KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mali i Zi mbush shishet e veta, me verë të huaj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mali i Zi mbush shishet e veta, me verë të huaj
AktualeAnalizeEkonomiRajoniSociale

Mali i Zi mbush shishet e veta, me verë të huaj

Përditësimi i fundit: 29 Qershor, 2025 12:30 pm
253 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Në etiketën e verës Podgoriçko bijello, që prodhohet nga ndërmarrja shtetërore në Mal të Zi Pllantazhe 13. Jul, shkruan se ajo mbushet në Mal të Zi, por si vend prejardhjeje ka të shënuar Bashkimin Evropian.

Në të gjitha verërat e tjera të kësaj kompanie, vend i origjinës është Mali i Zi.

Po përse ajo importon verë të bardhë dhe e shet nën markën e vet?

Nga kompania thonë për Radion Evropa e Lirë se ata blejnë sasi të caktuar vere nga BE-ja për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit në treg.

Thonë se kjo është praktikë e zakonshme dhe e përhapur në Francë, Itali, Spanjë dhe vende të tjera prodhuese të verës.

Ish-ministri i Bujqësisë në Mal të Zi, Budimir Mugosha, thotë se kompania Pllantazhe është duke operuar me humbje dhe se cilësia e rrushit është në rënie.

“Viti i kaluar ishte katastrofik për të. Për ta kompensuar, ata importuan verë me shumicë dhe tani e shesin nën markën Podgoriçko bijello. Kjo tregon se ku ka arritur kompania – në vend të një prodhuesi, është bërë mbushëse verërash”, thotë Mugosha për Radion Evropa e Lirë.

Pllantazhe, një nga prodhuesit më të mëdhenj të rrushit, verës dhe rakisë në Evropën Juglindore, ka filluar të shesë prona viteve të fundit, për shkak të problemeve financiare.

Çfarë thonë nga Pllantazhe?

Nga kompania thonë për Radion Evropa e Lirë se vreshtat e mbjella rishtazi, nuk e kanë arritur ende kapacitetin e plotë të rendimentit.

“Derisa të arrihet vëllimi, Pllantazhe ka siguruar një pjesë të sasisë së munguar të verës së bardhë ekskluzivisht për nevojat e produkteve nga kategoria me çmimin më të ulët”, thuhet në deklaratë.

Aty sqarohet se, sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Hardhisë dhe Verës, deri në 33 për qind e tregtisë botërore të verës bie nën këtë lloj tregtie, për të plotësuar prodhimin vendas.

“Deklarata në produktin Podgoriçko bijello është e qartë dhe tregon me saktësi origjinën e verës, në përputhje me ligjet në fuqi. Lëndët e para i nënshtrohen kontrollit të rreptë nga organet shtetërore kompetente”, thonë nga ndërmarrja Pllantazhe.

Sasitë e munguara të verës së bardhë justifikohen me mungesën e investimeve në 15 vjetët e fundit për ripërtëritjen e plantacioneve, si dhe me ndikimin e faktorëve klimatikë.

“Struktura e pafavorshme e moshës së një pjese të vreshtave është përkeqësuar më tej nga kushtet ekstreme të motit, duke përfshirë edhe dëmet nga breshëri – të vlerësuara në më shumë se tetë milionë euro në vitin 2022 – sidomos për varietetet e bardha”, thuhet në deklaratë.

Pas ndërrimit të pushtetit në Mal të Zi pesë vjet më parë, ndryshoi edhe udhëheqja e kompanisë Pllantazhe.

Ajo pretendon se gjatë tre vjetëve të fundit janë mbjellë mbi 130 hektarë me varietete të bardha rrushi për verë, të cilat do ta arrijnë prodhimin e plotë në vitet e ardhshme.

“Kjo do të sigurojë qëndrueshmërinë e prodhimit dhe pavarësinë e plotë në të gjitha segmentet”, thonë nga Pllantazhe.

