KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump: “Evropa duhet të ndalë blerjen e naftës ruse, që po financon luftën”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Trump: “Evropa duhet të ndalë blerjen e naftës ruse, që po financon luftën”
AnalizeBotaKomentPolitikeZhvillim

Trump: “Evropa duhet të ndalë blerjen e naftës ruse, që po financon luftën”

Përditësimi i fundit: 5 Shtator, 2025 9:24 am
246 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump, duket se mori një qëndrim më të ashpër me mbështetësit kryesorë evropianë të Kievit, duke u thënë atyre se duhet t’i bëjnë më shumë presion financiar Rusisë dhe aleates së saj kryesore, Kinës, për ta detyruar Kremlinin që t’i japë fund luftës në Ukrainë, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Udhëheqësit evropianë e ftuan “presidentin Trump në takimin e Koalicionit të Vullnetit”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë lidhur me telefonatën e zhvilluar më 4 shtator, pas takimit në Paris që zhvilluan mbështetësit e Kievit.

“Presidenti Trump theksoi se Evropa duhet të ndalë blerjen e naftës ruse që po financon luftën, pasi Rusia mori 1.1 miliard euro nga shitjet e karburanteve për Bashkimin Evropian brenda një viti”, tha zyrtari.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë shtoi se Trump gjithashtu tha gjatë bisedës telefonike se “udhëheqësit evropianë duhet të ushtrojnë presion ekonomik mbi Kinën për financimin e përpjekjeve të luftës të Rusisë”.

Trump, i cili foli me udhëheqësit evropianë pas mbledhjes në Paris, nuk komentoi drejtpërdrejt për takimin në Paris. Por, në deklarimet e mëvonshme për gazetarë, ai tha se “po, do ta bëja”, kur u pyet nëse planifikonte të fliste me presidentin rus, Vladimir Putin, në të ardhmen e afërt.

Evropa, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022, ka tentuar të ulë varësinë që ka nga Rusia sa i përket furnizimeve me energji. Komisioni Evropian ka propozuar legjislacion për të hequr gradualisht importet e naftës dhe gazit rus nga BE deri më 1 janar 2028.

Hungaria dhe Sllovakia, shtete që udhëhiqen nga liderë nacionalistë që kanë lidhje të ngushta me Kremlinin, kanë vazhduar të importojnë produkte energjetike ruse, pavarësisht përpjekjeve të BE-së për diversifikim.

Deklaratat e Shtëpisë së Bardhë erdhën pas presidentit francez, Emmanuel Macron, një nga udhëheqësit e Koalicionit të Vullnetit, së bashku me kryeministrin britanik, Keir Starmer, tha se 26 vende ishin pajtuar që të merrnin pjesë në garancitë e sigurisë që do t’i ofroheshin Ukrainës pas përfundimit të luftës, duke shtuar se mbështetja e SHBA-së për këtë plan do të finalizohet në ditët në vijim.

Udhëheqës nga rreth 30 aleatë perëndimorë të Ukrainës u takuan me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të diskutuar garancitë për vendin e shkatërruar nga lufta, pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë që do t’i jepte fund konfliktit më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Macron shtoi se disa vende të këtij koalicioni ende po finalizojnë planet e tyre. Koalicioni, që iu bashkua bisedimeve në Paris, përfshiu rreth 30 shtete që mbështesin Ukrainën, kryesisht nga Evropa. Por, në takim ishin edhe Kanadaja, Australia dhe Japonia.

Macron tha se 26 vende “janë zotuar të dislokojnë trupa si forcë e sigurisë për Ukrainën, ose të jenë të pranishëm në tokë, det ose ajër”.

Ai shtoi se forcat nuk do të vendoseshin në vijën e frontit, por në zona të tjera, për të cilat ende nuk është vendosur.

“Në ditët në vijim, ne do të finalizojmë mbështetjen amerikane për këto garanci sigurie. Shtetet e Bashkuara, siç thashë, kanë qenë të përfshira në të gjitha fazat e procesit”, tha udhëheqësi francez.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Portugalia në zi, 15 viktima pas një aksidentit me tramvaj
Artikulli tjetër Riemërtohet Pentagoni në “Departamenti i Luftës”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.