KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve
AnalizeKomentKryesoreSocialeZhvillim

Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

Përditësimi i fundit: 10 Tetor, 2025 6:58 pm
171 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Komisioni i Ligjeve dëgjoi të premten argumentet e shoqatave që përfaqësojnë interesat e pushtetit vendor dhe vetë kryetarët e bashkive që kundërshtuan formulimet e projektligjit të ri të qeverisë për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, i cili parashikon menaxhimin fundor të mbetjeve nga një agjenci shtetërore që do të funksionjë si shoqërie aksionere.

Përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe ekspertë kërkuan nga Kuvendi që të shohë mundësinë e ndryshimeve në disa nene të kësaj nisme, që sipas tyre bien ndesh me ligjin e vetqeverisjes vendore, si dhe qartësimin e disa neneve të tjera për mënyrën se si do të zbatohet në terren dispozitat e këtij ligji, të cilat, sipas tyre ngarkojnë me barrë financiare bashkitë.

Adelina Farrici, drejtore ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive vlerësoi domosdoshmërinë e një ligji të ri në këtë sektor, por kërkoi nga deputetët të merrnin parasysh disa rekomandim, që sipas saj do të mundësonin në moscënimin e parimeve në ligjet organike, siç është ai i vetëqeverisjes vendore nga një ligj tjetër i thjeshtë.

Farrici theksoi se ligji për vetëqeverisjen vendore u jep bashkive përgjegjësi për menaxhimin e mbetjeve në territorin e tyre dhe se ka pasur bashki që kanë qenë të suksesshme në këtë funksion. Kështu, ajo kërkoi që të mos trajtohen të gjitha bashkitë njësoj.

Po ashtu, Farrici kërkoi që bashkitë të jenë pjesë vendimmarëse në Agjencinë Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve, AKEM, duke iu referuar faktit që disa prej tyre kanë në territoret e tyre landfillet dhe inceneratorët.

“Për aq kohë sa është një funksion që sipas ligjit është i bashkive, të ketë një shtesë në nenin 22 që të mundësojë që aksionerë të jenë dhe bashkitë me përqindje dhe të kenë përfaqësim në shoqërinë aksionere si vendimmarrës”- tha ajo ndër të tjera.

Farrici po ashtu kërkoi garanci ligjore për përballimin e kostove financiare nga bashkitë në zbatimin e këtij ligji, duke kërkuar që të parashikohet ligjërisht që këto kosto të përballohen nga buxheti i shtetit nëpërmjet transfertës së pakushtëzuar.

Edhe kryetarja e bashkisë Dimal, Juliana Mema, ngriti shqetësimin e zbatimit të ligjit nga bashkitë për shkak të kostove të larta.

“Të ketë mekanizma për ta bërë të zbatueshëm,” kërkoi ajo nga deputetët duke propozuar që “të parashikohet një periudhë tranzitore që të bëhet i zbatueshëm sepse kjo do të çonte në rritjen e tarifimit te komuniteti me një impakt social”.

“Na shtohen kosto për promovim fushatash sensibilizuese, kosto për ndarjen në burim, për transportin për stacionet tranzitore, si do bëhet e mundur kjo?” pyeti ajo deputetët.

Edhe Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë, që përfaqëson kryebashkiakët e opozitës, mbështeti nevojën e një zgjidhje të re ligjore për menaxhimin e mbetjeve, por sugjeroi ndryshime në nismën e qeverisë.

Albert Malaj, zëvendëskryetar i shoqatës kërkoi që bashkitë të kenë kompetenca reale në këtë sektor, duke e cilësuar “një hap pas” kalimin e kompetencave të menaxhimit të mbetjeve tek një operator kombëtar dhe reduktimin e bashkive në thjesht “klientë”.

“Zhveshja e tyre nga këto kompetenca jo vetëm që cënon autonominë vendore, por rrezikon të krijojë një model të centralizuar, ku vendimmarrja largohet nga qytetari,” tha ai, duke sugjeruar që ligji të garantonte mbështetje për bashkitë për të kryer funksionet e tyre.

Edhe Agron Haxhimali nga Instituti i Bashkive solli propozime konkrete për ndryshime në projektligj, me synim shmangien e cënimit të kompetencave të pushtetit vendor.

Ai solli në vemendje një dispozitë të projektligjit, ku kryetarët e njësive të vetëqeverisjes vendore bëhen përgjegjës për grumbullimin dhe administrimin e mbetjeve që krijohen brenda territorit të tyre administrativ. “Kjo pikë të hiqet, pasi përgjegjësia është institucionale, jo personale. Ligji duhet të referohet bashkisë si institucion”- sugjeroi ai.

Haxhimali, si ekspert i pushtetit vendor, sugjeroi gjithashtu që proejtkligji t’u japë të drejtën dhe përgjegjësinë bashkive për të vendosur nivelin e tarifave të shërbimeve, me diskrecion ±30% nga metodologjia qendrore.

Projektligji i ri erdhi në Kuvend pasi Kryeministri Edi Rama prezantoi në shtator një reformë të re në menaxhimin e mbetjeve.

Me këtë nismë ligjore qeveria pranon dështimin e skemës së incenerimit, ku u hodhën dhjetëra milionë euro investime në dekadën e fundit, dhe i rikthehet riciklimit si hallkë e parë në hierarkinë e menaxhimit të mbetjeve, në një skemë menaxhimi që pritet të rëndojë në xhepat e qytetarëve me rritje kostosh dhe tarifash.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adams dhe Rama përballen me akuza për korrupsion

Shqipëria ndër vendet me akses më të lartë në internet, e fundit për aftësitë digjitale

Kush e udhëheq Iranin?

BE çertifikon protokollin Rama-Meloni

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm ART News: Kryeministri shqiptar lidh kontratë me galerinë prestigjoze të artit në Berlin
Artikulli tjetër Goditi me grusht rojen e Gjykatës së Vlorës, arrestohet avokati Redi Llani

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Politike Rajoni Sociale 23 Prill, 2026
Regjimi iranian nuk është Irani
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 23 Prill, 2026
Shqipëria mbetet pas rajonit për lirinë në internet
Aktuale Analize HI-Tech Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
KLSH gjen shkelje të rënda në Autoritetin Portual Durrës
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.