KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përmbytje dhe rrëshqitje dheu, 14 të vdekur nga moti i keq në Korenë e Jugut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Përmbytje dhe rrëshqitje dheu, 14 të vdekur nga moti i keq në Korenë e Jugut
AktualeBotaFokusSociale

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu, 14 të vdekur nga moti i keq në Korenë e Jugut

Përditësimi i fundit: 20 Korrik, 2025 10:01 am
227 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë shpallur të zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut që kanë goditur Korenë e Jugut prej disa ditësh, njoftoi të dielën Zyra Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive.

Ndërkohë që përpjekjet e shpëtimit janë ende në vazhdim, autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet. Mijëra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa shumë zona mbeten të izoluara për shkak të dëmtimeve në infrastrukturë.

Sipas autoriteteve, rreth 10,000 persona janë evakuuar nga banesat e tyre që prej fillimit të reshjeve të mërkurën. Më shumë se 41,000 familje mbetën përkohësisht pa energji elektrike, ndërsa mbi 3,800 banorë nuk mund të kthehen në shtëpi për shkak të dëmtimeve serioze.

Pamjet e publikuara tregojnë banorë që ecin mes baltës në qytetin turistik Gapyeong, duke u zhvendosur drejt strehimoreve pasi rrëshqitjet e dheut dëmtuan rrugë dhe ura. Në rajonin qendror Chungcheon, një fshat i tërë u mbulua nga dheu dhe mbeturinat.

Shkatërrimet më të rënda janë regjistruar në jug të vendit, ku gjashtë persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë rezultojnë të zhdukur në zonën e Sancheong. Dy trupa të pajetë u gjetën në një qark rural të dielën në mëngjes.

Në Gapyeong, një rrëshqitje dheu shkaktoi dy viktima dhe katër persona të zhdukur. Autoritetet lokale raportuan se 63 persona janë shpëtuar, ndërsa 285 të tjerë janë evakuuar.

Qeveria ka nisur një përpjekje të përbashkët emergjente për rimëkëmbjen. Presidenti Lee Jae-myung urdhëroi shpalljen e zonave më të goditura si zona të veçanta fatkeqësie, ndërsa Ministri i Brendshëm Yun Ho-jung kërkoi nga autoritetet lokale mobilizimin e të gjitha burimeve të disponueshme.

 

Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor

Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale

Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore

Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tërmet 7.4 ballësh në brigjet e Rusisë, paralajmërim për tsunami
Artikulli tjetër Francë, 150 persona të maskuar sulmojnë autostradën me molotovë dhe shufra hekuri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pasuria e çmendur e drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
Intervista e plotë e Edi Ramës për Channel 5
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Nëntor, 2026
Trumpi thotë se do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve
Aktuale Bota Koment Politike 4 Nëntor, 2026
Champions/ Manchester-i përmbys Romën, PSG dërrmon Villarreal-in, Bayern-i thyen Atletico-n
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.