KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Precedent i pazakontë në Gjykatën Kushtetuese
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Precedent i pazakontë në Gjykatën Kushtetuese
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Precedent i pazakontë në Gjykatën Kushtetuese

Përditësimi i fundit: 6 Nëntor, 2025 10:56 am
167 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i marrë më 3 nëntor, i dha fund ngërçit institucional duke vendosur t’i kthejë kompetencat kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Me këtë vendim, zgjedhjet e shpallura për Tiranën për datën 9 nëntor nuk do të zhvillohen dhe Veliaj mbetet në detyrë deri në përfundim të mandatit të tij.

Përplasja testoi funksionimin e shtetit të së drejtës

Kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt të këtij viti, ndërsa procesi i shkarkimit të tij krijoi një përplasje mes institucioneve më të larta të shtetit. Juristi Jordan Daci, profesor i asociuar, e cilëson rastin si një precedent të pazakontë në historinë kushtetuese të vendit, rast për të cilin u bë e domosdoshme ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese për të korrigjuar veprime të gabuara nga disa institucione njëherësh.

“Sfida më e madhe kushtetuese u shkaktua nga pakujdesia e Presidentit të Republikës dhe më pas nga vendimmarrja e Këshillit të Ministrave”- thotë Daci për DW. “Nëse Gjykata nuk do të kishte pezulluar zbatimin e vendimit, Shqipëria do të përballej me dështim të plotë kushtetues.”

Precedent i pazakontë

Rasti përbën një precedent të pazakontë edhe sepse, për herë të parë, në një çështje të tillë para Gjykatës Kushtetuese mori pjesë një person në paraburgim. Po ashtu u zbatua për herë të parë neni 62 i Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore, i cili parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku që mungon për tre muaj rresht. Por, sipas Dacit, ky nen “u interpretua në mënyrë të gabuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën”, e cila në nenin 115 përcakton qartë se shkarkimi mund të bëhet vetëm për “shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjit”.

Gjykata Kushtetuese vlerësoi se mungesa fizike e kryebashkiakut, nëse nuk është rezultat i vullnetit të tij, nuk mund të konsiderohet shkak për shkarkim. “Pavarësisht se çfarë parashikon ligji për vetëqeverisjen vendore, asgjë nuk përbën shkelje të rëndë, nëse nuk cilësohet si e tillë nga vetë Kushtetuta”- shpjegon Daci. “Ose ligji duhet shpallur jokushtetues, ose duhet interpretuar në përputhje me Kushtetutën, siç bëri Gjykata” – shton ai.

Pasojat në administrimin e Bashkisë

Bashkia e Tiranës, ku jeton rreth një e treta e popullsisë së Shqipërisë dhe ku përqendrohen shumica e shërbimeve publike, është njësia më e madhe vendore e vendit. Për muaj me radhë ajo është drejtuar në mungesë të kryetarit nga katër nënkryetarë të rinj, të emëruar më 31 korrik pas dorëheqjes së ekipit të mëparshëm. Emërimet u zyrtarizuan në kuadër të një “rifreskimi të drejtimit vendor” të kërkuar nga kryeministri Edi Rama, në një periudhë kur Erion Veliaj ndodhej në paraburgim.

Sipas juristit Jordan Daci, kjo mënyrë funksionimi ka qenë jokushtetuese pasi “nënkryetari mund të zgjidhet vetëm nga kryetari, jo në bazë të delegimit”. “Kjo është kompetencë e padelegueshme” – shpjegon juristi për DW. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që i kthen Veliajt kompetencat e plota, sipas Dacit, i jep fund një periudhe të zgjatur paqartësie në drejtimin e saj.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’

Basir Çollaku: ‘82 kontenierë me armë u ndaluan në Spanjë’

Arben Ahmetaj paralajmëron: 2 muajt e ardhshëm shqiptarët do shohin çudira

DW jehonë protestës në Tiranë

Një orë seancë mes vezëve dhe përplasjeve të forta jashtë Parlamentit/ Protestuesit bllokojnë rrugët, policia i arreston

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Zotëria i parë” në krah të kryeministrit të Holandës
Artikulli tjetër Protestë kundër projektligjit për barazinë gjinore para Kuvendit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Zjarret në vend/ 12 vatra ende aktive
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Champions/ Spektakël në natën e parë
Aktuale Analize Sociale Sporti 9 Shtator, 2026
Shpërthim i fuqishëm në një karburant në zonën e Brrylit, plagosen punonjësit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.