KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Taksë e re 300 milionë euro, mbi naftën, për rezervën e sigurisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Taksë e re 300 milionë euro, mbi naftën, për rezervën e sigurisë
AktualeAnalizeFinanceKryesoreOpinion

Taksë e re 300 milionë euro, mbi naftën, për rezervën e sigurisë

Përditësimi i fundit: 6 Tetor, 2025 4:47 pm
160 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë rreth 300 milionë euro taksa shtesë mbi naftën, për të financuar krijimin e rezervës së sigurisë së karburanteve.

Qeveria ka rikthyer projektligjin kontrovers për krijimin e rezervës së sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj, të cilin pati tentuar ta miratonte fillimisht në vitin 2018, por më pas e tërhoqi pas kundërshtive publike dhe kostove marramendëse.

Drafti i rezerves se karburanteve

Drafti i publikuar në portalin e konsultimeve publike detyron mbajtjen e një rezerve kombëtare për karburantet të barabartë me 3 muaj importe ose 2 muaj konsum, cilado prej shifrave është më e madhe.

Sipas tabelave të publikuara në relacionin bashkëngjitur ligjit, për vitin 2025 rezerva e detyrueshme e karburanteve do të jetë 240 mijë tonë, e cila në vlerë përkthehet në gati 200 milionë euro.

Rezerva e detyrueshme per vitin 2025

Kjo sasi karburantesh do administrohet nga një Autoritet Shtetëror, i cili do të ngrihet posaçërisht për këtë qëllim nën varësinë e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Por si do të financohen 200 milionë euro për krijimin e kësaj rezerve?

Sikur të mos mjaftonte barra rekord e taksave (ndër më të rëndat në botë), që shqiptarët paguajnë mbi naftën, qeveria ka shkruar në ligj se do të vendosë një tarifë të re mbi karburantet.

Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë do të paguhet nga qytetarët në çmimin fundor të naftës dhe benzinës, që ata blejnë çdo ditë në treg. Masa e tarifës do të përcaktohet pas miratimit të ligjit me vendim të Këshillit të Ministrave.

Edhe pse praktikisht kjo është një taksë e mirëfilltë, qeveria ka vendosur ta quajë tarifë, për të nxjerrë jashtë loje parlamentin dhe për ta miratuar barrën e re shtesë që do të bjerë mbi qytetarët thjesht dhe vetëm më VKM pa diskutime në Kuvend.

Kosto marramendëse dhe pikëpyetje të mëdha

Por 200 milionë eurot shtesë që qytetarët shqiptarë do të paguajnë për të financuar blerjen e rezervës së sigurisë, janë vetëm njëri nga zërat e kostos. Fatura e këtij operacioni është shumë më e madhe se kaq, pasi do të përfshijë edhe infrastrukturën e nevojshme për ruajtjen e rezervës, por edhe kostot administrative si fuqia punëtore apo dhe transporti.

Në ligj qeveria thekson se do të kontraktojë depo me qira për të mbajtur sasinë e rezervës.

“Objektet depozituese të Operatorëve Ekonomikë, të kontraktuar për ruajtjen e rezervave të sigurisë të jene të pajisur me vërtetim teknik për respektimin e normave dhe kushteve teknike për depozitimin e naftës bruto dhe nënprodukteve e saj sipas dispozitave ligjore në fuqi,” thuhet në projektligj.

Ndonëse mbetet e paqartë nëse ekzistojnë kapacitete kaq të mëdha depozituese në Shqipëri, pikëpyetja e dytë lidhet me koston. Aktualisht kostoja për marrjen me qira e depozitave të karburanteve është minimalisht 10 euro për ton në muaj.

Kjo do të thotë se për të ruajtur 280 mijë tonë rezervë karburanti sa kërkon qeveria që këtë vit duhen minimalisht 2.8 milionë euro në muaj. Nëse këtyre u shtohen edhe kostot e transportit dhe fuqisë punëtore, fatura e mbajtjes së rezervës do të jetë dukshëm më e lartë se sa shifra 200 milionë euro. Por nuk mbaron as këtu.

Si do blejë dhe shesë Autoriteti naftë?

Karburantet kanë vetinë që skadojnë dhe rezerva e tyre duhet të rinovohet duke shitur sasitë ekzistuese dhe duke blerë sasi të reja. Kjo nënkupton se autoriteti shtetëror do të blejë dhe shesë naftë në treg për nevojat e rezervës.

Shqipëria ka një eksperiencë të ngjashmë me energjinë elektrike, ku kompanitë shtetërore blejnë dhe shesin energji. Ajo që ndodh është se e blejnë shtrenjtë dhe e shesin lirë duke humbur para publike, të cilat u ngarkohen si humbje në kurriz qytetarëve.

Ky është një operacion marrëzie me kosto stratosferike, ndonëse qeveria thotë se krijimi i rezervës është kusht nga Bashkimi Europian. Megjithatë direktivat e BE-së nuk përcaktojnë formën e mbajtjes së rezervës. Ajo mund të jetë shtetërore, por mund të mbahet edhe nga kompanitë private, fizikisht në depot e tyre, në pikat e karburanteve, apo dhe në anijet e porositura.

Për më tepër, ky projektligj hedh dyshime se do të çojë para tek klientët e qeverisë. Në ligj thuhet se Autoriteti do të marrë depozita me qira nga privatët. Paralelisht ai mund ta delegojë këtë funksion direkt tek privatët.

Autoriteti për një periudhë të caktuar, mund të delegojë detyra që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe menaxhimin e rezervave të sigurisë, me përjashtim të shitjes dhe blerjes të rezervave specifike, tek operatorët ekonomikë, në baze të një Marrëveshje që lidhet midis Autoritetit dhe operatorit ekonomik,” thuhet në ligj.

Pra në mes të autoriteti dhe privatëve që kanë depot mund të hyjë një tjetër privat sekser, i cili merr me qira depot nga privatët dhe ja faturon qeverisë më shtrenjt. Biznes për Ronët e qeverisë.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja

Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan

Regjimi iranian nuk është Irani

Shqipëria mbetet pas rajonit për lirinë në internet

KLSH gjen shkelje të rënda në Autoritetin Portual Durrës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çmimet e shtëpive në BE u rritën me 5.4% në 3-mujorin e dytë të 2025-ës
Artikulli tjetër Melisa, kamarierja robot në Durrës, po mahnit klientët dhe turistët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit
Analize Ekonomi Koment Kryesore Sociale Zhvillim 23 Prill, 2026
40 mijë lekë bonus qiraje për familjet e prekura nga zjarri tek “Arlis”
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
Pas skemës së mashtrimit me call center-a qëndrojnë edhe punonjës policie
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
Si u transformuan në prona luksoze paratë e korrupsionit të AKSHI?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.