KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Debati për plazhet bosh dhe çmimet e larta në Itali, Meloni përplaset me opozitën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Debati për plazhet bosh dhe çmimet e larta në Itali, Meloni përplaset me opozitën
AnalizeBotaEkonomiKomentPolitikeZhvillim

Debati për plazhet bosh dhe çmimet e larta në Itali, Meloni përplaset me opozitën

Përditësimi i fundit: 13 Gusht, 2025 10:33 am
284 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kryeministrja Giorgia Meloni ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të opozitës nga Elly Schlein, sekretare e Partisë Demokratike në Itali, në lidhje me gjendjen e sektorit të turizmit.

Në një postim në rrjetin X, Meloni e quajti “të turpshme” përhapjen e lajmeve të rreme nga opozita, duke e akuzuar për dëmtim të imazhit dhe interesave të vendit:

“Është e turpshme që, vetëm për të sulmuar qeverinë, opozita shpërndan lajme të rreme që dëmtojnë imazhin dhe interesat e Italisë. Elly Schlein ka lënë të kuptohet se turizmi italian është në krizë, por të dhënat zyrtare të Ministrisë së Brendshme, të mbledhura nga platforma ‘Alloggiati web’ e Policisë së Shtetit, tregojnë të kundërtën: ka rritje të numrit të vizitorëve dhe miliona turistë në strukturat akomoduese.”

Meloni kujtoi gjithashtu se, sipas të dhënave të fundit, Italia ka regjistruar 38 milionë mbërritje këtë verë, duke e quajtur sezonin turistik “rekord”.

Përgjigjja nga Elly Schlein nuk vonoi. “Sindikata e bregdetarëve ka folur për një rënie të frekuentimeve me 15%, ndërsa Altroconsumo raporton një rritje të çmimeve me 34%. Meloni duhet të përgjigjet jo mua, por familjeve italiane që nuk përballojnë dot pushimet për shkak të pagave të ulëta, ndërkohë që qeveria e saj bllokon vendosjen e pagës minimale dhe nuk ndërmerr asgjë për të ulur faturat më të shtrenjta në Europë.”

Përplasja vjen pas deklaratave të Schlein në festën e Partisë Demokratike në Villadossola, ku ajo tha se për shumë familje italiane këto janë ditë të vështira për shkak të krizës së kostove të jetesës dhe energjisë. Sipas saj, qeveria Meloni “nuk është marrë me këto probleme për më shumë se dy vjet e gjysmë”.

 

Marrë nga ANSA

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 39 shtëpi të djegura në Skënderbegas të Gramshit! Flakët përfshijnë fshatin Nartë, banorët largohen të tmerruar
Artikulli tjetër Zjarret në Greqi, emigrantët shqiptarë bllokohen në aksin që lidh Artën me Janinën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.