KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qendra për emigrantët në Shqipëri kushton mbi një milion euro për person
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qendra për emigrantët në Shqipëri kushton mbi një milion euro për person
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Qendra për emigrantët në Shqipëri kushton mbi një milion euro për person

Përditësimi i fundit: 20 Tetor, 2025 5:45 pm
177 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një vit pas inaugurimit, qendra për emigrantët në Shqipëri sipas një artikulli të publikuar nga La Repubblica, po rezulton një projekt tejet i kushtueshëm dhe thuajse i paefektshëm.

Më 22 gusht, në qendrën për migrantët në Shqipëri kishin mbetur vetëm nëntë persona. Dhjetë ditë më parë ishin shtatëmbëdhjetë. Gjatë gjithë verës, numri mesatar nuk e ka kaluar kurrë njëzetën, dhe në total pak më shumë se njëqind migrantë janë strehuar aty brenda një viti. Ndërkohë, sipas planit fillestar, pritej që të strehoheshin 3 mijë persona në muaj, një diferencë e madhe që ka bërë që projekti të cilësohet si një dështim i kushtueshëm.

Qendra, e inauguruar më 14 tetor 2024, është kthyer në një “katedrale në shkretëtirë”, një strukturë e madhe, por thuajse gjithmonë bosh. Nga 880 vende të planifikuara, vetëm 400 janë funksionale, ndërsa burgu i parashikuar nuk është hapur kurrë. Ndërkohë, kontingjentet e policisë dhe të agjentëve të burgjeve vazhdojnë të patrullojnë një hapësirë pa të strehuar.

Pavarësisht deklaratave të përsëritura të kryeministres italiane Giorgia Meloni se “qendrat në Shqipëri do të funksionojnë”, situata pritet të mbetet e pandryshuar të paktën deri në verën e ardhshme, kur mund të hyjë në fuqi Pakti i ri i BE-së për azilin dhe emigracionin, një zhvillim që ende nuk ka marrë konsensusin e shteteve anëtare.

Sipas dokumenteve të protokollit Itali–Shqipëri dhe planifikimit qeveritar, për funksionimin e dy qendrave (në Gjadër dhe Shëngjin) janë parashikuar 653 milionë euro për pesë vite. Kjo përfshin ndërtimin e qendrave, kontratën me operatorin Medihospes, shpenzimet për misionet e policisë dhe kostot e larta të transportit me anije dhe avionë nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas. Kjo përkthehet në mbi 130 milionë euro në vit.

Duke marrë parasysh se deri më 25 korrik kanë kaluar vetëm 111 migrantë nëpër këto qendra, kostoja për person kap vlerën astronomike prej mbi një milion euro. Ky është çmimi që, sipas raportit të Altraeconomia, kanë paguar taksapaguesit italianë për një projekt që Gjykata e Drejtësisë së BE-së ka vendosur se nuk mund të përdoret për të ndaluar azilkërkuesit nga vende të sigurta.

Për më tepër, sipas të njëjtit raport, Medihospes, kompania që fitoi menaxhimin e qendrave për 133 milionë euro për dy vitet e para, nuk ka nënshkruar ende kontratën me prefekturën e Romës, edhe pse kanë kaluar 17 muaj nga përfundimi i tenderit, kur afati maksimal për finalizimin e kontratës ishte 60 ditë.

Ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, kishte shpresuar që Pakti i ri europian për azilin dhe emigracionin do të mundësonte funksionimin e plotë të qendrës në Gjadër, por kjo mundësi duket gjithnjë e më larg, pasi shtetet anëtare të BE-së vazhdojnë të mos bien dakord për linjat operative të paktit.

 

Marrë nga La Repubblica

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fatos Nano prej 2 javësh i shtruar në spital, në gjendje të rëndë
Artikulli tjetër Sulmuesi i Kombëtares. Arbër Hoxha shpallet ‘Lojtari i Muajit’ në Kroaci

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.