KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Autoritetet malazeze po hetojnë incidentet me armë zjarri në kufirin me Kosovën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Autoritetet malazeze po hetojnë incidentet me armë zjarri në kufirin me Kosovën
AktualeAnalizeFokusRajoniSociale

Autoritetet malazeze po hetojnë incidentet me armë zjarri në kufirin me Kosovën

Përditësimi i fundit: 27 Shtator, 2025 8:18 am
234 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Policia malazeze dhe Prokuroria në Rozhajë janë duke hetuar dy incidente në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës – një në korrik të vitit të kaluar dhe një tjetër më 24 gusht të këtij viti – kur u dëmtuan objektet e qendrës së skijimit Hajlla-Shtedim nga të shtëna me armë zjarri.

Në të dyja rastet, Policia dhe Prokuroria dyshojnë se të shtënat janë kryer nga territori i Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Rozhajë, Aldin Kallaç.

Objektet e qendrës së skijimit, që ndodhen pranë kufirit kosovaro-malazez në territorin e Rozhajës dhe janë ende në ndërtim e sipër, po ruhen nga Policia që nga korriku.

Prokuroria në Rozhajë kishte hapur tashmë një rast për incidentin e korrikut të vitit 2024, kur në objektin e teleferikut u gjetën vrima plumbash.

Pas gjetjes së dëmtimeve të reja në teleferik në fund të gushtit të këtij viti, Prokuroria i ka kërkuar Policisë të mbledhë të dhëna për të hapur rast edhe për këtë incident.

“Drejt fundit të gushtit janë vërejtur tri dëmtime në kabinën e qendrës së skijimit nga armë zjarri. Policia ka ndërmarrë veprime për t’i zbuluar autorët, por rrethanë rënduese mbetet fakti se veprimi është kryer nga territori i Republikës së Kosovës”, tha Kallaç.

Ai shtoi se Policia është ende duke mbledhur informacione dhe se është kërkuar bashkëpunim edhe nga Policia e Kosovës.

“Përmes institucioneve ndërkombëtare, Policisë së Kosovës i janë dërguar kërkesa për bashkëpunim dhe identifikimin e autorëve. Por, deri tani nuk kemi marrë përgjigje. Pas mbledhjes së të gjitha informacioneve do të hapet rast i plotë”, theksoi Kallaç për REL-in.

Fadil Gashi nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka asnjë informacion për incidente të sigurisë në kufirin me Malin e Zi, duke theksuar se policia rajonale është më shumë e angazhuar “për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, e jo për incidente ndërkombëtare.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe drejtorisë qendrore të Policisë së Kosovës me pyetjen nëse kanë ndonjë informacion lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes. Për të njëjtën çështje, përgjigje pritet edhe nga Qeveria e Kosovës.

Nga ana tjetër, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri, i tha Radios Evropa e Lirë se mban kontakte me autoritetet lokale në Rozhajë, konkretisht me kryetarin Rahman Husoviç, por se askush nuk e ka informuar për këto dyshime apo për incidentet e ndodhura.

“Tani po e dëgjoj nga ju. Askush nuk më ka kontaktuar, askush nuk ka raportuar asgjë. Kryetarin e Rozhajës e kam parë për herë të fundit në qershor, por nuk kam marrë asnjë ankesë. Para shtatë-tetë ditësh kam qenë në Plavë, mund të më thoshin diçka, por askush nuk më ka thënë asgjë”, tha ai.

Incidentet në qendrën e skijimit, çështje edhe në Kuvendin Komunal të Rozhajës

Në seancën e Kuvendit Komunal të Rozhajës, të mbajtur më 18 shtator, shefi i Departamentit të Sigurisë në këtë komunë, Vladimir Deleviç, ka deklaruar se në qendrën e ardhshme të skijimit Hajlla-Shtedim janë regjistruar disa incidente, përfshirë një më i rëndë më 24 gusht të këtij viti.

