KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol
AnalizeFinanceHI-TechKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

Përditësimi i fundit: 17 Gusht, 2025 10:14 am
455 Shikime
Share
10 Min. Leximi
Kryeministri Edi Rama gjate ceremonise se organizuar me rastin rihapjes se Viles 31, ku ka jetuar ish diktatori komunist, e rikonstruktuar nga studioja Nem Architects. Vila do te kthehet ne nje hapesire artistike, ku nepermjet fondacionit Art Explora do te mund te perdorin hapesirat artistet shqiptare e te huaj mund te shprehin veten./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama during the ceremony organized on the occasion of the reopening of Villa 31, where the former communist dictator lived, reconstructed by the Nem Architects studio. The villa will be turned into an artistic space, where through the Art Explora foundation, Albanian and foreign artists will be able to use the spaces to express themselves.
SHARE

Në mënyrë të shpeshtë, drejtuesit e bankave ulërasin nëpër konferenca apo jashtë konferencave për atë që supozojnë se është përdorim i tepruar i parasë fizike në ekonominë shqiptare dhe nënpërdorim të mjeteve të pagesës elektronike. Në një rast, një prej këtyre bankierëve kërkoi, në mënyrë eksplicite, që ligjet në vend të ndryshohen dhe që bizneset të detyrohen në nivel kombëtar të instalojnë terminale të procesimit të pagesave POS.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama u bë kryeministri shqiptar i radhës që çudit jo vetëm shqiptarët por edhe të gjithë botën duke deklaruar ambicien për ta bërë Shqipërinë pararojë globale, vendin e parë në botë pa para fizike, brenda pesë viteve të ardhshme.

Një deklaratë e tillë bombastike nuk ka se si të shihet ndryshe përveçse në kuadër të nevojës për të tërhequr vëmendjen përkundrejt kontekstit të kredencialeve demokratike të dëmtuara rëndë nga ajo që vëzhguesit ndërkombëtarë e cilësuan si “keqpërdorim masiv të pushtetit shtetëror”, “presion mbi votuesit” dhe “kontroll të medias”, gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Megjithatë, ndërsa nuk duhet të shqetësohemi shumë për rrezikun që ne të përballemi me eliminim të lekut fizik brenda vitit 2030, duhet gjithsesi të mos lëmë pa vërejtur se, përdorimi i parasë elektronike është një alternativë, e cila, në një situatë normale, kursen kosto dhe kokëçarje, ndërsa në situata anormale, i vë qytetarët përballë tarifave zhvatëse apo përballë abuzimit të të dhënave personale për arsye të interesit komercial, ndërsa mungesa e institucioneve jopartiake dhe profesionale, ose për shkak të partitizimit të tejskajshëm të të gjithë strukturës shtetërore, e bën të pamundur mbrojtjen e qytetarëve nga këto abuzime.

E para, paraja cash ka kosto. Kur shtypet në shtypshkronjë, kushton, ndërsa kur dërgohet te përdoruesi kërkon transport me kushte sigurie, i cili gjithashtu kushton. Përkundrejt kësaj, paraja elektronike nuk shtypet dhe nuk transportohet. Ajo menaxhohet me sisteme kompjuterike, të cilat kushtojnë, por janë ku e ku më me leverdi se sa mbajtja e parasë fizike. Vetëm se, në mënyrë që përfitimet nga kursimet e kostove të parasë fizike të ndahen mes ofruesve dhe shërbimit dhe përdoruesve, nevojitet që të ketë konkurrencë. Gjë që, në tregun bankar shqiptar (dhe botëror gjithashtu) lë për të dëshiruar.

Bizneset që pranojnë karta bankare, p.sh., paguajnë komisione për çdo transaksion. Komisionet e shërbimeve bankare janë pak a shumë njësoj mes të gjitha bankave, gjë që sugjeron sjellje të koordinuar, gjë që, në legjislacionin shqiptar dhe në legjislacionet e shumë vendeve normale, është e paligjshme. Bankat përdorin gjithashtu praktika abuzive, për shembull, detyrojnë qytetarët që të hapin llogari më vete për karta bankare me funksione të caktuara, përdorin kurse këmbimi me marzhe shumë anormale për botën moderne apo tarifojnë klientët e njëra-tjetrës në mënyrë të tepërt kur këta përdorin pos-e apo ATM të bankave të tjera nga ajo emetuese e kartës.

Nëse nuk keni informacion se si funksionon qarkullimi i parasë elektronike, po jap këtë shpjegim të thjeshtë: Nëse një qytetar klient i bankës A, përdor kartën e tij për të paguar në një dyqan, i cili mban pos dhe ka llogari të bankës B, paraja elektronike kalon përmes një sistemi të menaxhuar nga Banka e Shqipërisë nga llogaria e qytetarit në bankën A te llogaria e biznesit në bankën B. Sistemi, i quajtur AECH, i kushton bankave 4 deri në 8 lekë për transaksion. E njëjta gjë ndodh nëse një qytetar përdor kartën e bankës A për të tërhequr para nga ATM e bankës B. Kostoja e klerimit të pagesës është 4 deri në 8 lekë për bankën, por banka B, në shumë raste në Shqipëri, mban komisione 200, 400 apo 600 lekë, pra komisione qindra herë më të larta se sa kostot.

