KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mangësitë në Onkologjik, pasoja të rënda për pacientët me kancer
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Mangësitë në Onkologjik, pasoja të rënda për pacientët me kancer
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Mangësitë në Onkologjik, pasoja të rënda për pacientët me kancer

Përditësimi i fundit: 3 Tetor, 2025 5:05 pm
180 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në Shqipëri, protokollet klinike të kujdesit paliativ për pacientët me kancer janë të vitit 2014. Trajtimi i të prekurve nga tumoret në fazën më të vështirë të sëmundjes është i njëjtë me atë të një dekade më parë. Kohë kur lista e barnave ishte shumë më e kufizuar, kur mjekësia onkologjike nuk kishte hyrë në fazën e imunoterapive dhe trajtimeve të kombinuara.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë nuk ka miratuar ende një rregullore bazike, që përcakton kriteret dhe normat shëndetësore për pacientët onkologjikë në burgje.

Këto janë dy nga rekomandimet që Kontrolli i Lartë i Shtetit i kishte adresuar autoriteteve përgjegjëse si masa urgjente për tu zbatuar një vit më parë, por që sot e kësaj dite rezultojnë të pazbatuara.

Kjo është vetëm maja e ajsbergut nga raporti i ri tronditës që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar mbi situatën e trajtimit të pacientëve me sëmundje tumorale në Shqipëri. Shumica e rekomandimeve të dhëna një vit më parë janë vonuar.

Raporti verën se në Spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë mungojnë raportet e monitorimit. Drejtoria e Përgjithshme e spitalit nuk ka prodhuar asnjë dokument që të masë cilësinë e shërbimit, asnjë analizë mbi efektivitetin e trajtimit, asnjë tregues që të ndihmojë mjekët dhe pacientët të kuptojnë ku janë dhe ku duhet të shkojnë.

Programi i patronazhit ndërspitalor, i menduar për të përhapur njohuri nga Tirana drejt spitaleve rajonale, nuk ka funksionuar. Raportimi i detyrueshëm dy herë në vit pranë Ministrisë nuk është bërë.

19 poltrona për 80 pacientë në ditë

Referuar raportit, spitali Onkologjik nuk ka rritur buxhetin përballë një fluksi të pandalshëm pacientësh. Shpenzimet kanë mbetur të njëjtat, ndërsa numri i të diagnostikuarve dhe të trajtuarve është rritur. Ka mungesa të stafit me burime njerëzore, për rrjedhojë shtohen ditët e gjata të pritjes për pacientët, duke ulur efektivitetin e shërbimit të trajtimit si dhe duke shtuar kostot financiare të pacientëve dhe familjarëve.

Vetëm 19 poltrona përballë 80 pacientëve që bëjnë kimioterapi në ditë. Një llogari e thjeshtë që tregon ngarkesën e rëndë mbi çdo pacient dhe çdo familje që udhëton nga rrethet për të marrë kimioterapi.

Shumica e pacientëve nuk kanë as mundësinë e shtrimit, sepse spitali nuk i ka shtretërit. KLSH nxjerr në pah se spitali Onkologjik e ka të pamundur të krijojë kushte shtrimi për të gjithë pacientët të cilët kanë nevojë, pasi shërbimi me radioterapi është i centralizuar. Vetëm 9% e të sëmurëve me tumor përfitojnë hospitalizim. 91% të tjerët detyrohen të shkojnë e të vijnë, çdo ditë, me kosto financiare dhe fizike.

Po kështu, pranë Spitalit Onkologjik, mungon njësia palliative një strukturë që duhet të ofronte kujdes të specializuar për pacientët në fazat terminale. Sot, pacientët në fund të jetës vazhdojnë të vuajnë në shtëpitë e tyre, pa mbështetje mjekësore të specializuar dhe pa infrastrukturë që të lehtësojë dhimbjen, duke u lënë ata dhe familjarët e tyre të përballojnë një vuajtje fizike dhe emocionale të paimagjinueshme.

Në pavijone mungon ajri i kondicionuar, lagështira gërryen muret e disa dhomave dhe bodrumi është kthyer në një depo të pistë pajisjesh të amortizuara.

Dezinfektimi e pastrimi i këtyre ambienteve ishte një tjetër rekomandim i “menjëhershëm”, por që rezulton vetëm pjesërisht i zbatuar.

Spitalet rajonale me mungesa

Edhe në spitalet rajonale situata mbetet problematike. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se në Lezhë, njësia e kimioterapisë nuk funksionon fare, ndërsa në Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Berat, njësitë ekzistojnë, por nuk ofrojnë shërbimin e plotë që kërkon një trajtim cilësor. Detyrat funksionale të këtyre njësive nuk pasqyrohen në rregulloret e brendshme të spitaleve, stafi është i pamjaftueshëm, mungojnë mjekët onkologë, pajisjet dhe materialet mjekësore, dhe nuk ka shtretër të dedikuar për të përballuar skemat e trajtimit të kimioterapisë.

Mungojnë sistemet e informatizuara, regjistrat mbahen manualisht dhe nuk rakordohen me të dhënat e Spitalit Onkologjik në Tiranë. Në Shkodër, Elbasan dhe Berat, stafi nuk harton plane kujdesi për pacientët paliativë, ndërsa spitalet nuk mund të planifikojnë numrin e pacientëve të rinj apo skemat e trajtimit të deleguara nga Tirana.

Audituesit e KLSH-së rekomandojnë që spitalet rajonale të pasqyrojnë detyrat funksionale të njësive të kimioterapisë në rregulloret e brendshme dhe të përgatisin plane të kujdesit paliativ për pacientët. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë duhet të bashkëpunojë me spitalet rajonale për plotësimin e vendeve të punës me mjekë dhe infermierë, shtretërve të dedikuar dhe të krijojë një sistem informatizimi online për të monitoruar në kohë reale ecurinë e pacientëve me sëmundje tumorale.

Përfundim 

Nga 12 rekomandime të dhëna një vit më parë, KLSH thotë se janë zbatuar plotësisht vetëm 4. Të tjerat janë të zvarritura ose të lëna pas dore. Disa nuk kanë nisur fare. Kontrolli i lrtë i Shtetit i ka dhënë afat institucioneve deri në fund të këtij viti për t’i përmbushur rekomandimet. Por koha nuk është një luks që e kanë pacientët me tumor, pasi ata jetojnë me diagnozën e një sëmundjeje që përparon çdo ditë.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Reshjet e dendura të dëborës, bllokohen tre persona në Tropojë
Artikulli tjetër Kopshte publike me shpenzime private! Prindërit denoncojnë abuzimet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.