KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sa e reduktuan mandatin e vetes gjyqtarët kushtetues për të kënaqur Sadushin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Sa e reduktuan mandatin e vetes gjyqtarët kushtetues për të kënaqur Sadushin
AnalizeFokusKryesoreOpinionZhvillim

Sa e reduktuan mandatin e vetes gjyqtarët kushtetues për të kënaqur Sadushin

Përditësimi i fundit: 18 Tetor, 2025 11:47 am
204 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Shumica e gjyqtarëve kushtetues kanë bërë një kompromis “të dhimbshëm” me veten, me qëllim që të vënë në zbatim skenarin e përgatitur më herët nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për “rrëmbimin në tavolinë” të tre mandateve kushtetuese gjatë kohës që ai është edhe drejtues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Ata kanë pranuar të reduktojnë një pjesë të mandatit të tyre, për të justifikuar ndërprerjen e parakohshme brenda vitit 2025 të mandateve të gjyqtareve Sonila Bejtja dhe Elsa Toska (e dorëhequr).

Në thelb, Gjykata Kushtetuese vendosi të enjten (16 Tetor 2025) se mandati i anëtarëve të saj do të llogaritet se nis saktësisht në ditën që kanë përfunduar detyrën paraardhësit e tyre. Pjesa më e madhe e gjyqtarëve në detyrë janë emëruar për mandat 9-vjeçar shumë kohë, pasi anëtarët që kanë zëvendësuar janë larguar nga detyra.

Gjykata Kushtetuese e argumentoi vendimin e saj me aplikimin e skemës së rotacionit 3-vjeçar të gjyqtarëve kushtetues, bazuar në një nen të ligjit organik të institucionit, i cili i kishte humbur efektet që në vitin 2022.

“Boldnews.al” ka bërë një llogaritje se si përkthehet në data të sakta ky vendim.
  1. Sonila Bejtja, minus tre vjet mandat

Sonila Bejtja, është emëruar anëtarë e Gjykatës së Lartë në dhjetor 2020. Ajo mori mandatin e dorëzuar shumë shpejt nga ish-gjyqtari Besnik Muçi, i cili ishte emëruar për periudhën 9-vjeçare dhe që përfundonte në dhjetor 2028. Gjeneza e këtij mandati është plotësimi i vakancës së krijuar nga përfundimin i detyrës së ish-anëtarit Sokol Berberi. Ky i fundit përfundoi mandatin në Shtator 2016. Me vendimin e fundit, Gjykata Kushtetuese ia konsideroi gjyqtares Bejtja nisjen e detyrës pikërisht në vitin 2016 dhe, sipas llogarive, përfundon në vitin 2025.

  1. Elsa Toska, minus 3 vjet mandat

Elsa Toska u emërua gjyqtare kushtetuese nga Parlamenti në nëntor 2019, për një mandat 9-vjeçar, që duhet të përfundonte në fund të vitit 2028. Ajo dha dorëheqjen në shtator 2024 dhe pasardhësi i saj do të duhej të qëndronte në detyrë deri në momentin që mbaronte mandati i rregullt i Toskës, pra në vitin 2028. Gjyqtarja Toska ishte pasuese e mandatit të ish-gjyqtarit Vladimir Kristo, i cili u largua nga detyra në Prill 2016. Pikërisht, në këtë datë, Gjykata Kushtetuese i llogariti nisjen e detyrës Elsa Toskës, duke shpallur se mandati i saj 9-vjeçar përfundon në vitin 2025.

  1. Ilir Toska, minus 3 vjet mandat

Ilir Toska u emërua nga Gjykata e Lartë në 26 shtator 2022, për një mandat të plotë 9-vjeçar, i cili duhet të përfundonte në shtator 2031. Ai pasoi mandatin e ish-gjyqtarit Gani Dizdari, i shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (Vetingu), në 12 shkurt 2019. Kjo datë shënon edhe fillimin e detyrës së Ilir Toskës, megjithëse ai u emërua rreth 3 vjet më vonë. Me vendimin më të fundit të Kushtetueses, mandati i Ilir Toskës llogaritet të përfundojë në shkurt 2028. Kjo do të thotë që ai do të qëndrojë në detyrë 3 vjet më pak se sa mandate 9-vjeçar.

  1. Marsida Xhaferllari, minus 1 vit mandat

Marsida Xhaferllari është emëruar gjyqtare kushtetues nga Presidenti i Republikës në 30 nëntor 2019 dhe mandati i saj 9-vjeçar duhet të përfundonte në të njëjtin muaj të vitit 2028. Xhaferllari zëvendësoi në detyrë ish-gjyqtaren Altina Xhoxhaj, e cila përfundoi mandatin në 24 tetor 2018, për shkak të shkarkimit nga Vetingu. Kjo datë e Xhoxhajt llogaritet tashmë si nisje e mandatit të Xhaferllarit, e cila duhet të largohet nga detyra në tetor 2027, plot një vit para afatit 9-vjeçar.

