KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosova e ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Kosova e ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia
EkonomiRajoniSocialeZhvillim

Kosova e ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2025 12:41 pm
173 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia, për shkak të pranisë së gripit të shpendëve në këto dy vende të Bashkimit Evropian, njoftoi të mërkurën autoriteti për ushqim dhe veterinari.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) tha në një njoftim për media se këtë vendim e mori duke u bazuar në raportet e fundit nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve, si dhe Komisioni Evropian.

Raportet e tyre kanë gjetur se në shtetin e Hungarisë është i pranishëm gripi i shpendëve, serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1, në fermat komerciale dhe në shpendët e egra në njësitë administrative Jasz, Nagykun dhe Szolnok.

Ndërsa, në Itali, ky grip është i pranishëm në rajonet Emilia-Romagna dhe Lombardia, sipas AUV.

AUV tha se nga e mërkura ndalohet importi i shpendëve të gjalla dhe i produkteve të tyre që kanë origjinën nga zonat e infektuara të Hungarisë dhe Italisë, përveç nëse ato kanë origjinën nga ferma të paprekura nga sëmundja, të cilat gjenden në një rreze prej 50 kilometrave larg zonave të prekura.

“Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga AUV”, thuhet në njoftim.

Ky njoftim vjen pasi Kosova ndaloi importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Gjermania javën e kaluar.

Gjermani po përballet me një shpërthim serioz të gripit të shpendëve, dhe javën e kaluar i theri gati 1 milion shpendë.

Rreziku nga gripi i shpendëve për njerëzit mbetet i ulët, pasi shumica e rasteve të infektimit kanë qenë tek ata që kanë pasur kontakt të ngushtë me kafshë të infektuara, por virusi duhet monitoruar pasi po përhapet gjithnjë e më shumë tek gjitarët, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Derisa nuk paraqet rrezik për njerëzit, ky grip mund të shkaktojë humbje të mëdha në industrinë bujqësore dhe të sjellë mungesa të produkteve të përdorimit të përditshëm.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lire

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Produktiviteti i punës/ Shqiptarët të fundit në rajon

Kritikët kundërshtojnë Paketën e Maleve

Ambientalistët i kërkojnë Kuvendit të zhbëjë ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura

Pas 100 ditësh, “Revolucioni i Flamingove” përballet me sfidën e së ardhmes

Dy sekserë nga Prishtina në skemën e qeverisë për kamerat “Smart City”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
Artikulli tjetër Gjermania e mbyll një shoqatë myslimane që akuzohet se bënte thirrje për kalifat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ushqimet rëndojnë xhepin e shqiptarëve, gati 3-fishi i BE-së
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
Polici në Sarandë merret peng brenda Komisariatit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
Liderit më të paguar në botë i rritet rroga edhe me 1 milion euro
Bota Finance Politike Sociale Te Tjera 9 Shtator, 2026
Do blinte toka në Shqipëri dhe u zhduk në Greqi
Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.