KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: UEFA nis hetim të ri ndaj Juventusit, bardhezinjtë rrezikojnë sërish përjashtim nga Europa
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > UEFA nis hetim të ri ndaj Juventusit, bardhezinjtë rrezikojnë sërish përjashtim nga Europa
AnalizeFokusSocialeSportiZhvillim

UEFA nis hetim të ri ndaj Juventusit, bardhezinjtë rrezikojnë sërish përjashtim nga Europa

Përditësimi i fundit: 17 Tetor, 2025 5:18 pm
405 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Problemet jashtë fushës për Juventus nuk kanë përfunduar ende. UEFA ka hapur zyrtarisht një tjetër hetim ndaj klubit italian, lidhur me shkelje të mundshme të rregullave financiare gjatë periudhës 2022-2025.

Lajmi është bërë i ditur nga The Athletic, ndërsa në fokus të hetimit janë humbjet financiare të klubit përtej kufirit të lejuar nga UEFA.

Sipas rregullores aktuale, klubet europiane lejohen të kenë një humbje deri në 60 milionë euro për periudhën trevjeçare, ose deri në 90 milionë euro nëse arrijnë të tregojnë menaxhim financiar të shëndetshëm. Në rast se shkeljet konfirmohen, Juventus rrezikon ndëshkime që variojnë nga gjoba deri te kufizime në regjistrimin e lojtarëve për kompeticionet europiane.

Ky zhvillim vjen vetëm një vit pasi “Zonja e Vjetër” u përjashtua nga Europa për sezonin 2023-24 dhe u gjobit me 20 milionë euro, nga të cilat 10 milionë ishin të pezulluara me kusht të përmbushjes së detyrimeve financiare për vitet 2023, 2024 dhe 2025 – të njëjtat vite që tashmë janë subjekt i hetimit të ri.

Juventus ka konfirmuar përmes një deklarate të shkurtër se është në dijeni të hetimit, duke tentuar ta minimizojë rëndësinë e çështjes. Megjithatë, brenda klubit ka shqetësim të madh për ndikimin që kjo mund të ketë në planet afatgjata, veçanërisht në prag të mbledhjes së aksionarëve më 7 nëntor, ditë në të cilën CEO Maurizio Scanavino do të largohet pas tre vitesh në drejtim.

Kujtojmë se më herët, edhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) e kishte ndëshkuar Juventusin me heqje pikësh në Serie A për manipulim financiar në transferime. Edhe pse dënimi u reduktua me apel, reputacioni i klubit u godit rëndë.

Ndërkohë, drejtori sportiv Cristiano Giuntoli dhe bordi drejtues kanë ndërmarrë hapa për të rikthyer qëndrueshmërinë financiare – përmes uljes së shpenzimeve, largimeve të lojtarëve me paga të larta dhe promovimit të talenteve nga akademia. Megjithatë, hetimi i ri i UEFA-s mund të dëmtojë seriozisht këto përpjekje.

Kjo situatë ndodh në një moment delikat edhe për marrëdhëniet mes Juventus dhe UEFA, që janë tensionuar që nga tentativa për krijimin e Superligës Europiane në vitin 2021. Ndërsa klubet si Real Madrid dhe Barcelona janë tërhequr, Juventus vazhdoi të mbajë një qëndrim sfidues ndaj autoriteteve futbollistike.

Pritet që rezultatet e hetimit të bëhen publike në pranverën e vitit 2026.

 

Marrë nga The Athletic

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Votimi i dyshimtë për anëtarin e Kushtetueses, reagon e pakënaqur Gjykata e Lartë
Artikulli tjetër Akuzohet për nxjerrjen e informacioneve të klasifikuara, John Bolton paraqitet në gjykatën federale në Maryland

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.