KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bashkitë kundër projektit të qeverisë për mbetjet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bashkitë kundër projektit të qeverisë për mbetjet
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Bashkitë kundër projektit të qeverisë për mbetjet

Përditësimi i fundit: 30 Gusht, 2025 12:09 pm
325 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nga Blerina Gjoka

Reforma e prezantuar të enjten nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, u kritikua të premten nga Instituti për Bashkitë Shqiptare (IBSH), një organizatë joqeveritare që monitoron pushtetin vendor.

Instituti për Bashkitë shpreh shqetësimin se, pavarësisht situatës së keqe të menaxhimit të mbetjeve, projekti i qeverisë përbën një kthim pas, duke centralizuar pushtetin dhe përjashtuar bashkitë nga procesi.

“Propozimi për të kaluar menaxhimin e mbetjeve tek një operator kombëtar, duke reduktuar bashkitë në thjesht ‘klientë’, përbën një hap pas për decentralizimin dhe parimin e subsidiaritetit,” – thuhet në reagimin e organizatës.

Sipas IBSH-së, menaxhimi i mbetjeve është një shërbim bazik i lidhur ngushtë me jetën e përditshme të qytetarëve dhe nuk mund të shkëputet nga përgjegjësia e qeverisjes vendore.

Instituti thekson se “problemi nuk zgjidhet me centralizim, por me forcimin e kapaciteteve të bashkive, financimin e qëndrueshëm, partneritetet publike-private dhe bashkëpunimin ndër-bashkiak”, duke shtuar se “vetëm kështu mund të ndërtohet një sistem i qëndrueshëm, ku qytetari ka zë dhe pushteti vendor mban përgjegjësi reale për shërbimet.”

Në deklaratën publike, Instituti e cilëson projektin e qeverisë, që ‘zhvesh’ bashkitë nga menaxhimi i mbetjeve, si një “hap pas për decentralizimin.”

“Zgjidhja nuk është centralizimi, por forcimi i kapaciteteve vendore dhe llogaridhënia afër qytetarit,” – sugjeron ky institut, duke vlerësuar se reformat që na përafrojnë me standardet e BE-së në këtë fushë janë të nevojshme, por nuk duhet të cenojnë reformën e decentralizimit të pushtetit vendor.

Gjatë prezantimit të reformës së re, ministrja Mirela Kumbaro tha se dy ligje të reja do të mundësonin ngritjen e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, një kompani publike që do të menaxhojë mbetjet në nivel kombëtar, rritjen e masave ndëshkuese ndaj ndotësve si dhe detyrimin e kompanive prodhuese dhe importuese për t’i gjurmuar mbetjet e tyre deri në riciklim.

Ndryshimi i kursit të qeverisë nga incenerimi tek riciklimi vjen pasi qeveria “Rama” dhe pushteti vendor shpenzuan mbi 100 milionë euro për ndërtimin dhe operimin e tre inceneratorëve – një projekt i shndërruar në një aferë masive korruptive me pasoja të rënda penale dhe mjedisore në vend.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria në Greqi premton ulje të çmimit të naftës

Kombëtarja shqiptare nis rrugëtimin e Nations League, të shtunën Maran publikon listën

Juventus shënon 5 gola dhe e nis Europën me këmbën e mbarë

Miratohet me 84 vota ligji i maxhorancës që rrit me 2% rrogat e magjistratëve, debate deri në orët e para të mëngjesit

Hierarkia e pagave të zyrtarëve të lartë në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndërtime rekord në vend, por institucionet “fshehin” lejet e dhëna
Artikulli tjetër Bilancet dhe goditjet ndaj “Air Albania”-s, kush qëndron pas?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Botoxi kontrabandë/ Si u mbyll dosja për doktorin e VIP-ave, Skerdi Faria
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 17 Shtator, 2026
Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait/ Po fshihet në Shqipëri?
Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 17 Shtator, 2026
Vendi i varfër i Europës, e shet naftën 2.8 dollarë për litër
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
Pas problemeve me qeverinë në shtëpi, 4iG vendos të listohet në Nasdaq
Aktuale Analize Bota Ekonomi Sociale 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.