KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?!
KorrupsionKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?!

Përditësimi i fundit: 20 Tetor, 2025 6:40 pm
240 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në Tiranë, më 10 tetor 2025, gjatë prezantimit zyrtar të rezultateve të Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit (TALIS) nga OECD, në një aktivitet të Ministrisë së Arsimit me pjesëmarrjen e Kryeministrit, ministres, mësuesve dhe drejtuesve të shkollave, u prezantuan gjetjet kryesore për Shqipërinë.

Gjatë kësaj ceremonie, Kryeministri dhe Ministrja e Arsimit, kanë bërë disa deklarata që Faktoje.al i ka ballafaquar me të dhënat kryesore të raportit të TALIS

Rama

Kryeministri Edi Rama e paraqiti TALIS-in si “PISA për mësuesit”, duke e quajtur “një anketim prestigjioz ndërkombëtar” ku “mësuesit tanë kanë dalë mirë” dhe ku “mesatarja e mësuesve tanë që kanë lidhje me përdorimin e teknologjisë është më e lartë” se mesatarja e sistemeve të tjera.

Ai shtoi se “85% e mësuesve e kanë zgjedhur mësimdhënien si vokacion, edhe profesion”, se “mësuesit tanë rezultojnë të kënaqur me profesionin e tyre”.

TALIS

Krahasimi i kryeministrit se TALIS është “PISA për mësuesit” është i gabuar për natyrën e instrumentit. TALIS nuk është test performance; është një anketë me vetë-raportim të mësuesve dhe drejtorëve, që mat perceptime dhe përvoja, jo njohuri apo performancë.

Teknologjia dhe AI

Lidhur me deklaratën e dytë të Ramës se, “mesatarja e mësuesve tanë që kanë lidhje me përdorimin e teknologjisë është më e lartë” se mesatarja e sistemeve të tjera, raporti TALIS citon se, 52% e mësuesve shqiptarë raportojnë përdorim të inteligjencës artificiale në punë, mbi mesataren e OECD që është 36%. Por, ndër ata që nuk përdorin AI, 69% thonë se shkolla e tyre nuk ka infrastrukturën e nevojshme, krahasuar me 37% të OECD-së.

Pretendimi për “përdorim mbi mesatare” është i vërtetë, por në fjalimet politike mungoi aspekti i dytë: pengesa e infrastrukturës që kufizon përdorimin më të gjerë.

Motivimi

Shifra 85%, që Rama e përdor për të gjithë mësuesit, raporti i TALIS  e referon vetëm për mësuesit rishtarë (novice), ata me më pak vite përvojë, që kanë deklaruar se mësimdhënia ka qenë zgjedhja e tyre e parë në karrierë (krahasuar me 58% të OECD-së). Përdorimi i saj nga ana e kryeministrit për të përshkruar gjithë trupën mësimore është një përgjithësim i pallogaritur nga anketa.

Fjalimi i Kumbaros

Në fjalimin e saj, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u mbështet tek treguesit pozitivë që TALIS raporton për Shqipërinë. Ministrja theksoi se “98% e mësuesve deklarojnë se mësuesia ka qenë zgjedhja e tyre e parë në karrierë”, se “85% e mësuesve të rinj e kanë zgjedhur mësimdhënien si profesion të parë”, se “96% e mësuesve deklarojnë që trajnimet kanë pasur ndikim real në përmirësimin e mësimdhënies”, dhe se “95% e mësuesve marrin pjesë aktive në vendimmarrjen e stafit”.

Trajnimet

Ministrja theksoi se mësuesit e vlerësojnë në masën 96% efektin e trajnimeve në përmirësimin e mësimdhënies.

Por në fjalim nuk u përmend pengesa kryesore që vetë mësuesit artikulojnë sipas TALIS: 43% e konsiderojnë koston e trajnimeve “shumë të shtrenjtë”. Ndërsa ndikimi perceptohet i lartë, aksesueshmëria ekonomike mbetet problem.

98% dhe 95%

Shifra “98%” u përdor si të ishte provë se mësuesia ka qenë zgjedhja e parë e karrierës për të gjithë mësuesit. Në fakt, TALIS njeh 98% si kënaqësi e përgjithshme me profesionin, ndërsa treguesi për “zgjedhjen e parë” është 85% dhe vlen vetëm për nën-popullatën e mësuesve të rinj (novice). Po kështu, pohimi se 95% e mësuesve marrin pjesë aktive në vendimmarrjet e stafit nuk gjen mbështetje si përqindje e veçuar në raport. Sipas raportit TALIS, nivelet e autonomisë dhe vendimmarrjes së mësuesve në Shqipëri janë pranë mesatares së OECD. Raporti nuk paraqet asnjë tregues të vetëm 95% për “pjesëmarrje aktive në vendimmarrje”.

Renditja mes 55 sistemeve

Ministrja e përdori pjesëmarrjen e Shqipërisë në TALIS dhe rezultatet e mira në disa indikatorë për të folur për një “renditje dinjitoze” mes 55 sistemeve arsimore. Por TALIS, si anketë vetë-raportimesh, nuk prodhon klasifikime të tipit “top-listë” ; ai paraqet shpërndarje dhe dallime statistikisht domethënëse për indikatorë të veçantë. Shqipëria është një nga 55 sistemet pjesëmarrëse, jo “ndër vendet e para” sipas një renditjeje zyrtare të OECD-së.

Pagat

Në fjalimin e saj, Ministrja u ndal te paga duke theksuar se ky studim është realizuar përpara rritjes së pagave të mësuesve.

Megjithatë, ajo nuk përmendi një të dhënë themelore të TALIS: vetëm 36% e mësuesve në Shqipëri shprehen të kënaqur me pagën e tyre, çka e pozicionon vendin nën mesataren e OECD.

Fjalimi i ministres, njësoj si ai i Kryeministrit, anashkalon tri sfida që vetë mësuesit i identifikojnë në raportin TALIS: vetëm 36% janë të kënaqur me pagën; 43% e konsiderojnë shumë të shtrenjtë koston e trajnimeve; dhe ndër ata që nuk përdorin AI, 69% thonë se pengesa është mungesa e infrastrukturës në shkollë.

Si Rama ashtu edhe Kumbaro  propaganduan shifrat më optimiste të raportit edhe ato të nxjerra jashtë kontekstit.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sarkozy do të futet në burg të martën
Artikulli tjetër Pastruan 1.25 mln euro, GJKKO dënon me 22 vite burg ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.