KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Deputeti shqiptar në parlamentin serb padit Ana Brnabiç për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Deputeti shqiptar në parlamentin serb padit Ana Brnabiç për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare
FokusKomentKryesorePolitikeRajoniSociale

Deputeti shqiptar në parlamentin serb padit Ana Brnabiç për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare

Përditësimi i fundit: 4 Gusht, 2025 5:45 pm
254 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se bashkë me kolegët e tij Ahmedin Shkrijelj dhe Minela Kalender, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj Kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, për veprën penale të “nxitjes së urrejtjes etnike, fetare dhe racore”.

Kjo iniciativë vjen pas deklaratës së Brnabiq në një konferencë për shtyp më 30 korrik 2025, ku ajo tha: “atëherë dëgjuam thirrje Allahu Ekber dhe gjëra të tjera të neveritshme”, duke iu referuar protestave të mbajtura disa ditë më parë në Novi Pazar.

Sipas Kamberit, gjuha e urrejtjes nuk mund të mbetet vetëm çështje politike apo moraliteti publik – në radhë të parë është çështje ligjshmërie dhe drejtësie.

Ai ka theksuar se fjalia e Brnabiq nuk ishte lapsus apo interpretim i gabuar, por një deklaratë që stigmatizon fenë islame, identitetin e shqiptarëve myslimanë dhe të komuniteteve të tjera me të njëjtin besim, duke i përbaltur dhe asociuar me “të neveritshmen”, me “rrezikun” dhe me “të huajin” në një shtet që ende nuk është shkëputur nga trauma e nacionalizmit të viteve ’90.

“Kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj znj.Brnabiq për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, sipas nenit 317 të Kodit Penal të Republikës së Serbisë,” ka theksuar Kamberi.

Kamberi ka shtuar se ky veprim nuk është hakmarrje politike apo sensacionalizëm, por një thirrje për drejtësi dhe përpjekje për të vendosur një precedent – që askush, pavarësisht pozitës apo privilegjit, nuk mund të nënçmojë komunitete të tëra e të banalizojë ndjenjat fetare, pa u përballur me ligjin.

“Drejtësia nuk është privilegj i shumicës. Ajo është mburoja e të drejtave të secilit qytetar – edhe të atyre që e thonë ‘Allahu Ekber’ si shprehje të besimit e jo të dhunës,” përfundoi Kamberi, duke theksuar se shteti i së drejtës duhet të fillojë nga e vërteta dhe përballja me gjuhën që lëndon, ndan dhe poshtëron.

 

Marrë nga Balkanweb.cm

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?

Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BE do të pezullojë kundërmasat doganore të SHBA-së për 6 muaj
Artikulli tjetër Stuhia “Floris” godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familjen pa energji elektrike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 5 Nëntor, 2026
Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda kalon Greqinë
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.