Një ngjarje alarmante u regjistrua sot në Bieshken e Javorrit, ku dy të moshuar mbetën të bllokuar nga bora.
Sipas njoftimit të policisë, djali i tyre shkoi t’i ndihmonte, por edhe ai mbeti i bllokuar me automjetin e tij në dëborë.
Bashkia e Tropojës po merr masat e nevojshme dhe po monitoron situatën për të dalë në ndihmë personave të bllokuar
“Sot me date 03 Tetor 2025 rreth ores 13:30 jam njoftuar nga Salla Operative e Komisariatit Tropoje se 2 te moshuar kane ngelur te bllokuar nga bora ne Bjeshken e Javorrit te Deges.
Gjithashtu, djali i tyre, i cili ka shkuar për ndihmë, ka mbetur i bllokuar me automjetin e tij në borë.
Bashkia po mer masat e duhura dhe po vlereson situaten ne menyre qe tju shkoje ne ndihme personave te bllokuar”, thuhet në njoftim.
Marrë nga Newsbomb.al