  1. Fiona Papajorgji, minus 1 vit mandat

Fiona Papajorgji u emërua gjyqtare kushtetuese nga Parlamenti në 11 nëntor 2019, për një mandat 9-vjeçar, që duhet të përfundonte në nëntor 2028. Ajo pasoi në detyrë ish-gjyqtarin (dhe ish-kryetarin) e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Ky i fundit u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (Vetingu) në 17 dhjetor 2028. Vendimi i fundit i Kushtetueses do të thotë se data e shkarkimit të Dedjas konsiderohet edhe si momenti i fillimit të detyrës së gjyqtares Papajorgji. Pra, sipas llogarive, ajo largohet nga detyra një vit para mandatit të plotë 9-vjeçar, në dhjetor 2017.

  1. Marjana Semini, minus 11 muaj

Marjana Semini u emërua në Kushtetuese nga Parlamenti në 22 dhjetor 2022, për një mandat 9-vjeçar, i cili duhet të përfundonte në dhjetor 2031. Semimi pasoi në detyrë ish-gjyqtarin Altin Binaj, i cili përfundoi mandatin në 10 janar 2022. Vendimi më i fundit i Kushtetueses “përkthet” se janari 2022 është data e nisjes së detyrës së Marjana Seminit, megjithëse ajo u emërua shumë muaj më vonë. Sipas llogarive, Marjana Semini përfundon detyrës në janar 2031, që do të thotë 11 muaj para kohëzgjatjes normale të mandatit të saj.

  1. Gent Ibrahimi, minus 11 muaj

Gent Ibrahimi u emërua në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti 7 dhjetor 2022, për një mandat 9-vjeçar, i cili duhet të mbaronte në dhjetor 2031. Ai pasoi në detyrë ish-gjyqtarin Përparim Kalo, që përfundoi mandatin në 10 janar 2022.

  1. Holta Zaçaj, mandat 3-vjeçar

Holta Zaçaj u emërua anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë në janar 2023, për një mandat të përkohshëm (3-vjeçar), sipas parashikimeve të nenit 179/3 të Kushtetutës. Mandati i saj mbaroi në mars 2025, por Zaçaj, e cila është njëkohësisht mban edhe detyrën e kryetares, vijon të jetë ende në funksion, deri në emërimin e paraardhësit të saj.

  1. Sandër Beci, mandat 6-vjeçar

Sandër Beci u emërua gjyqtar në Kushtetuese nga Gjykata e Lartë në 15 mars 2022, për një mandat të përkohshëm (6-vjeçar), sipas parashikimeve të nenit 179/3 të Kushtetutës. Mandati i tij përfundon në vitin 2028.

Vendimi i marrë në 16 Tetor 2025 nga Gjykata Kushtetuese, i përkthyer në afate konkrete, tregon se gjatë këtij viti përfundojnë mandatin 3 anëtarë; Holta Zaçaj, Sonila Bejtja dhe Elsa Toska (e dorëhequr).

Këtu kthehemi në pikën e parë të “skenarit” të Sadushit. Plani i tij parashikonte që, gjatë kohës që ai drejton Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (viti 2025), ai të kishte mundësinë që të kontrollonte 3 mandave të Gjykatës Kushtetuese.

Deri më tani, Sadushi mori në kontroll procesin e verifikimit të kandidaturave për zëvendësimin e Holta Zaçaj. Me vendimin më të fundit të Gjykatës Kushtetuese, Sadushi, nëpërmjet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ka në dorë kontrollin e procedurave për plotësimin e vakancave të krijuara nga përfundimi i parakohshëm i mandateve të Sonila Bejtja dhe Elsa Toska.

Në fund, mbetet një pyetje shumë thelbësore: përse duhej që gjyqtarët kushtetues t’i “përuleshin” vullnetit të një njeriu të vetëm-Sokol Sadushit?

Duhet mbajtur në konsideratë se Sadushi nuk është kryetari i radhës në Gjykatën Kushtetuese. Ai është një nga “baballarët e Reformës në Drejtësi”, me aksese shumë të rëndësishme në kupolën e qeverisë shqiptare. Ai ka në dorë që, secilit prej anëtarëve të Kushtetueses, t’u gjejë një pozicion të mirë pune në sistemin e drejtësisë, pasi ata të përfundojnë mandatet e tyre. Ata, mesa duket, shpresojnë që “bindjen” e treguar ndaj Sadushit sot, ai t’ua shpërblejë më vonë.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Unaza e Madhe, rruga e “larë me flori” rrezikon të “lahet me gjak”
Artikulli tjetër Onkologjiku, 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, vetëm 2 ndëshkime

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.