KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përleshje në Mal të Zi pasi çmimi prestigjioz, iu dha një mohuesi të kombit malazez
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Përleshje në Mal të Zi pasi çmimi prestigjioz, iu dha një mohuesi të kombit malazez
AktualeAnalizeFokusPolitikeRajoni

Përleshje në Mal të Zi pasi çmimi prestigjioz, iu dha një mohuesi të kombit malazez

Përditësimi i fundit: 9 Korrik, 2025 12:17 pm
243 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qytetarë dhe policë u përleshën dje në Podgoricë, gjatë një proteste kundër dhënies së çmimit “13 Korriku” shkrimtarit Beqir Vukoviq, i cili mohon kombin malazez dhe mbështet lëvizjen çetnike.

Forcat e policisë përdorën mjete kimike dhe i penguan fizikisht demonstruesit të hynin në vilën shtetërore Gorica, ku u mbajt pritja dhe u dha çmimi.

Pas gati tri orësh, protesta përfundoi.

Regjisori Danilo Marunoviç, që ishte në krye të protestuesve, u tha të pranishmëve se nuk do të ndalen me aq.

“Sonte, policia jonë na trajtoi brutalisht, si kriminelët më të këqij. Kjo nuk mund të mbarojë sonte”, tha ai.

Policia tha se gjatë tubimit të paautorizuar, të organizuar nga një grup joformal qytetarësh me emrin “STEGA”, pjesëtarët e saj janë sulmuar dhe njëri nga ta është lënduar.

Policia paralajmëroi se do t’i identifikojë dhe ndjekë penalisht autorët e dhunës.

Në disa raste, disa qindra qytetarë u përpoqën të thyenin kordonin policor dhe të arrinin te vila.

Pasi policët përdorën dy herë sprej me piper, ata hodhën vezë dhe gurë në drejtim të tyre.

Turma brohoriste “Fashistë”, “Tradhti”, “Mandiç, fashist”, “Duhet t’u themi jo fashistëve, kurdo, kudo” dhe këndonin himnin malazez.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në Podgoricë raportojnë se disa protestues kishin probleme me frymëmarrje, për shkak të përdorimit të sprejit me piper, përfshirë dekanin e Fakultetit të Gjuhës dhe Letërsisë Malazeze, Aleksandar Radoman, i cili përfundoi në spital.

Çmimi i “13 Korrikut” ndahet për nder të Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi për krijuesit e veprave që përfaqësojnë vlerat e Malit të Zi.

Kryengritja antifashiste në Mal të Zi filloi më 13 korrik të vitit 1941.

Për protestuesit, është e papranueshme që çmimi – simbol i antifashizmit – t’i jepej Vukoviçit, një mbështetës i lëvizjes çetnike, i cili bashkëpunoi me fashistët në Luftën e Dytë Botërore.

Në shkrimet e veta, Vukoviç ka madhëruar Drazha Mihailoviçin, udhëheqësin çetnik të Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se ai ka qenë “udhëheqës i kryengritjes së tretë serbe”.

Ai ka mbështetur edhe politikat e Frontit Demokratik pro-rus të Andrija Mandiqit, duke deklaruar se “ato janë e vërteta e vetme në qiellin e turbullt politik të Malit të Zi”.

Ka mohuar edhe kombin malazez, duke pretenduar se ai është shpikur nga Kominterni – internacionalja komuniste e themeluar në Moskë në vitin 1919.

Krahas Vukoviqit, çmimin e fitoi edhe grafisti Velo Stanishiç.

Çmimet ua dorëzoi kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiç.

“Veprimet, përkushtimi dhe sukseset tuaja janë simbol i asaj se çfarë duhet të jetë ‘13 Korriku’ në shekullin 21”, tha Mandiç.

Një nga tre laureatët, Millosh Karadagliç – kitarist klasik me famë botërore – refuzoi ta pranonte çmimin.

Akuza për brutalitet policor

Policia malazeze arriti në pikën më të ulët kur sulmoi brutalisht qytetarët në një protestë paqësore kundër dhënies së turpshme të çmimit të “13 Korrikut”, tha Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) në opozitë.

“Do të kalojë edhe kjo kohë e errët, por do të mbahet mend se kush ishte shërbëtor i Andrija Mandiçit dhe shefave të Beogradit, e kush e mbrojti Malin e Zi qytetar dhe modern”, tha DPS-ja.

Fakulteti i Gjuhës dhe Letërsisë Malazeze u dërgoi një letër ambasadorëve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar në Mal të Zi, duke shprehur shqetësim të thellë për “përdorim të tepruar të forcës” nga policia, gjatë protestës.

Letra thekson se dekani i atij fakulteti është lënduar gjatë protestës.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lire

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm UEFA ndryshon formatin e fazës me eliminim direkt të garave evropiane
Artikulli tjetër Vriten 40 palestinezë në Gaza, teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.