Britania dhe Irlanda janë goditur këtë të hënë nga një stuhi e fuqishme “Floris” dhe me erërat me shpejtësi që tejkalonin 160 km/orë duke shkaktuar ndërprerje të rënda të udhëtimit , ndërprerje të energjisë elektrike dhe anulime masive të ngjarjeve në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas The Guardian, zonat më të goditura sot ishin Skocia qendrore dhe veriore ku u lëshua një paralajmërim portokalli dhe autoritetet urdhëruan ndalimin e udhëtimit deri në mbrëmje.
Vlen të përmendet se Shërbimi Meteorologjik Britanik raportoi se erërat me shpejtësi 170 kilometra në orë goditën Malësitë , ndërsa në zonat e populluara ato arritën deri në 144 kilometra në orë.
Marrë nga BBC