KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përveç burimeve njerëzore, Shqipëria ka çmime më të larta se Europa për inputet e investimeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Përveç burimeve njerëzore, Shqipëria ka çmime më të larta se Europa për inputet e investimeve
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Përveç burimeve njerëzore, Shqipëria ka çmime më të larta se Europa për inputet e investimeve

Përditësimi i fundit: 7 Gusht, 2025 9:59 am
196 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kostot e investimeve në Shqipëri në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian janë ende të lira për shkak të pagave të ulëta të burimeve njerëzore, por inputet që përdoren për investime janë shumë më shtrenjtë se në BE sipas të dhënave të Eurostat.

Sipas tabelës krahasuese të Eurostat mbi çmimet e investimeve në kategori të ndryshme (ku mesatarja e BE-së është vendosur në 100), Shqipëria ka një indeks prej vetëm 67.8 për investimet në përgjithësi, një nga më të ulëtit në Europë, pas Maqedonisë së Veriut (66.5) dhe në linjë me Kosovën dhe Bosnjën kryesisht nga vlera e ulët e fuqisë punëtore.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për kategori si produktet metalike dhe makineritë elektrike e optike, Shqipëria shfaqet me çmime dukshëm më të larta se Europa dhe Rajoni.

Çmimet e “produkteve metalike dhe makinerive janë sa 108.7 e mesatares europiane me 2014, më i larti në Ballkan dhe ndër më të lartët në Europë, duke kaluar edhe vende si Belgjika (100.9) dhe Holanda (100).

Gjithashtu grupi “ Pajisje elektrike dhe optike” ka çmime 111.3 më të larta se mesatarja e BE dhe gjithashtu më e larta në Rajonin e Ballkanit dhe më i lartë edhe se Gjermania (96.4) apo Franca (97.9).

Me një indeks prej 112%, Shqipëria rezulton i shtrenjtë në krahasim me Europën për mjete transporti. Ky tregues përbën një pengesë serioze për sektorët e logjistikës dhe transportit, apo për çdo industri që kërkon automjete të specializuara.

Vetëm softueri kushton pak më lirë me një indeks sa 86.6% e mesatares së BE sipas Eurostat, por më i lartë se shumica e vendeve të Ballkanit, si Maqedonia e Veriut (81.3), Serbia (79.5) apo Bosnja (82.2).

Këto disbalanca tregojnë se, ndonëse Shqipëria mbetet tërheqëse për investimet që lidhen me ndërtimin dhe infrastrukturën për shkak të kostove të ulëta, ajo përballet me barriera të konsiderueshme për investime në teknologji dhe industri prodhuese me vlerë të shtuar.

Çmimet më të larta për pajisje teknologjike i dekurajojnë investitorët që kërkojnë të zhvillojnë sektorë të avancuar si prodhimi elektronik, transporti inteligjent apo teknologjia e informacionit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bullgaria me Presidente grua/ Iljana Jotova fitoi me 57.5% në balotazh

Policia kërkon kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së, për bizneset e vogla

Kur Antiterrori heton protestuesit

Kur qeveria bën humor me Kushtetutën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Trump: Miliarda dollarë po derdhen në thesarin amerikan
Artikulli tjetër Garancia 15 mijë dollarë, Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kur zemërimi nuk mjafton: anatomia psikologjike e dy revoltave ballkanike
Analize Fokus Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Aktet e reja për tubimet rrezikojnë të kufizojnë protestën dhe të frikësojnë organizatorët
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Nëntor, 2026
Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Banka më e madhe e vendit investon 2.2 miliardë euro kursime të shqiptarëve, jashtë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.