Ata, po ashtu, theksojnë se verërat më të mira prodhohen nga rrushi i vreshtit Pllantazha.

Ish-ministri thotë se Pllantazhe është në rënie

Në anën tjetër, ish-ministri i Bujqësisë, Mugosha, inxhinier i agronomisë, pohon se kompania po e humbet markën e saj dhe se i mungon rrush për verëra të cilësisë së lartë.

“Plantacionet mund të mbijetojnë vetëm duke prodhuar verëra të cilësisë së lartë. Kompania ka 4.000 hektarë tokë dhe kultivon rreth 2.000 hektarë. Nga kjo sipërfaqe e kultivuar, 1.000 hektarë janë vreshta të vjetruara”, thotë Mugosha.

Ai beson se gjithçka është pasojë e paaftësisë së udhëheqësve.

Thotë se udhëheqja që ka ardhur pas vitit 2020, ka shkarkuar njerëzit më të aftë, “ndër të cilët edhe teknologun kryesor për mbrojtjen e bimëve”.

“Nuk ka alkimi që mund ta nxjerrë Pllantazhe-n nga humbjet, përveç një shitjeje të mundshme”, thotë Mugosha.

Ai shton se posedon një raport financiar për vitin 2024, që tregon se kompania ka pasur një fitim prej rreth 300.000 eurosh.

Sipas tij, raporti përfshin edhe të ardhurat nga shitja e tokës.

“Ata po e shesin tokën në pronësi të shtetit, të cilën nuk e kanë blerë dhe e cila nuk i është transferuar kompanisë me vendim shtetëror”, thotë Mugosha.

Po sipas tij, kompania ka regjistruar rezultat pozitiv në financa për faktin se llogaritjet janë bërë përpara se të paguhej taksa për tokën që përdor në tri komuna: Podgoricë, Zetë dhe Tuz – në territorin e të cilave gjenden vreshtat.

Problemet e grumbulluara ndër vite

Kompania më e vlefshme shtetërore në Mal të Zi, e cila, përveç frutave, prodhon mbi 40 lloje pijesh, duke përfshirë verëra premium, përzgjedhje speciale dhe raki rrushi, të cilën e eksporton në 42 vende, është përballur me probleme prej vitesh.

Ato përfshijnë borxhet e trashëguara, por edhe rënien e shitjeve për shkak të humbjes së tregut rus.

Pllantazhe e ka humbur tregun e Rusisë në vitin 2017, për shkak të vendimit të autoriteteve të atij vendi për të ndaluar importet nga Mali i Zi.

Autoritetet ruse e kanë marrë vendimin vetëm dy muaj para pranimit të plotë të Malit të Zi si vend anëtar i NATO-s.

Pas ndërrimit të pushtetit në Mal të Zi në vitin 2020, Qeveria e re ka njoftuar se Pllantazhe po përballej me falimentim, për shkak të borxhit ndaj kreditorëve në vlerë prej 38 milionë eurosh.

Pastaj, Qeveria ka ndërhyrë me një ndihmë financiare emergjente prej pesë milionë eurosh.

Janë iniciuar, gjithashtu, edhe procedura gjyqësore kundër disa anëtarëve të Bordit të Drejtorëve dhe drejtoreshës Verica Marash.

Në vitet e fundit, Pllantazhe është përpjekur t’i zgjidhë problemet financiare duke shitur disa parcela toke, që, siç thuhet, nuk përdoren për aktivitetet biznesore të kompanisë.

Kompania ka njoftuar më herët se rreth pesë milionë euro janë fituar nga shitja e parcelave në pesë vjetët e fundit.

Pllantazhe është themeluar në vitin 1963.

Shteti i Malit të Zi zotëron rreth 56 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër kontrollohet nga disa fonde shtetërore.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ukraina: Rusia ka kryer sulmin më të madh ajror, prej nisjes së luftës
Artikulli tjetër Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes për përfundim të luftës në Gazë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.