KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Auditorët boshatisen, këtë vit 15% më pak regjistrime në arsimin e lartë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Auditorët boshatisen, këtë vit 15% më pak regjistrime në arsimin e lartë
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Auditorët boshatisen, këtë vit 15% më pak regjistrime në arsimin e lartë

Përditësimi i fundit: 6 Tetor, 2025 5:52 pm
112 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Studentët që ulen në auditorë po reduktohen me shpejtësi nga viti në vit, duke bërë që numri i tyre në pjesën dërrmuese të fakulteteve të jetë shumë më i ulët se kapacitetet universitare.

Degët që më parë ofronin dhjetëra dhe qindra kuota studimi, në disa raste tashmë po i numërojnë studentë me gishtat e njërës dorë.

Këtë vit 16 mijë studentë ishin regjistruar në raundin e parë të studimeve në ciklin bachelor, nga rreth 19 mijë një vit më parë, ose 20 për qind më pak, sipas burimeve zyrtare nga Rektorati.

Numri i studentëve në arsimin e lartë në Shqipëri ka pësuar rënie të dukshme gjatë dekadës së fundit, veçanërisht në universitetet publike. Nga rreth 117 mijë studentë në vitin 2016, në vitin 2024 numri ka rënë në rreth 86.900, duke reflektuar tranzicionin demografik të vendit me rënien e lindjeve dhe emigracionin e lartë të të rinjve.

Universiteti i Tiranës, që mbetet institucioni më i madh në vend, ka humbur pothuajse 6 mijë studentë ndërmjet 2016 dhe 2024, ndërkohë që rënia ka qenë edhe më e fortë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Universitetin e Vlorës.

Rënia e numrit të studentëve në arsimin publik është në kontrast me tendencën e sektorit privat. Në vitin 2016 në institucionet jopublike të arsimit të lartë ishin vetëm 24 mijë studentë, ndërsa në vitin 2024 shifra ka arritur mbi 37 mijë.

Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Epoka dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë kanë pësuar rritje të vazhdueshme, duke tërhequr gjithnjë e më shumë të rinj. Po kështu, universitetet e profilizuara si “Marin Barleti”, “Aldent” apo kolegjet e biznesit kanë fituar terren, falë ofertave më të përshtatura për tregun e punës dhe programeve fleksibël.

Një tjetër prirje është zgjerimi i interesit për degët e lidhura me shëndetësinë dhe stomatologjinë, ku universitetet private si Aldent dhe kolegjet e ngjashme kanë pasur rritje të shpejtë të regjistrimeve.

Po kështu, rritje kanë shënuar edhe universitetet që ofrojnë programe në teknologji dhe menaxhim, duke reflektuar ndryshimin e kërkesës së tregut shqiptar dhe atij rajonal. Ndërkohë, degët tradicionale të bujqësisë dhe shkencave natyrore vazhdojnë të humbin studentë, duke vënë në rrezik zhvillimin e këtyre fushave.

Të dhënat tregojnë për një zhvendosje të preferencave të të rinjve nga universitetet publike drejt atyre private, të cilat ofrojnë programe më praktike dhe më të lidhura me punësimin.

Ndërkohë, ka zhvendosje të preferencave nga degët teknike dhe bujqësore drejt mjekësisë dhe profesioneve që lidhen me tregun e punës.

Shumë universitete në qarqet e vendit kanë pësuar rënie më të fortë, pasi të rinjtë preferojnë kryeqytetin ose po largohen jashtë vendit.

Preferencat në arsimin e lartë janë zhvendosur drejt degëve që ofrojnë aftësi praktike dhe garanci më të madhe për punësim, si biznesi, ekonomia, teknologjia dhe sidomos mjekësia e stomatologjia.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Regjimi iranian nuk është Irani

Shqipëria mbetet pas rajonit për lirinë në internet

KLSH gjen shkelje të rënda në Autoritetin Portual Durrës

Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit

40 mijë lekë bonus qiraje për familjet e prekura nga zjarri tek “Arlis”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama ndryshon vendimin me të cilin ‘amnistoi’ kullat e oligarkëve
Artikulli tjetër Ushqimet, barra kryesore e buxhetit familjar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pas skemës së mashtrimit me call center-a qëndrojnë edhe punonjës policie
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
Si u transformuan në prona luksoze paratë e korrupsionit të AKSHI?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 23 Prill, 2026
Kupa e Shqipërisë/ Egnatia, finalistja e parë
Aktuale Analize Kryesore Sporti 23 Prill, 2026
Peshëngritje/ Briken Calja, kampion i Europës në shtytje dhe nënkampion në dygarësh
Aktuale Analize Kryesore Sporti 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.