KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Universitet dhe Akademia e Shkencave shndërrohen në çerdhe hajdutësh
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Universitet dhe Akademia e Shkencave shndërrohen në çerdhe hajdutësh
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Universitet dhe Akademia e Shkencave shndërrohen në çerdhe hajdutësh

Përditësimi i fundit: 15 Shtator, 2025 5:19 pm
238 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nga Akademia e Shkencave deri tek universitet e Shkodrës dhe Elbasanit. Institucionet e dijes në Shqipëri janë të zhytura në korrupsion dhe prodhojnë më shumë hajdutëri se dije. Disa hetime administrative nga Agjencia e Prokurimeve Publike kanë çuar në pezullimin e dhjetra punonjësve në universitete dhe Akademinë e Shkencave për abuzime me tenderat publikë.

Kapitali publikon rezultat e hetimeve, të cilat janë një njollë e madhe turpi për institucionet që duhet të ishin farët e integritetit të shoqërisë. Në Universitetin e Shkodrës, APP ka konstatuar paligjshmëri të rënda në 9 tendera, nga hartimi i specifikimeve deri tek vlerësimi i fituesve. Pas hetimit APP ka propozuar marrjen e masave disiplinore për 20 punonjës të Universitetit Luigj Gurakuqi.

“Në bazë të nenit 23/e dhe nenit 132, pika 3, të Ligjit Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, APP vendosi të propozojë marrjen e masës disiplinore ndaj 20 (njëzet) personave, të evidentuar përgjegjës për shkelje dhe mangësi të konstatuara në vendim,” thuhet në raportin e monitorimit.

Por Universiteti i Shkodrës nuk është institucioni i vetëm akademik i mbuluar nga hajdutëria. Në Universitetin e Elbasanit hetimet kanë nxjerrë të njëjtat rezultate.

“Në mbështetje të neneve 23/e dhe 132, pika 3, të Ligjit Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, APP vendosi t’i propozojë titullarit të Autoritetit Kontraktor, marrjen e masës disiplinore ndaj 8 (tetë) personave, të evidentuar përgjegjës për mangësi të konstatuara në vendim,” zbulon APP.

Por qershia mbi tortë është Akademia e Shkencave. Ajo që duhet të ishte tempulli i dijes dhe integritetit të shoqërisë shqiptare, në fakt ka rezultuar një institucion i rëndomtë që abuzon me tenderat publikë.

“Në bazë të neneve 23/e dhe 132, pika 3, të Ligjit Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, APP vendosi t’i propozojë titullarit të Autoritetit Kontraktor, marrjen e masës disiplinore ndaj 7 (shtatë) personave, për mangësi të evidentuara në vendim,” thuhet në raportin hetimor të APP për Akademinë e Shkencave.

Dokumentat e bëra publike nuk e tregojnë katogrinë e masave disiplinore të marra ndaj punonjësve universitarë dhe atyre të Akademisë së Shkencave. Por mjafton vetëm fakti që në tre institucione të dijes merren masa për 35 zyrtare si abuzues tenderash për të dëshmuar se institucionet e dijes në Shqipëri më shumë vjedhin se prodhojnë shkencë. Pa përmendur këtu arrestimet e SPAK në Kamëz.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“C News”: Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë

Protesta qytetare në Tiranë/ AP: “Lëvizja më e gjerë antiqeveritare, që kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”

‘PISA 2025’/ Pasqyra e deformuar e suksesit të qeverisë me arsimin

Debate për shkrirjen e bashkisë/ Rama përplaset me banorët e Poliçanit dhe kryebashkiakun

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Autoriteti i Konkurrencës: Qytetarët që kanë ankesa ndaj kompanive celulare të na drejtohen
Artikulli tjetër Menaxhimi i fondeve të BE-së, në lupën e Unionit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon
Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Shqipëria me çmime ushqimesh, më të shtrenjta se mesatarja europiane
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Pacolli akuzon zyrtarisht Ramën në Arbitrazh, se po ja merr aeroportin, për t’ia dhënë Ron Yeffetit
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Zhvillim 13 Shtator, 2026
Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis
Analize Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.