Edi Rama e ka humbur bastin me politikanin britanik, Nigel Farage.
Si për tu rikthyer në vëmendje pas furtunës që krijoi shkrimi ‘Njihuni me Ramaduron…’ që u botua në FoxNeës, Edi Rama u fut në një përplasje të drejtpërdrejtë me deputetin britanik dhe liderin e ‘Reform UK’, Nigel Farage, pas deklaratave të këtij të fundit se ‘një në 50 shqiptarë në Britani ndodhet në burg’.
Farage, kishte reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës, i cili e kishte përshkruar Britaninë në një intervistë për ‘The Guardian’ se pas Brexit-it ishte kthyer në një ‘vend të errët’, dhe kishte kritikuar planet e qeverisë për të dërguar azilkërkuesit në vende të tjera të Europës.
Por me një reagimi në rrjetet sociale, Rama u zotua publikisht se do të marrë mbrapsht të gjithë shqiptarët e dënuar në burgjet britanike, nëse shifra e përmendur nga Farage del e saktë.
‘Nëse pretendimi yt ‘një në 50’ qëndron, unë personalisht angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht,’ shkroi Rama në X.
Në një prononcim të mëvonshën, Farange për The Telegraph, tha se e pranonte bastin e Ramës.
‘Ne do ta mbajmë Ramën në fjalën e tij!’
Farage shprehet se i ka mbështetur pretendimet e tij se 1 në 50 shqiptarë është i burgosur, mbi të dhëna nga Ministria e Drejtësisë (MoJ) dhe Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).
Sipas Farange, në burgjet e Anglisë dhe Uellsit ndodhen 10,435 shtetas të huaj, përfshirë 1,227 shqiptarë. Numri total i shqiptarëve të lindur jashtë që jetojnë në Britani është 68,672, por duke përjashtuar ata me pasaportë britanike (rreth 15,860), mbeten afërsisht 52,000.
Kjo jep një raport prej rreth 2%, që afërsisht përkon me një në 50 shqiptarë në burg, siç pretendon Farage.
Kjo përplasje vjen në një kohë kur emigracioni dhe kriminaliteti janë çështje të nxehta në fushatën politike britanike, ndërsa emri i Shqipërisë vazhdon të përdoret shpesh në diskursin disa politikanëve në Londër.
Marrë nga GBNews