KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pikëpyetjet e Bankers
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pikëpyetjet e Bankers
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Pikëpyetjet e Bankers

Përditësimi i fundit: 21 Korrik, 2025 1:42 pm
258 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Në 14 korrik të vitit 2016, një vajzë e re e quajtur Laura Saro themeloi një kompani të quajtur PCG me objekt konsulencë dhe asistencë ligjore. Pak muaj pas themelimit, zonja Saro vendosi që 49 për qind të aksioneve të shoqërisë së sapokrijuar t’i shiste tek avokati Besnik Çerekja. Dhe biznesi filloi të lulëzonte.

Në vitin e parë PCG bëri vetëm 35 mijë euro xhiro, por në vitin e dytë të ardhurat e saj kërcyen në 150 mijë euro. Më vonë, në vitin 2018 xhiro shkoi 220 mijë euro dhe në 2019-ën ajo u rrit me tej në 360 mijë euro. Dy vitet e mëpashme, PCG arkëtoi dhe 520 mijë euro të tjera dhe në vitin 2022, aksionerët Saro dhe Çerekja vendosën në mënyrë të beftë që ta mbyllnin shoqërinë duke e likujduar atë.

Sipas bilanceve, në 5 vitet e aktivitetit të saj PCG arkëtoi mbi 1.2 milionë euro të ardhura dhe regjistroi një fitim fiskal neto prej mbi 420 mijë eurosh. Një nga burimet kryesore të këtyre fitimeve ishte Bankers Petroleum. Por për çudi emri i PCG nuk rezulton në dosjen hetimore të Bankers.

Aty figurojnë disa studio ligjore si Halimi Tax and Law e ish ministrit të drejtësisë Eduart Halimi, H & A e ish deputetit socialist, Alket Hyseni dhe një studio tjetër e Besnik Çerekes, me të cilën avokati ka marrë 2.7 milionë euro nga Bankers. Por PCG, jo. Ajo nuk duket gjëkundi në dosje.

Ndoshta hetimi tatimor dhe prokurorët nuk e kanë para të arsyeshme ta përfshijnë emrin e PCG në dosjen hetimore sepse kanë gjykuar që faturimet e saj kanë qenë korrekte. Ose ndoshta arsyeja e mospërfshirjes ka qenë një tjetër. Sepse fijet e saj mund të çonin deri në godinën e kryeministrisë.

Laura Saro aktualisht është drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve, aty ku jepen medalje për strategjikët. Vetëm dy muaj para se të themelonte PCG, ajo ishte punonjëse në kryeministri.

Ata që e njohin nga afër e dinë shumë mirë se zonja Saro është protégé e sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, zotit Agaçi. Ashtu sic dihet gjerësisht se edhe avokati Çerekja ka lidhje me zotin Agaçi. A mos vallë ishte kjo arsyeja se pse prokurorët e lanë jashtë PCG-në nga dosja hetimore e Bankers?

Dy indice bëjnë një provë

Por rasti i PCG, nuk është i vetmi që ngre pikëpyetje të mëdha për hetim selektiv. Në dosjen hetimore të Bankers shfaqen emrat e tre kontabilistëve, të cilët kanë faturuar në total mbi 5 milionë euro nga Bankers.

Mirgen Dervishi, një llogaritar nga Lushnja ka faturuar mbi 4 milionë euro për një kohë të shkurtë për shërbime kontabiliteti nga Bankers. Andi Shyti me një kompani të quajtur Business Corporate Tax Consulting ka faturuar 600 mijë euro, ndërsa një studio kontabiliteti e quajtur PKF Albania e zotëruar nga një Taulant Asllani ka faturuar 670 mijë euro të tjera.

Vetë prokuroria e Fierit thonë në dosje se të tre këto studio kontabiliteti kanë bërë faturime fiktive, në sensin që nuk kanë bërë shërbim për Bankers sepse nuk kishin as kapacitetin as nuk kanë lënë produkt. Ato thjesht vetëm kanë marrë 5 milionë euro. Por për asnjë nga këta persona nuk është kërkuar masë. Më tej akoma hetimi tatimor dhe ai penal nuk kanë zbardhur se pse i kanë marrë paratë këta persona dhe ku i çuan.

Nëse do të ishin thelluar pak më gjatë do të gjenin shumë lehtë se ato para ishin rryshfeti i kërkuar për të miratuar rimbursimin e 60 milionë eurove TVSH për Bankersin. Dhe përfituesit fundor të atyre 5 milionë eurove ishin krerët më të lartë të Tatimeve, që për koiçidencë më vonë do të merrnin mandate në Fier.

Tre indicie, sabotim

Në dosjen hetimore të Bankers shfaqen edhe disa transaksione të tjera për të cilat prokuroria thotë se janë fiktive. Këto pagesa, që në total kishin vlerën 1.4 milionë euro, rezultojnë të jenë bërë për llogarie të një firme private.

Në përgjimet që prokuroria ka kryer për llogari të hetimit, ka dhe një pasazh interesant ku flitet për këto pagesa. Në bisedat mes financiereve të Bankers flitet për një vendim të Entit Rregullator që ka ulur çmimin e energjisë për Bankers me 3 lekë për kilovat orë, nga 26 lekë në 23 lekë për kilovat.

Vendimi përkon me kohën kur Shqipëria po përballej me një situatë dramatike të energjisë. Në vitin 2022, KESH importoi mbi 500 milionë euro energji me çmime rekord dhe Edi Rama nisi të kërcënonte shqiptarët me rritje të çmimit të energjisë. Pikërisht në këtë kohë, Enti Rregullator i Energjisë kishte luksin të ulte çmimin e energjisë për Bankers Petroleum.

ERE e justifikoi vendimin, me faktin se kompanitë e naftës e paguanin çmimin me shtrenjtë nga të tjerët dhe çmimi u ul për të tre kompanitë koncesionare që ishin në atë kohë.

Megjithatë prokurorët nuk e kanë parë të arsyeshme të hetojnë nëse ka lidhje mes pagesave 1.4 milionë euro dhe vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për uljen e çmimit. Siç rezulton nga përgjimet, financieret e Bankers e dinë mirë. Ashtu siç duhet ta dije edhe kryetari i Entit Rregullator i Energjisë.

Por me sa duket hetimi për Bankers ka patur objektiva specifike. Të arrestojë Lonin dhe disa kinezë, jo të gjejë paratë në skutat e qeverisë.

 

Marre nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mykonos, arrestohen efektivë policie, edhe shqiptarë
Artikulli tjetër “Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.