Një paralajmërim është bërë për qytetarët e Vlorës, nga Bashkia e qytetit bregdetar.
Në një njoftim zyrtar thuhet se duke filluar nga dita e nesërme 17 tetor e deri më datën 21 qyteti parashikohet të përfshihet nga rreshje shiu mesatare e deri në intensive. Për këtë arsye qyetarët janë paralajmëruar që të qëndrojnë vigjilent dhe të respektojnë thirrjet dhe këshillat e autoriteteve për çdo situatë.
Gjithashtu i’u është bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të mos parkojnë në zonat që paraqesin problematika.
Njoftimi i Bashkisë Vlorë:
“Referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, nga data 17 deri 21 Tetor, qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive.
Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.
Jeni të lutur të shmangni parkimin e automjeteve në zonat që paraqesin problematika.
Grupet tona të punës do të jetë në gatishmëri të plotë”
Marrë nga Newsbomb.al