KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Plumba drejt policisë, arrestohen dy grabitës në Sukth
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Plumba drejt policisë, arrestohen dy grabitës në Sukth
AktualeAnalizeFokus

Plumba drejt policisë, arrestohen dy grabitës në Sukth

Përditësimi i fundit: 24 Gusht, 2025 9:21 am
183 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dy të rinj hapën zjarr drejt policisë në Durrës, të cilët kishin vjedhur një automjet pak ditë më parë dhe me të cilin kishte kryer një vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth.

Policia thotë se pas mesnate, policia konstatoi automjetin e vjedhur në autostradën Tiranë-Durrës, dhe kur efektivët u vunë në ndjekje të tyre, hapën zjarr. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur njëri nga autorët Ardit Domi, 28-vjeç, ndërsa autori tjetër, Lorenc Çali u kap nga policia.

Njoftimi i policisë:

Vodhën një automjet dhe e përdorën për të kryer vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth, por u identifikuan nga Policia.

Gjatë ndjekjes, dy autorët hapën zjarr ndaj shërbimeve të Policisë dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Autori tjetër, pas rezistencës me armë ndaj shërbimeve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga.

Shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehra fishekësh.

Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, te “Çifligu” në Sukth, shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e vjedhur më datë 20.08.2025, në orën 20:30, në Sektor Rinia, Durrës, me të cilin, më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, sipas njoftimit të një shtetasi të punësuar në një karburant në Sukth, ishte grabitur me dhunë shuma e lekëve të xhiros.

Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Personi tjetër, shtetasi L. Ç., 27 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, pasi bëri rezistencë me armë ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shërbimet e Policisë Durrës.

Gjatë veprimeve të Policisë së Durrësit, kanë ardhur në mbështetje edhe forcat e Policisë së DVP Tiranë.

Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Furnizimi me ujë në Durrës u përkeqësua në vitin 2025

“Revolucioni Flamingo” përballë censurës në “Meta”

Gjykata fajësoi Thaçin, por dokumenti i vitit 2000 sfidon versionin e Hagës për Behajdin Allaqin

Lezhë / Skandali me zgjedhjet? Sekuestrohen listat e votuesve, zbardhet vepra penale që po hetohet

Tender me klientët e AKSHI-t, KQZ dyshohet se skualifikoi një kompani me shkak të sajuar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Referendum në Republika Sërpska, vendimi i kuvendit alarmon Bashkimin Europian
Artikulli tjetër U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në ishujt Baleare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Shtator, 2026
Clark për dënimet në Hagë: S’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim
Fokus Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 17 Shtator, 2026
Rritja e normave të interesit dhe forcimi i Lekut “godasin” bilancin e Bankës së Shqipërisë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 17 Shtator, 2026
Trump mund ta trajtojë Gjykatën e Posaçme në Hagë, siç bëri me Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Analize Bota Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.