KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve
FokusKryesoreOpinionRajoniSociale

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve

Përditësimi i fundit: 16 Gusht, 2025 8:52 am
220 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Dëbimi masiv i shqiptarëve nga shtëpitë e tyre gjatë periudhës së luftës së vitit 1999, sulmet, ndalimet arbitrare, shkatërrimi i shtëpive dhe shumë akuza të tjera, janë pjesë e një aktakuze që Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj 21 personave të cilët akuzohen për krime lufte.

“Ju njoftojmë lidhur me aktakuzën që sot më 15.08. e kemi dorëzuar në gjykatë, që mendoj se përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë dhe përgjegjësisë për vuajtjet që janë shkaktuar gjatë luftës në Kosovë”, tha në një konferencë për mediat kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj.

Pesë vjet hetime intensive

Emrat e të akuzuarve nuk u bënë publik, por sipas kryeprokurorit Isufaj Prokuroria vlerëson se “të pandehurit në pozitën dhe funksionin që kanë ushtruar kanë dështuar në marrjen e masave të nevojshme dhe të arsyeshme për të parandaluar këto krime, kanë dështuar për të ndëshkuar autorët e tyre si dhe kanë dështuar për të raportuar te autoritetet më të larta ndonëse kishin kompetenca”. Sipas tij, këto veprime përbëjnë pjesë të një fushate të gjerë nga armata e atëhershme e ish-Jugosllavisë dhe policisë së Serbisë, që kanë rezultuar “me zhvendosje me dhunë të rreth 863 mijë civilëve shqiptarë, sipas statistikave zyrtare”.

Zhvendosja me dhunë e civilëve shqiptarë

Prokurori i çështjes në Prokurorinë Speciale, Atdhe Dema, tha se “aktakuza është përgatitur pas pesë vjetësh hetime intensive”. “Sipas aktakuzës, gjatë kësaj periudhe, të pandehurit kanë qenë në dijeni se forcat nën komandën e tyre po kryenin veprime që realizoheshin përmes një fushate të gjerë dhe të koordinuar që përfshinte: shkatërrimin e pronës, djegien e shtëpive, përndjekjen dhe ndalimin arbitrar të personave në baza etnike, sulme të armatosura ndaj fshatrave dhe qyteteve të banuara me popullsi civile shqiptare, me qëllim zhvendosjen me dhunë brenda territorit të kufijve të atëhershëm administrativ të Kosovës”, tha prokurori Dema.

Sipas tij, që të gjithë 21 të dyshuarit “kanë pasur kontroll të plotë mbi ushtrinë e atëhershme jugosllave dhe mbi policinë serbe dhe se nuk i kanë parandaluar pjesëtarët e tyre nga kryerja e krimeve të luftës kundër popullsisë në Kosovë”. Ai bëri të ditur se Prokuroria ka bërë kërkesë për fletarrestime ndërkombëtare për të dyshuarit, për të cilët tha se janë të paarritshëm për Prokurorinë e Kosovës në këtë kohë.

Gjykim në mungesë

Në Kosovë që prej tri vjetësh lejohet gjykimi në mungesë, pas ndryshimeve që janë bërë në Kodin e Procedurës Penale. Megjithatë gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Që nga hyrja në fuqi e ligjit të amandamentuar për gjykimet në mungesë në vitin 2022, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë. Por nga të gjitha ato vetëm një aktgjykim në mungesë është shqiptuar në dhjetorin e vitit të shkuar në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullsisë civile.

Shtim i numrit të aktakuzave

Vitet e fundit është rritur numri i aktakuzave të ngritura në Kosovë për kryerjen e veprës penale “krim i luftës kundër popullatës civile”. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, në vitin 2021 është ngritur një aktakuzë dhe është akuzuar një person, në vitin 2022, tri aktakuza dhe tre të akuzuar, në vitin 2023, 15 aktakuza dhe 68 të akuzuar. Në vitin 2024 janë ngritur 14 aktakuza dhe 25 të akuzuar, ndërsa, në periudhën janar-mars 2025, ka pasur 4 aktakuza e 6 të akuzuar. Në këto statistika nuk përfshihet aktakuza e fundit dhe 21 të akuzuarit për të cilën njoftoi Prokuroria Speciale e Kosovës.

13.000 të vrarë dhe mbi 1.600 të zhdukur

Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, 1998/99, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mbi 1.600 persona vazhdojnë të cilësohen të zhdukur, shumica nga ta shqiptarë të Kosovës. Një pjesë e trupave të civilëve shqiptarë të vrarë, sipas autoriteteve të Kosovës dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, janë gjetur në varreza masive edhe në Serbi.

Disa nga udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë tashmë dy dekada më parë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, përfshirë krimet edhe në territorin e Kosovës. Ndër të arrestuarit ishte edhe udhëheqësi i atëhershëm politik Sllobodan Millosheviq, i cili vdiq në burg të Hagës gjatë procesit të gjykimit pa arritur të dënohet.

 

Marre nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Omonia lëshon mesazh me tone ekstremiste
Artikulli tjetër Trump dhe Putin takohen në Alaskë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.