Ai ka konfirmuar se incidente kishte pasur edhe në korrik të vitit të kaluar dhe se që nga 9 korriku i këtij viti, Policia po e ruan qendrën e skijimit 24 orë në ditë, pasi kishin “informacione operative se e gjithë infrastruktura mund të rrezikohej”.

“Incidenti ka ndodhur më 24 korrik 2024, kur nga territori i shtetit fqinj u përdor armë zjarri dhe u dëmtua konstrukti metalik pranë portës së sipërme të qendrës së skijimit në ndërtim e sipër”, tha Deleviç.

Për incidentin e 24 gushtit të këtij viti, ai shtoi se rasti “mund ta tejkalojë kuadrin e një incidenti të sigurisë dhe të ngrihet në nivel diplomatik”.

“Sapo është përpiluar një raport për këtë dhe është dorëzuar te drejtori. Ai dhe ministri i Punëve të Brendshme do t’i drejtohen Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila do të marrë masa… të cilat nuk i di”, tha Deleviç.

Për incidentin e vitit të kaluar opinioni publik nuk ishte njoftuar, po ashtu as për ruajtjen e qendrës nga Policia që prej korrikut të këtij viti, dhe as për incidentin e gushtit të fundit.

Ministritë e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme, si dhe Drejtoria e Policisë, nuk janë prononcuar për këtë çështje. Radio Evropa e Lirë u ka dërguar pyetje të gjitha këtyre institucioneve.

Qendra e ardhshme e skijimit ndodhet në territorin rreth të cilit kishte pasur mosmarrëveshje kufitare

Qendra e ardhshme e skijimit ndodhet në një zonë që dhjetë vjet më parë ishte në qendër të kontestit mes Malit të Zi dhe Kosovës për demarkacionin e kufirit. Një pjesë e politikanëve në Kosovë atëherë pretendonin se vendi kishte humbur rreth tetë mijë hektarë tokë.

Mali i Zi dhe Kosova, në gusht të vitit 2015, nënshkruan në Vjenë marrëveshjen për demarkacionin, duke u bazuar në kufirin 80 kilometra të gjatë të përcaktuar me Kushtetutën e ish-Jugosllavisë Socialiste Federative të vitit 1974.

Marrëveshja ngjalli reagime të ashpra të opozitës dhe banorëve të fshatrave përgjatë kufirit, të cilët pretendonin se Kosova po humbiste mijëra hektarë tokë.

Lëvizja Vetëvendosje, në atë kohë opozitare dhe e udhëhequr nga Albin Kurti – sot kryeministër në detyrë – organizoi protesta duke kundërshtuar fuqishëm marrëveshjen.

Ndërsa Mali i Zi e ratifikoi marrëveshjen në vitin 2015, Kuvendi i Kosovës e miratoi atë tri vjet më vonë, në mars të vitit 2018.

Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin ishte një nga kushtet e fundit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ndërtimi i qendrës së skijimit nisi para shtatë vjetësh

Ndërtimi i qendrës së skijimit Hajlla-Shtedim ka filluar në fund të vitit 2018.

Deri tani janë përfunduar rreth 80 për qind e punimeve, ndërsa më herët ishin ndërtuar shtatë kilometra rrugë deri te pistat e skijimit. Afatet për përfundimin e projektit janë tejkaluar disa herë.

Në vitin 2023, Qeveria ndau rreth dhjetë milionë euro për punimet në qendrën e skijimit në Rozhajë.

Më 29 shtator të këtij viti, nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Partisë Boshnjake, Mirsad Nurkoviç, deklaroi se Qeveria, në mbledhjen e asaj dite, kishte ndarë edhe 1.6 milion euro shtesë për këtë qendër skijimi.

Me këtë, investimet e këtij viti arrijnë në gjithsej 4.1 milionë euro, sqaroi Nurkoviq në një komunikatë të Partisë Boshnjake.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Italia “pushton” Shqipërinë me investime. Pasuritë e paluajtshme, sektori më tërheqës
Artikulli tjetër Netanyahu në OKB thotë se Izraeli “duhet të përfundojë punën” kundër Hamasit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.