur nga studentët protesues, se “Serbia nuk e ka pranuar ultimatumin”.

“Shteti serb është përballur shumë herë me ultimatume nga fuqitë e mëdha të huaja. Edhe kësaj radhe, fuqitë e huaja na kanë dërguar ultimatum përmes bashkëpunëtorëve të tyre vendas. Përgjigja e shtetit serb ka qenë gjithmonë e njëjtë”, tha udhëheqësi serb për televizionin Pink.

Para protestës së Vidovdanit më 28 qershor, studentët që bllokojnë fakultetet në Beograd i kanë dhënë një ultimatum autoriteteve në Serbi.

Ata kanë kërkuar përmbushjen e dy kërkesave: e para është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Kërkesa e dytë është ndërprerja e tubimit në qendër të Beogradit, ku gjatë tre muajve të fundit kanë kampuar kundërshtarët e bllokadave nga studentët. Ky grup i protestuesve në qendër të Beogradit e quan veten “studentët që duan të mësojnë”.

Studentët protestues kanë thënë se nëse këto kërkesa nuk plotësohen deri më 28 qershor në orën 21:00, presin që “qytetarët të jenë të gatshëm të ndërmarrin çdo masë ekzistuese të mosbindjes civile”.

“Ultimatumi nuk është pranuar, kështu që nuk duhet të prisni deri nesër në orën 21:00”, tha Vuçiç.

Që nga njoftimi për mbajtjen e protestës të shtunën, përfaqësuesit e pushtetit në Serbi kanë deklaruar se studentët dhe pjesëmarrësit në këtë protestë po planifikojnë të bëjnë trazira në rrugë.

Ndërkaq, studentët protestues kanë deklaruar se me veprimet e tyre deri tani kanë treguar se janë kundër çdo forme të dhunës.

Për më shumë se shtatë muaj, studentët kanë organizuar protesta në të gjithë Serbinë, duke kërkuar kryesisht që të përcaktohet përgjegjësia politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës së betonit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Stacioni ishte rikonstruktuar dhe u inaugurua zyrtarisht disa muaj para shembjes.

Protestat janë bërë simbol i pakënaqësisë më të gjerë për sundimin e ligjit në Serbi, duke ngritur pyetjen nëse aksidenti në Novi Sad ishte pasojë e papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në sistem.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh
Artikulli tjetër SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.