Arsyeja se pse bankat përdorin praktika të tilla diskriminuese për joklientët është e thjeshtë. Disa njerëz përtojnë të shkojnë te automati i bankës së vet, disa të tjerëve, nuk ua ndjen për komisionet ose janë të pavetëdijshëm për to. Praktika tregtare të tilla normalisht që janë të ndaluara dhe në vende normale, autoritetet rregullatore do të duhej të kishin ndërhyrë për të detyruar bankat të përdorin kushte jodiskriminuese. Ndërhyrje të tilla rregullatore janë në përfitim si të konsumatorit, ashtu edhe të operatorëve. Sepse, bankat, në vend që të shtrijnë rrjetin e vet të ATM-ve në të gjithë vendin, mundet që të shërbejnë klientët e vet përmes ATM-ve të bankave të tjera në zona të caktuara. Kjo nuk ndodh për shkak se autoritetet rregullatore, Banka e Shqipërisë si menaxherja e sistemit të pagesave dhe Autoriteti i Konkurrencës si zyra që mbron konsumatorët nga sjelljet jokonkurruese të bankave, nuk kanë kryer funksionet e veta ligjore.

Gjithsesi, situata më lehtësisht e dallueshme e sjelljes predatore të bankave duket se dallohet te kursi i këmbimit i përdorur si në sportele, ashtu edhe në shërbimet elektronike. Në Shqipëri, këmbimi valutor ofrohet nga dy grupe të mëdha: nga bankat dhe nga agjencitë e këmbimit valutor. Logjikisht, bankat, me sistemet e shërbimeve automatike elektronike, janë në pozicionin për të konkurruar me lehtësi të madhe agjencitë e këmbimit valutor, të cilat ofrojnë shërbime në dyqane fizike, ku paguajnë qira, punëtorë dhe ku përpunojnë paranë fizike. Përkundrejt këtyre, këmbimi elektronik i parasë duhet të kushtojë shumë më pak. Por në praktikë, e kundërta ndodh. Në agjencitë e këmbimit valutor, euro shitet me një marzh zakonisht jo më të lartë se sa 0.5% se sa mesatarja dhe blihet me një marzh jo më të ulët se sa 0.5% nga mesatarja. Por nëse përdor aplikacionet e bankave, këto e shesin euron 2 apo 3% më shtrenjtë dhe e blejnë 2 apo 3% më lirë se sa mesatarja.

Siç dallohet, shërbimi që teorikisht duhej të kushtonte më lirë në aplikacionet e parasë elektronike, kushton në fakt pesë apo gjashtë herë më shtrenjtë. Arsyeja se pse bankat e bëjnë këtë duket se lidhet me dëshirën për të zhvatur nga paratë e qytetarëve një shumë të majme duke shfrytëzuar faktin se, disa nga konvertimet që qytetarët bëjnë, janë në shuma të papërfillshme dhe qytetarit nuk i leverdis taksirati të tërheqë paratë në bankë për të përdorur  shërbimet e agjencive të këmbimit valutor. Ndërsa bizneseve të mëdha u ofrohen kushte speciale të negociuara për këmbimin valutor. Bizneset e vogla, ato që nuk kanë shuma të konsiderueshme për të këmbyer, ose do të duhet të harxhojnë kohë ose duhet të pranojnë marzhet zhvatëse të bankave.

Nga këto të gjitha, abuzimi me mungesën e edukimit financiar të qytetarëve përmes kurseve shumë të tepruara të këmbimit valutor, në rastet kur qytetarët përdorin karta të emetuara në monedhë tjetër, e bën, për biznesin ashtu edhe për individin, shpesh me leverdi përdorimin e parasë fizike përkundrejt asaj elektronike. Turistët e huaj që janë mësuar nëpër botë të përdorin kartë, vijnë në Shqipëri dhe përballen me tarifa të paimagjinueshme kur tërheqin në bankomate, tarifa që mbahen nga bankat shqiptare pikërisht për shkak se autoritetet rregullatore kanë dështuar të bëjnë punën e vet.

Pasojat janë jo vetëm për qytetarët, por edhe për ekonominë në tërësi. Përdorimi i praktikave predatore në biznes sjell fitime në kurriz të besimit. Por kjo është një temë tjetër. Ajo që vlen të thuhet aktualisht është që, nëse shteti, me kërkesë të bankave, apo për shkak të fantazisë së kryeministrit, vendos kushte që detyrojnë qytetarët të përdorin shërbimet e bankave pa pasur alternativë të vlefshme, këto praktika predatore bëhen taksa private. Në këtë kontekst, një ndërhyrje për të kufizuar, fjala vjen, të drejtën e biznesit për të përdorur paranë cash si alternativë më ekonomike se sa paraja elektronike e ofruar nga bankat, pavarësisht nëse mundet apo jo të shitet si platformë kundër informalitetit e të tjera përralla si këto, mund të krijojë monopole të pakëndshme, nga ato të shumtat nga të cilët shqiptarët sakaq vuajnë, me pasoja negative afatgjata për të gjithë ekonominë.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama i jep leje Dulakëve për pallate pranë City Park
Artikulli tjetër Zelensky kërkon garanci sigurie para takimit, në Shtëpinë e Bardhë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
Belind Këlliçi i kërkon llogari Prokurorisë së Tiranës: “Dy javë dhunë ndaj të rinjve, asnjë polic i arrestuar”
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.